Sipas medias në fjalë simptomat ngjajnë me ato të verifikuara te diplomatët amerikanë në Kubë mes të cilave zhurma dhe presion në vesh, humbje dëgjimi dhe ekuilibri, lodhje, dhimbje koke dhe në disa raste edhe dëmtime afatgjata në tru.
Raportime të ngjashme u bënë në Kinë dhe Rusi duke çuar në mendimin se është fjala për një sulm të drejtuar përmes energjisë së radiofrekuencës.
Sulmi sipas asaj që thuhet kryhet nga pajisje që emetojnë valë radio dhe lazer që provokojnë dëme serioze. Në SHBA ka disa mendime për origjinën e sulmeve që raportohen për herë të parë mes trupave ushtarake.
Deri më tani nuk ka një version përfundimtar për autorësinë e sulmeve që duket se përbëjnë diçka të re në serinë e shqetësimeve jo të vogla për sigurinë.
n.s. / dita

Shikoni se mos i dergon vale elektromagnetike Rusia apo Kina nga satelitet e tyre. Ku i dihet se cfare mund te dergojne! Nje sugjerim pa baza, por duke qene se kemi te bejme me vale elektromagnetike keto dy vende armike mund te ken zhvilluar arme te reja qe i testojne.
….testimi ka dhene rezultat.
Ose i sulmon Likja nga mali i Tomorrit.