Sindi Kroford tregon sekretin e martesës së saj

anazapta

Modelja me famë botërore, Sindi Kroford, tregon sekretin e martesës së saj 14-vjeçare. 47-vjeçarja është e martuar me restauratorin e veprave të artit, Rand Gerber, me të cilin ka dy fëmijë: djalin Presli 13 vjeç dhe vajzën, Kaia, 11 vjeç. Në një intervistë për Oprah Uinferi, modelja e famshme e viteve ’90 thotë se gjithçka lidhet me të qenit shokë në radhë të parë. “Ne e nisëm si shokë dhe e dimë se do të mbetemi të tillë çfarëdo të ndodhë. Një marrëdhënie e bazuar në miqësi është e fortë. Ka gjithmonë njëfarë respekti”, thotë ajo.

Muajin që shkoi, shtypi rozë shkroi se martesa e  Kroford dhe Gerber ishte në krizë, por modelja thotë se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. “Nerespektojmë opinionet e njëri-tjetrit për prindërimin, jetën personale dhe çështjet e punës. Para së gjithash, ne e dëgjojmë njëri-tjetrin”, thotë ajo.

Kroford ka qenë e martuar në vitet 1991-1995 me aktorin Riçard Gir.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *