Nuk shkulen nga karrigia që prej vitit 1991

Bledar Lumani

REDAKSIONALE

Pas vitit 1990 kanë ndodhur paradokse nga më të paimagjinueshmet për një shoqëri normale. E teprojmë me këtë përcaktim? Aspak. Kryetari, mëse 22 vjeçar i PAK (Personave me Aftësi të Kufizuar) merr të ardhura në një muaj disa fish më shumë se Kryeministri, se Presidenti, apo ministrat dhe deputetët. Ai ka prona të tundshme e të patundshme, që nga Shqipëria e deri në Spanjën e largët.

Ky kryetar i përjetshëm i një shoqate që gjoja mbron interesat e një grupimi njerëzish që kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe të shoqërisë, por që realisht e ka humbur me kohë funksionin si e tillë. Tashmë, ai përmendet si disa krerë të përjetshëm sindikatash, i vetmi funksion, mision apo qëllim i tyre ka qenë kultivimi i një mendësie të mbrapshtë antiligjore dhe antidemokratike.

Ka ndodhur kështu pasi ata kanë përfituar maksimalisht nga mungesa e një shteti ligjor dhe nga sundimi i një politike gangsterësh politikë, që nuk kanë asnjë lloj parimi në jetën e tyre. Gjatë gjithë këtyre viteve synimi i vetëm i pacenuar për këta tipa ka mbetur pasurimi. Kujtoni njëfarë Valer Xheka në krye të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura njëzet e ca vjet më parë dhe pasardhësin e tij, Gëzim Kalaja. Kujtoni edhe ca kryetarë apo presidentë shoqatash dhe do ndeshni mes tyre edhe Sinan Tafajn.

E pra, njerëz të tillë mbartin me vete një përgjegjësi historike: atë të shkatërrimit të lëvizjes sindikaliste në vend. Kjo është një nga plagët e mëdha që ata me papërgjegjshmërinë e tyre, me aventurizmin dhe me pangopësinë e tyre i kanë shkaktuar shoqërisë shqiptare. Është e njëjta histori që ngjan me të shkuarën politike të disa kryetarëve partish, të cilët po ashtu nuk shkulen nga karrigia që prej vitit 1991.

 

***

Sinani, “mbreti” i të verbërve

Nga Aida Nako

Të jesh kryetar i një shoqate të caktuar në Shqipëri, duket se ka edhe të mirat e saj. E nuk është e rastit që lufta për të mbajtur për vite një karrige të tillë është e ashpër. Rasti i fundit është ai i Kryetarit të Shoqatës të të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, i cili po kundërshton ligjin për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar, e me sa duket zelli i tij ndaj këtij ligji e ka burimin tek pasuria personale dhe fakti se miratimi i tij i heq disa kompetenca në përfitimin e fondeve dhe trajtimin e privilegjuar që ka marrë për më shumë se 22 vjet në krye të shoqatës, nga janari 1992.
Pronat
Ndër mesazhet e shumta që kanë ardhur në redaksinë e gazetës pas protestës së djeshme të organizuar nga vetë Tafaj përpara Kryesisë së Kuvendit, shkruajnë se ai zotëron një hapësirë të konsiderueshme toke në periferi të Tiranës, Linzë, në një pjesë të së cilës është duke ndërtuar edhe një vilë 4-katëshe. Sipas kartelës së pasurisë së paluajtshme të regjistruar në zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të komunës Dajt, vërtetohet se Tafaj zotëron dy parcela toke, respektivisht 960 m2 dhe 2052 m2. Në dokumentin e paraqitur për hipotekim, thuhet shprehimisht se “dosja e objektit: ‘Godinë banimi 3kt + papafingo + 1 kt nëntokë’ në fshatin Linzë, Komuna Dajt, me investitor Sinan Tafaj dhe me sipërmarrës Shoqërinë “3D Konstruksion” shpk’. Objekti është ndërtuar në një parcelë me sipërfaqe prej 960 m2 dhe ka sipërfaqe ndërtimi në katin përdhes 144 metra katror”. Por, gjithsesi sipërfaqja për të katër katet e ndërtesës arrin në 576 m2.

Letra
Letra e ardhur pranë redaksisë citojnë edhe faktin se Tafaj ka abuzuar edhe me fondet e shtetit për ndërtimin e një qendre për rehabilitimin e të verbërve. Burimi thotë se ndonëse ka bërë shumë investime, ajo qendër është në mëshirë të fatit dhe nuk ka funksionuar asnjëherë, duke mos ofruar asnjë lloj shërbimi për personat e verbër.

 

Projektligji që kundërshtohet nga PAK

Së pari, ky ligj është një domosdoshmëri për të krijuar kushtet e nevojshme për respektimin e barabartë të të drejtave të të gjithë grupimeve të personave me aftësi të kufizuara, duke përafruar legjislacionin shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Projektligji:

1. Ruan të paprekura të gjitha të drejtat e arritura deri më tani për personat me aftësi të kufizuara.

2. Jep një përkufizim bazë dhe unik të personit me aftësi të kufizuara, që do të përdoret në gjithë legjislacionin shqiptar, kur preken çështjet e aftësisë së kufizuar duke eliminuar pabarazitë në trajtimin e personave me aftësi të kufizuar deri më sot.

3. Orienton ndryshime të nevojshme në të gjithë legjislacionin shqiptar, me qëllim përafrimin e legjislacionit të brendshëm me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

4. Përcakton konfigurimin shumë-disiplinor të komisioneve të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar për Funksionimin, Aftësitë e Kufizuara dhe Shëndetin (ICF), si standard të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

5. Ngre Këshillin Kombëtar për të diskutuar hapur mbrojtjen dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ku do të jenë anëtarë edhe 5 persona me aftësi të kufizuara/përfaqësues organizatash, si strukturë e ngjashme në legjislacionet e tjera si ligji “Për mbrojtjen e fëmijëve” dhe ligji “Për barazinë gjinore”. Kriteret e përfaqësimit në këtë Këshill do të përcaktohen me akt nënligjor.

Ligji synon të eliminojë gradualisht diferencat aktuale në trajtimin e grupeve të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, si për shembull personat me aftësi të kufizuara mendore, personat me probleme dëgjimi, etj.

 

 

Përfaqësues të shoqatave protestojnë për projektligjin e PAK

Personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit duke i kërkuar deputetëve të mos miratojnë projektligjin e përfaqësimit të propozuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Sipas tyre, ky ligj është përjashtues për ta dhe u cenon të drejtat e fituara deri më tani. Në seancën parlamentare të Komisionit të Çështjeve Sociale ishin ftuar grupet e interesit të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këtë projektligj. Sinan Tafaj, presidenti i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar, theksoi: “Ky projektligj mban në konsideratë interesat e atyre që jetojnë në kurrizin tonë që janë fondacionet që gjoja mbrojnë të drejtat tona. Në Konventën e OKB-së nuk do të gjeni asnjë përcaktim “organizata për personat me aftësi të kufizuar”. Ky projektligj gropos lëvizjen e aftësisë së kufizuar të personave me aftësi të kufizuar.” Deputetët kanë dëgjuar shqetësimet e personave me aftësi të kufizuara dhe në seancën e radhës do ta diskutojnë atë nen për nen. Ndërkohë që në seancë përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara shprehnin shqetësimet e tyre, jashtë, persona të verbër, paraplegjikë, tetraplegjikë dhe shoqërues të tyre, kanë vijuar protestën.

 

Veliaj: Protestat i respektoj, por skema e abuzimit duhet pastruar

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj protestës së personave me aftësi të kufizuar. Ai thotë se respekton çdo protestë, por nuk do ketë tërheqje pas për ligjin e personave me aftësi të kufizuar. Sipas Veliajt, ka pasur abuzime të rënda me përfituesit e pagesës së invaliditetit. Për këtë arsye, ai thotë se ky ligj do të miratohet kështu siç është. “Respekt për çdo protestë, por skema do pastrohet, FMN ka të drejtë, ndaj po kalojmë ligjin për personat me aftësi të kufizuar që të heqim abuzuesit, jo të drejtat”, shprehet ai. Protestuesit e kanë akuzuar Veliajn se nuk ka qenë i ndershëm me ta. Madje, sipas tyre, Veliaj ka tentuar t’i përçajë.

 

 

Faksimile të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të komunës Dajt

 

Linza 01

 

linza 2

linza 3

Share This Article
20 Comments
  • I forte doli ky qorri, ne me sy po vuajme per buke, ky pa sy vjedh duke u orientuar me shkopin “mgjik”. duhet verifkuar a shkon apo eshte qorr vertete. Cfare pune ka ber eky skuth ne diktature????????????????????????????????

    • Eshte i verber, nga nje fshat i qytetit Laç,Gjorem.Fatkeqesisht nga nje granat qe i ka shperthyer i ka prere doren e djathte dhe qerruar,shkollen e mesme e ka kryer ne Laç.Pastaj si te gjithe ata qe perfituan ne kete shtet rrumpalle ,me drejtues rrumpall,ka manevruar si te gjithe ata qe kane pasur diçka ne dore,per t’u majmur .
      keshtu bene Fazllicet e vendit dhe ata qe u turren Shqiperise,ndersa populli yne eshte ai i verteti i verber e injorant ……..

  • ah sa budalla paskej qen shqiptari i zi !Milioner nxjerr nga “furra” e vet ska te haj! 12 milion paguan Argiten ne muaj !!! Ky qorr e shum si ky , behen milionera ne kuriz te qorrave shqiptar
    Cfar tjeter do ndegjojm !!! Cfar “droge” te kan injektuar or shqiptar!!!!!!!!

  • Po te verberit e tjere a e marin ate 600 000 lekshin si kompensim si te verber ?
    1400 000 rroge si president i te verberve !!!
    250 000 si kryetar bordi i te verberve !!!
    E shume e shume te tjera , po si te mos i vijne syte ketij derrkuci !

  • Edhe????
    Cfare shkrimi eshte ky???
    Po pse nuk ngrini dhe gjykatat popullore, nxirrni dhe skuadrat qe ti marrin florinjte pasanikeve!
    Apo si paskeni me vete dhe gjithe legenat humbameno qe komentojne, se si parazit s’dine te bejne asgje tjeter pervec se te thone “u bo ky”

    Phu… Fare e keqe!

  • Me vjen keq qe nje gazete si kjo e Juaja, ne vend qe te meret me ato qe kerkon Sinani, meret me pasurine e Sinanit, qe edhe po te jete e vertete, ky njeri e meriton, sepse gjithcka e ka arritur me pune e me djerse. Nuk besoj se mbulohet duielli me shoshe edhe pse kemi te bejme me nje te verber, qe mban graden doktor i shkencave juridike. Gazetat bejne mire te meren me interesat e njerezve e jo te qeverise, se ky Sinani ishte i mire kur te njejtat gjera ja kerkonte qeverise se shkuar. Ky njeri po ben gjithcka per te mbrojtur shtresat ne nevoje, e ne vend qe te baltoset duhet pershendetur!

  • KY ,SINANI, JA KALOI EDHE Fuat Celes. Fuat Cela edhe pse ishte pa sy thurete kovina,mbulonte catite kur pikonin…… po kjo haet ,pasi i prekte me dore ,po te besh projekte pa sy ,eshte pak e cuditeshme ! Eshte e njellojte si puna e Argita Malltezit qe punonte 26 ore ne dite,edhe pse nata e dita kane 24 ore. “Ky ka te drejte qe t’i kundervihet qeverise”

  • Kur hyra ne nje ish -vater kulture,ne nje stende ishte shkruar: ” Kur Fuat Cela pa sy punon e realizon normen ,po ne c’duhet te bejme?”………. Tani duhet te shkruajme :” kUR I VERBERI Sinan Tafaj, me pune te” palodhur” beka projekte ,po ne qe i kemi syte , ?”

  • Ne radhe te pare nuke beheshe dote tiranse se je sinan tafa edhe nuke je sinan tafai.Te mirate me fatine e keq qe kan ju besojne edhe ju vodhe pasurin e prinderve edhe u pasurove ty.Je shume i pa fitire se je fshatare dhe as nje her nuke munde te beheshe qitetare.Sa turpe na vjen neve qe shqiperia ka nga ju na bet pise tiranen edhe shqiperin shqiperia bien err nga ju falemiderit vetes time qe pata kete force se me biti erra.Edi Rama kujdes qiteterimin qe kemi falemiderit Vidoha dhe Romilda

  • Gazete dhe gazetare te shitur qe me ane te mashtrimit perpiqeni te perkrahni qeverine dhe jo protestuesit:
    Keshtu do ta pesojne te gjithe ata qe nuk jane dakord me “reformat” e qeverise dhe qe dalin ne protesta.
    Fillimisht nje “diskretitim” moral per rrogat qe marrin si drejtues shoqate, (dhe ketu perfshihen edhe te ardhurat qe jane per shoqeruesit e tyre apo te ardhurat qe merren nga nje shtet i huaj) pastaj nje denoncim publik.
    Keshtu e kuptojne te gjithe se shteti ( dhe media e paguar prej tij) mund te te beje gjemen. Delet (populli) sigurisht duhet te perkrahe qeverine duke i share- qorra, barkderra, futeni te burg, i poshtri etj. edhe pse personi proteston kunder qeverise.
    Hajde idiote hajde.

  • Ky Sinan Tafaj,paska patur 4 e jo dy sy ne rregull,pasi flet hezber duke komentuar vendime,ligje,nene sikur eshte shume norman.Duhet shikuar abuzimi i tije si PAK,pasurin si e ka vene,si ka abuzuar me fondet,etj.

  • po ckini mor te uruar,Ramiz Alia i ka vendosur ne ato poste nuk i fituan vete.Tani qe po dalin nga vatha nuk ju vjen mire

  • lereni sinanin e varfer se dhe boten ti falesh nuk ka ce do se nuk e shikon dot.meruni me erjonken qe vodhi leket e mjaftit me vila me makina dhe pa punuar asnje dite.erjonka eshte per librin gines,e hapi librezen e punes si minister.e kam fjalen per pune te ndershme se te pandershme ka ber plot ai me ambasaden hollandeze qe i jepte leke bashke me maznrikun dhe fuge.ajd tung cuna dhe goca

  • Nuk shoh asnje shkrim ne gazeten dita ,e cila ka marre persiper te luftoje korupsionin me mjetet esaj, te kete nje shkrim investigues per shitjen eqindra ha toke ne zonen e porto-romanos nga ish kryekomunari i komunes katundi ri Sadik Llulla. perte cilen mendoj se eshte grabitja e shekullit qe ia kalon asaj te rruges durres-kukes mevlere qinramilion euro

  • Eshe njeri vlerash. Eshte lider historik. Eshte njeri parimesh. Eshte optimist i pandreqshem. Eshte ai qe ka bere qe ata njerez te vleresohen se pari nga familjet e tyre, nga komuniteti ku jetojne.
    Ata qe po baltosin per te jane ata qe kerkojne ti hipin ne shpine ketij populli. Jana ata qe duan nje ZE TE FUQISHEM me pak, jane ata qe kerkojne ta percajne kete popull, po nuk do munden dot.
    Ju qe komentoni keshtu jeni thjesht sahanlepires te tyre
    ZOTIT i ardht keq per JU………………….
    o Zot fali se nuk dine se cfare shkruajne………………..

  • nuk ka thene me kot faik konica para 100 vitesh..kur shqipetaret vdesin per gjera te vogla cmund te behet per njerezit qe jetojne me ideale..prandaj dhe ju qe komentoni,flisni ,akuzoni dhe shpifni mbi persona te verber ,mbi persona qe jeta e tyre eshte per tu lavderuar dhe per tu pasur shembull,ne emer te tije duhet te ngrihet nje PERMENDORE..kuptojeni o njerez te mjere qe jeni skllever te kesaj politike te degjeneruar e cila po e shkaterron kte vend..por hapni syte se nuk kane mbetur njerez si ky te cilet luftojne per ide..merrni shembull dhe mos degjoni shpifje te njerezve te degjeneruar dhe te disa gazetave te ndyta..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *