Hetimet po e nxjerrin një personazh mediatik vërtet interesant kreun e PAK (personave me aftësi të kufizuar) Sinan Tafaj. Pronësitë e tepruara dhe rroga që kalon 6.3 milionë në muaj pasohen nga një tjetër hije skandali që lidhet me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”.
Z.Tafaj ka lidhur një kontratë që arrin deri në vlerën e 215 milion lekëve me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë (një kopje të së cilës e disponon edhe gazeta), në bazë të së cilës shoqata që ai drejton ka marrë fonde për të shtypur librat Brail (sipas standardit për të verbërit) me shtypshkronjën e Shoqatës që drejton vetë prej 22 vitesh tashmë. Mirëpo, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë financohet nga buxheti i shtetit pikërisht për të shtypur libra për personat që nuk shikojnë dhe për këtë qëllim ky Institut është i pajisur me shtypshkronjën e vet.
Por, pavarësisht se ky Instituti zotëron shtypshkronjën e vet për shtypjen e teksteve, z.Tafaj ka lidhur kontratë që këto libra të shtypen në shtypshkronjën e tij. E gjitha kjo duket se kryhet në bashkëpunim, pasi për shtypshkronjën e Institutit “dikush” kujdeset ta mbajë në gjendje mosfunksionimi. Fondi i fundit i miratuar nga buxhetit i shtetit për këta libra është 215 milionë lekë. Dhe ka shkuar tek… shtypshkronja e shoqatës së z.Tafaj. Bravo!
Personat që nuk dëgjojnë: Ligji i PAK na përfshin dhe ne
Për herë të parë pas 24 vitesh projektligji për qasjen e personave me aftësi të kufizuara do të përfshijë në përfaqësim edhe 309 mijë njerëz që nuk dëgjojnë në Shqipëri. Drejtori i Shoqatës Kombëtare të Personave që nuk dëgjojnë, Florjan Rojba, ka thënë se për herë të parë, këtyre personave të cilëve shteti i siguron vetëm arsim 9-vjeçar dhe asnjë mundësi tjetër për t’u integruar në shoqëri, mund të kenë një interpret, pagesa e të cilit do të përballohet nga buxheti i shtetit: “Për herë të parë përfshihen personat që nuk dëgjojnë në grupin e personave me aftësi të kufizuara. Ofron përfshirjen dhe shërbimin e interpretimit në gjuhën e shenjave. Aksesin në informacion për njerëzit që nuk dëgjojnë duke i barazuar ata me njerëzit që dëgjojnë në mënyrën e komunikimit. Përfitimet financiare do të jenë të barabarta me kategoritë e tjera të personave me aftësi të kufizuara”, ka deklaruar ai.
Të rinjtë e verbër: Ligji i PAK, një hap përpara
Edhe grupet e të verbërve janë shprehur pro ligjit për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara, duke theksuar faktin se ky ligj është më në fund një hap i madh përpara në respektimin e të drejtave të tyre. Emiljano Lule, pjesë e Institutit për Integrimin e të Verbërve, thotë në një prononcim për media se ligji për PAK nuk cenon asnjë të drejtë të fituar deri tani. “Madje, ky ligj është një hap përpara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe është në përputhje me Konventën e OKB-së”.

Si nuk keni TURP o njerez. Si nuk keni turp qe punoni per te zhdukur liderat. Turp qe ju qe shpifni e i bindeni shefave tuaj.
Si nuk keni ndjenja qe shpifni, baltosni, perdhosni figura qe kane punuar nder vite qe kane vlera sa 10 burra shteti bashke.
SI nuk keni ndergjegje qe per hir te ca parave qe u japin shefat tuaj shkruani keshtu
TURP per ju dhe shtetin e mafias qe po ndertoni
Edhe mundesisht bejini delete ketij komenti se nuk e pelqen
aida ti duhet te jesh ndonje e familjes se ska mundesi qe e mron nje njeri qe i dolen lakrat sheshit qe ka mashtruar…a
Aida,nese jeni e sigurt qe shpifet,hidhini poshte jo me fjale,thirrje e mallkime,por me dokumentacione.nese jeni perfituese edhe ju,Mallkuar qofshi.Ju flas si familjare e invalidit…..
Aida po pse te djeg ty me te keqen xhaxhi, pse te djeg?
Aida turp duhet ti vij Tafajit dhe ty bashke me te qe e mbeshtet. Ai ka vjedhur ne emer te atyre fatkeqeve duke abuzuar per 23 vjet rresht. Turp e mos i gezofshi ato para. Plehra njerez
po nuk ju vjen turp na vetja qe beheni zare te politikes? akoma nuk e keni kuptuar qe vetem disa faqe te ndyta politikanesh hedhin balte mbi nje Hero per te gjithe te verberit dhe personat me aftesi te kufizuar? Me vjen shume keq kur shikoj te tilla artikuj dhe te tille njerez te cilen ende nuk kane kuptuar qe po behen skllever te politikes,qe mendja e tyre nuk punon per asgje tjeter vecse per politike.por gjithmone skllever do ngeleni..Puna e nderuar e ketij njeriu te nderuar nuk shuhet ,cfaredolloj mjetesh te perdorni..aida te mbeshtes shume mire por ky popull ka mbyllur mendjen e tyre dhe i ka thene Ik Pirdhu ka kohe..Zonja dhe zoterinj shikoni ,mendoni por mos nxirrni balte nga goja si eprori juaj ..Sinan tafaj gjithmone do te ngelet person i nderuar dhe puna e tij kurre nuk do te hidhet poshte nga disa zuzare..me vjen per te gjithe ju..
Ku ishin deri sot strukturat shteterore te cilat paguhen me fonde buxhetore te taksepagueseve shqipetare,e qe struktura te tilla ka plot ne cdo ministri e k/ministri e kontrool shteti.Cdo fond i akorduar e i disbursuar duhet te kontrollohet se si eshte perdore…..?!Pse nuk ka kerkese llogarie per detyrat e ngarkuara per tu kryer nge keto struktura,pse nuk e kane kryer detyren e i lene probleme t te akumulohen,si eshte e mundur kur edhe strukturat e M.Financave duhet te ishin brrikade e ketyre vjedhjeve nese jane keshtu sic thuhet etj etj pseeee?
Po i ndanin bashke o Drenica,kaq nuk kupton?
KUR HANE DHE QORRAT NGA NE SHQIPERI MIRE TE NA BEHET………….!!!!!!!!!!!!!!?
nje mashtrues i rendomte ky tafaj
TETEDHJETE PERQIND E ATYRE QE PERFITOJNE NGA TE GJITHA LLOJET E GRUPEVE TE INVALIDITETIT JANE ME DOKUMENTA FALLCO,……………………
Nuk po dime car me thon,n.q.se eshte e vertete kjo cfar thuhet,ky njeri duhet te japi llogari,po ka dhe nje gje,ku “ka ze,s’esht pa gje”.
Edhe ky gjoja i verberi paska vene pasuri me shume se Saliu familjarisht.Elbete,kur vjedh Ministri i financave K/Ministri -keshtu do veprojne dhe te tjeret me poshte:”Ha ti me jep dhe mua”.Kjo eshte shqiperia RRUMPALLE qe la mrhumi Sali dhe,del e flet ezber,sikur nuk kandodhur asgje.Ka pune Rama per te bere shtet,duhet revizionim kapital,kontroll i çdo drejtuesi e pushtetari ne çdo cep te vendit.
Ky eshte fix fare Si Fuat Cela me xhaxhin enver:Fuati pa sy po ben mrekullira,po ju o milet ,qe kini dy sy ndertoni sa me shume socializmin….Sulo
Nuk kuptoj cte keqe ka ktu qe kjo gazet po na informon per kto cudira shqiptare qe po na i nxjer ne drit !Mos vall as per Argiten nuk duhej te na iformonte per fitimet maremendeshe qe fut ne xhep kjo “shkencetare klasi ” ne fushen e drejtesis qe ka mar rugen e mutit ne Shqiperi ???E kush esht ai “qorr” qe nuk do punoka e te behet “lider” per shuma te tilla ??? Nese jan te verteta i lumt ksaj gazete se kta mafjoz si pun e ktij “liderit” tend kan qorruar ter shqiptaret e ndershem e jan pjes e sistemit te madh te mafjes qe ndertoi lideri i “madh” Sali Berisha e komp. Puna esht qe deri sot nuk po shohim te “vjellin” kta mashtrusa ate ckan “gelltitur” e tipat si ju nuk doni as neper gazeta te shkruhen
Kujte duhet ti vije turp, kesaj “Aides” qe merr ne mbrojtje nje hajdut te pa skrupull, apo gazetarit qe bene detyren e informon publikun per bemet e ketij “Superylli” qe vjedh fondet e te pa afteve. Kjo Aida duhet te jete ose sekserja e Hajdut Tafait ase ndonje e familjes se tij. Por sido qe te jete, ky Tafa Hajduti eshte shembelltyra me e keqe e qeverriase se SALIUT DHE QE TURPERON PARA BOTES KOMBIN TONE.
dita,vazhdo godit me force superhajdutet qe krijoi qeveria e qoftelargut dhe hajdutet e cdo njgjyre pamvaresisht nen vellon e ciles OJQ fshihen.Prokurori Llalla duhet te zgjohet nga gjumi dhe mbi bazen e te dhenave te servirura te filloje ceshtjen penale.
Po pyes,ku eshte LLLLLaaaaaaaaallaaaaaaaaaa?
Ma mer mendja se kjo Aides do jete si puna e asaj debiles qe e zbuan nga puna me shkolle te meseme Sa per komentin ka mbledhur 5 budallacka qe ka perpiluar komentin te veremosur Si puna e kesaj i duhen ketij kombi qe i ben gropen ketij vendi
Moj ” Aida ” ! Moj çupe (çun ) i xhaxhait ! Nuk ka perse te na vije turp neve ,pasi ne as kemi vjedhur dhe as dime t’i bejme keto pune te pista ! Xhaxha Sinani, po te jete i lare ,mund te shplahet mire nga organet e drejtesise : Mirpo po qe se ai eshte i tille dhe ka abuzuar ne kurriz te atyre fatkeqeve, ai jo vetem qe duhet te jape llogari,por t’i behet sekuestrimi i ketyre shumave a PRONAVE DHE T’U SHPERNDAHEN TE GJITHE ATYRE QE JANE ME TE VERTETE ME AFTESI TE KUFIZUAR ! Po nuk hengre spec djeges , nuk te djeg , AIDA !
Nuk e di eshte lapsus i gazetarit shifra prej 309 mije persona qe nuk degjojne ne Shqiperi.?Po te jene 309 mije shurdhe edhe 300 mije qorra,edhe 300 mije budallenj te lindur,edhe aq invalide pune,lufte e te lindur,Po 2 miljon banore ka Shqiperia e gjithe.I bie qe cdo punonjes
Nuk e di eshte lapsus i gazetarit shifra prej 309 mije persona qe nuk degjojne ne Shqiperi.?Po te jene 309 mije shurdhe edhe 300 mije qorra,edhe 300 mije budallenj te lindur,edhe aq invalide pune,lufte e te lindur,Po 2 miljon banore ka Shqiperia e gjithe.I bie qe cdo punonjes ,qe paguan kontribute te mbaje 10 antikapate ne kurriz.Bashke me keta,edhe kryetaret e tyre miljardere.Zoterinj qorra,ju lumte! Hajde mblidhuni prape para prefektures me shkopa e me syza te erreta!Hajdute te Bagdatit,po ju betohem se ne rastin e pare do t`ju vlojne shkopat kurrizit dhe syzet pertoke,qe tju shohim kush eshte qorr tamam!Paskemi 20 vjet qe paguajme per ju!
Kot nuk thone : Nuk k a sy qorri…
TI qe shkrove e perdhose ket figure madheshtore
Ti qe leter shume harxhove per ta nxir ket PERMENDORE
TI qe driten don tu shuash mijera njerezve qe kerkojne drite
TI do behesh ushtar i TIJ nje dite, kur syte e tu te mbeten pa DRITE
SA KOMENTE TE ULETA o bashkelexues e bashkeshkrues
Eshte trim, eshte i paepur, eshte lider, eshte luftarak, eshte udheheqes, eshte VIP, eshte i pasur, eshte i zgjuar, eshte me vlera, eshte orator, eshte vizionar, eshte i PAVDEKSHEM
ESHTE GJITHCKA QE JU NUK MUND TE JENI E NUK MUND TE BEHENI DOT !
Duket me se mire qe te gjithe ju qe komentoni jeni vartesit e atij pseudoministri, atij klyshi, atij amatori ne loje politike, qe se mposhti dot kryetarin tone sinanin me argumenta ligjore por do ti hedhi balte ne menyre vulgare dhe bastarde me disa shpifje qe dhe atij vet i tingellojne si absurde kur i permend. Mos u merzisni o njerez per sinan *BOSIN* se ai njeri qe ka arritur sot aty ku eshte, ne krye te asaj shoqate, ne krye te te gjithe atyre personave me aftesi te kufizuara, me te gjithe ate karrier te larmishme dhe e lakmuar nga cdokush, te gjitha keto o miq te dashur nuk e ka arritur as fale jush e as fale atij gjimnazisti te g99. Bejeni gjumin e qete dhe lerimin shpifjet e budallalleqe, se ai 20 mijlekshi qe ju jep nen dore ky klyshi as sdo ju ngrej e as do ju uli ekonomine familjare.