Sinanaj, prapakthehu: S’vrava njeri!

redaktor

Julian Sinanaj vrasësi me pagesë, që gjykohet tek Krimet e Rënda ka mohuar tre ngjarje për të cilat akuzohet nga Prokuroria.

32 – vjeaçari ka hedhur poshtë deklarimet e tij fillestare se kishte vendosur një sasi tritoli në banesën e ish-depuetit të partisë demkratike Ardian Kollozi.

Gjithashtu ai ka mohuar vrasjen e biznesmenit Agron Çela në qytetin e Vlorës në 21 gusht të viti 2013.

Ndërkohe Sinanaj nuk pranon para togave të zeza as përgatitjen e bombës me celular që u gjet në makinën e ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Sipas hetimit të Prokurorisë Julian Sinanaj, kishte montuar bombën me celular dhe ia kishte shitur Marion Mitros. Ky i fundit kishte kryer pjesë tjetër të punës, por për fat të mirë lënda plasëse u pikas gjatë kohës që automjeti po hyente në kryeministri.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të Julian Sinanaj i pandehur për disa ngjarje të rënda janë zhvilluar 47 seanca. Shumica e tyre shtyhen për mosparaqitje të avokatëve apo mosformim të trupës gjyqsore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *