Ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright dikur ka thënë “Ka një vend special në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera.” Sipas një studimi të ri, ky vend quhet “punë”.
Studimi nga Universiteti i Arizonës tregon se gratë janë më të ashpra ndaj njëra-tjetrës në ambiente pune. Meshkujt nga ana tjetër janë më të sjellshëm ndaj gjinisë së tyre dhe ndaj grave.
Por ky studim nuk na habit. Përpara disa ditësh, aktorja e famshme e “Friends”, Jennifer Aniston pohoi se gratë në Hollivud janë sjellë shumë më keq me të, sesa meshkujt.
Psikologët këtë sjellje të grave kundër grave e quajnë “Sindroma e mbretëreshës bletë”,
Gratë gjithashtu reagojnë ndaj seksizmit, duke e distancuar veten e tyre ndaj grave të tjera. Kjo i shtyn këto gra që të poshtërojnë njëra-tjetrën, për t’u forcuar vetë.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se gratë kanë dëshirë të targetojnë gra të tjera të cilat nuk ishin brenda kornizës së femrës. Burrat nga ana tjetër, vunë re një sjellje më të mirë nga gjinia e tyre, kur ata vetë u sollën më ngrohtë./ Anabel
l.h/ dita
