Sindroma e Stockholmit

Ornela

Jorgo Mandili

PROLOG

Por, pavarësisht Fatit tuaj të njëjtë me Fatin e Sizifit, prapëseprapë ka një ndryshim të madh … Sizifi ishte dënuar nga perënditë- juve përkundrazi, jeni të bekuar nga perënditë, por… jeni të dënuar nga “vedvedi”, ku  me një “ç’i gris t’ëmën” harroni të kaluarën dhe përjetoni një dashuri e simpati “makbethiane” me viktimizuesit tuaj politikë- përjetoni atë sindromë që njihet si Sindroma e Stockholmit… një gjendje psikologjike në të cilën viktimat mund të shfaqin ndjenja pozitive ndaj shfrytëzuesve apo sunduesve të tyre .

Një reagim i tillë anomal psikik si dhe përshtatja e tyre me kushtet e dhunës e cila u është ushtruar viktimave quhet “Sindroma e Stokholmit”

Psikologët që e studiuan këtë rravgim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”. Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndiejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin.

Po ju që keni 30 vjet që ” simpatizoni” viktimizuesit tuaj – klasën politike, më antihumania e më e paskrupullta, më e papërgjegjëshmja e më e përdorshmja në historinë e Shqipërisë… Çfarë ndodh me ju? …  që i simpatizoni këta, të cilët ju kanë konvertuar në numra , këta ,që ju kanë zhvatur njerëzoren – dinjitetin, ndershmërinë, humanitetin, këta, të cilët ju kanë marrë jetën, shpirtin dhe pronën … a mund të ketë rob mbi këtë tokë që të dojë, simpatizojë, të duartrokasë, të votojë “xhelatët” e vet, viktimizuesit e vet, padronët e vet?

“SINDROMË ” E VJETËR DHE E RE – SHKATËRRUESE PËR JU

Zaten kjo është një “sindromë” e vjetër – mbi njëqindvjeçare e venë në dukje edhe nga mendimtarët tanë si F.Konica, M.Frashëri, B.Merxhani etj ku gjithçka në lidhje me këtë sindromë përmblidhet në thënien brilante të Konicës se:  “mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme…”(F.Konica)… por edhe aktualiteti ynë 30 vjeçar është një provë e kësaj historie …

Fatkeqësisht kështu vazhdon edhe pas100 vjetësh..Mund te”justifikohej ” kjo ” sindromë” ne monarki apo monizëm, sepse e tille ishte ideologjia e tyre,por nuk mund te justifikohet pas viteve ‘90 ,ne”demokraci”, ku ju jeni të ” lirë” të shpreheni e të përcaktoni një qëndrim bazuar në identitetin tuaj individual e mendor … e jo në instinktet e emocionet …

…simpatia është një karakteristikë thelbësore e qenies njerëzore ,që duhet të jetë reciproke …kurse për ju nuk qenka e tillë ” … për ju qenka një rravgim i kësaj cilësie thelbësore të qenies njerëzore , që shfaqet në formën e ” sindromës së Stockholmit” … fatkeqësisht, është një ndjenjë shkatërruese, që mesa duket duhet të shkulet nga bota e juaj e brendshme… shkatërruese sepse ju me ndërgjegjen tuaj në mënyrë të pandërgjegjshme , ndoshta pa e kuptuar se ç’ndodh ja ” fusni ” vetes duke e transferuar fuqinë tuaj tek këto ” monstra”të së shkuarës banale ,që u shfaqën si “feniksi” nga hiri i zhuritur i totalitarizmave shqiptarë të mbi një shekulli – komunistë , zogiste, ballistë, kolaboracionistë, monistë, etj ,që ju kanë marrë shpirtin, pronën dhe dinjitetin … që nga leckamanë u bënë padronët tuaj për të vepruar kundër interesave tuaja themelore…

A nuk janë këta ,që ju mashtruan e ju poshtëruan me idealet e demokracisë , pastaj ju vodhën e ju vranë për t’u pasuruar , ju shantazhuan e kërcënuan me “bukën e gojës” për t’u nënshtruar e kontrolluar, duke ju mbajtur në limitin e mbijetesës, për t’ju përdorur vetëm për një ditë – për ditën e votimeve… duke ju konvertuar nga qenie njerëzore me aftësi për të menduar që jeni në “voter”, thjesht në “objekte” për kutitë e votimit … A e dini përse? Mos vallë ka qenë rastësi ky mision i tyre?… mos vallë ka qenë rastësi edhe zgjedhja e tyre për të realizuar këtë mision?

Pas 90 ,ideologët e kapitalizmit nuk kishin asnjë teori apo përvojë se si mund të kalohet nga socializmi në kapitalizëm ,ku mbizotëronte prona shtetërore e publike në industri, bujqësi, arsim kulturë, shëndetësi, sigurime sociale etj., ku ekzistonte tregu i centralizuar e shërbime sociale në çdo skaj të vendit e mbi të gjitha solidariteti dhe ndjenja kolektive sipas maksimës humane “një për të gjithë e të gjithë për një” ,e cila frymëzonte njerëzit në punë vullnetare e aksione komunitare e kombëtare, në fatkeqësi përmbytjesh e tërmetesh etj … pra ekzistonte një shtet e shoqëri ku pabarazitë e padrejtësitë sociale ishin minimale por siç thoshte Çurçilli ky ishte “virtyti i socializmit ku varfëria ndahej në mënyrë të barabartë”… do të ishte virtyt nëse mirëqenia sociale do të prevalonte mbi ” barazinë e varfërisë” … dhe atëherë do konkretizohej thënia e Leninit , në mos gaboj, që “politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë” e jo politika shprehje e propagandës, hipokrizisë e demagogjisë, politika e kthyer në fe ,siç u kthye në socializëm që,” edhe bar hamë e nga parimet e marksizëm- leninizmit “nuk lëvizim” ! E, çfarë vlerë kanë parimet, idetë, ideologjia, politika, arti, kultura, shkenca nëse “nuk ke një strehë ku të banosh, nëse nuk ke të ardhura për të bërë një jetë normale për jetuar si njeri ” …pak a shumë kjo ishte ideja e Marksit …

E, pra e gjithë kjo strukturë shtetërore dhe sociale e ndërtuar mbi solidaritetin human sipas maksimës brilante “njeriu – kapitali më i çmuar”, duhej përmbysur e duhej ndërtuar një strukturë tjetër, totalisht e kundërt me atë sistem, duhej realizuar një model tjetër social, modeli kapitalist i frymëzuar nga maksima neveritëse “paraja- kapitali më i çmuar”! Dy konceptimi krejtësisht të kundërta mbi shoqërinë njerëzore!

Njeri, ai i demokracisë sociale, që synon “tkurrjen e pabarazive” dhe tjetri, ai i demokracisë neoliberale që synon “tkurrjen” e demokracisë … i pari ngre një strukturë për një shoqëri humane e solidare përmes reformave sociale përmes një shteti social modern … si në vendet nordike etj … i dyti është kapitalizmi i egër  i ngritur mbi hipokrizinë dhe demagogjinë e demokracisë neoliberale e cila udhëhiqet nga maksima e ulët: gjithçka për ne,asgjë për të tjerët” dhe nga ideologjia absurde se “tregu mund të diktojë ligje për çdo aspekt të jetës njerëzore”

I

DEMOKRACIA NEOLIBERALE – SI EPITET I DEMAGOGJISË DHE HIPOKRIZISË

Mashtrimi më i madh i djallit është kur ai të bind që nuk ekziston, kurse mashtrimi më i madh i këtyre “padronëve të njerëzimit” është kur ata shtiren sikur e duan demokracinë ,sikur vetëm në kapitalizëm ekziston demokracia e vërtetë  , por në realitet ata me çdo kusht e me çdo mjet përpiqen për ta “tkurrur” atë aq fuqishëm sa gjithçka sintetizohet në maksimën neveritëse e çnjerëzore të tyre, në thënien e Adam Smithit se… “Gjithçka për ne ,asgjë për të tjerët” …kush janë këta të tjerët ? … kuptohet populli … të cilët,këtë popull, përmes një sistemi të sofistikuar propagandues e publicitar e kanë kthyer në një “kope të hutuar ” që, pavarësisht se janë pakicë të duket e habitshme lehtësia me të cilën një shumicë qeveriset nga kjo pakicë dhe akoma më i habitshëm nënshtrimi i nënkuptuar i njerëzve për të hequr dorë nga ndjenjat e veta dhe pasionet e tyre të vërteta në favor të asaj pakice që i qeverisin … e kur kërkojmë të gjejmë mjetet që prodhojnë këtë mrekulli që transferojnë “fuqinë e popullit, fuqinë e shumicës për të qeverisur tek pakica qeverisëse gjejmë se “shkopi magjik” i tyre është paraja…

Për ta nuk ekziston gjë tjetër, pos parasë … prandaj edhe në thelb të teorisë së tyre sipas Noam Çhomsky- it ,për këta “padronë të njerëzimit”, demokracia është… ” çështje e përqendrimit të pasurisë dhe pushtetit”  për të krijuar pushtet të mëtejshëm politik, qëllimi i të cilit është i njëjtë- rritja e përqëndrimit të pasurisë që çon tek rritja e pushtetit politik ” … rrethi “vicioz” i demokracisë neoliberale.

… maksimalizimi i pasurisë dhe pushtetit politik për një maksimalizim gjithmonë e në rritje të tyre – është ligji themelor i kapitalizmit të egër neoliberal ,përmes ideologjisë absurde se ” tregu mund të diktojë ligje për çdo aspekt të shoqërisë njerëzore”…,pra …shoqëria njerëzore del në treg …dalin në treg …jeta, ndërgjegjja, shpirti, idealet , arsimi, shëndetësia, familja, nevojat, dëshirat e gjithçka që lidhet me njeriun dhe shoqërinë i nënshtrohet tregut për maksimalizimin e pasurisë së tyre por … përmes një përqendrimi maksimal të pushtetit politik në duart e tyre … a ka gjë më perverse dhe skllavëruese ,çnjerëzore e poshtëruese se kjo ideologji që synon “gjithçka për padronët e njerëzimit kurse për të tjerët asgjë” ose aq sa të mbajnë frymën gjallë ?

Maksimalizimi i pasurisë … për …

… paraja duke patur një peshë të madhe në politikë ka bërë që grupet ekonomike( kompanitë e mëdha, bankat ,korporatat ) dhe padronët e tyre të fitojnë një pushtet të shpërpjesëtuar në krahasim me pjesën tjetër …kjo u lejon këtyre të shtojnë pasurinë duke kushtëzuar politikat e qeverisë …sa më i madh të jetë pushteti në duart e tyre e sa më i vogël ai i qeverisë ,aq më shumë e maksimalizojnë pasurinë “padronët e njerëzimit”dhe një pjesë të kësaj pasurie e investojnë fuqishëm për të krijuar përshtypjen për Demokracinë si një Pallat i shndritshëm që shkëlqen nga të gjitha anët… nga fasada vërtetë kështu mund të perceptohet- si një Pallat i Madhërishëm por …ajo që nuk duket dhe që fsheh të vërtetën luhet në bodrumet e këtij Pallati, aty ku fshihen djajtë e vërtetë – padronët e parasë… babëzia e lakmia e të cilëve nuk njeh arsye e kufij…

Neoliberalët mendojnë në këtë mënyrë- kemi paratë, kemi pushtetin, atëherë gjithçka e kontrollojmë ne për ” gjithçka për ne,asgjë për të tjerët …për të tjerët kockat që mbeten nga mbeturinat e tavolinës sonë …për ne i vetmi interes specifik nuk është interesi kombëtar ,por ai privat dhe meqenëse kemi paratë ,pushtetin e kontrollin absolut mbi gjithçka kemi të drejtën të blejmë fushatat zgjedhore, të zgjedhim legjislativin që të miratojë ligje në favorin tonë të rritjes së pasurisë ,ligje që përgatiten në studiot ligjore të kompanive dhe korporatave tona ,kemi të drejtën të formojmë edhe qeverinë(ekzekutivin) që të marrë vendime në interes të maksimalizimit të pasurisë dhe pushtetit tonë –

… kjo është pra ideologjia e tyre e mësymjes … e cila shoqërohet edhe me një rikonceptim tërësor të ekonomisë nëpërmjet …

– Çmontimit të institucioneve dhe pronave publike dhe privatizimit total të tyre. Këtyre nuk u intereson që industria vendase të rikthehet të lulëzojë sepse fitojnë më shumë me koncesione ,ppp-të e investime të huaja të tjera, por edhe sepse nuk duan të krijojnë klasë punëtore e sindikata si rrezikshmëri për interesat e tyre private prandaj i thonë-ndal!- industrisë kombëtare…

…Shkatërrimit të solidaritetit – antisindikalizmi … që do të thotë të mos ekzistojnë sindikatat dmth të mos ekzistojë solidariteti… është një parim, që ndeshet në politikat publike duke sulmuar reformat sociale për përkrahjen e shtresave të varfra e vulnerable … kjo nuk u leverdis “padroneve të parasë” dhe prandaj ata me ligjet e tyre përpiqen ta reduktojnë financimin për këto shërbime për ta bërë të paefektshme këtë sistem…

-Pasigurisë – ” helmi i paralizimit ” të shoqërisë …mbajini në pasiguri punonjësit dhe do t’ i keni nën kontroll …nuk do të kërkojnë paga dinjitoze ,ose kushte pune të përshtatshme as të drejta sindikaliste …….pasiguria rritet edhe duke i lidhur me ” zinxhirë” përmes borxheve,  huave bankare etj ,për të mbijetuar apo plotësuar nevojat njerëzore ,për makina ,shtëpi ,blerje të ndryshme,për shkollimin e fëmijëve etj duke krijuar iluzionin e një pasurie e jetese për tu patur zili… kurthi i borxheve kredive ,që kur nuk je në gjendje të paguash atëherë je i detyruar të mos merresh me aktivitet kundër, por t’i dorëzohesh pushtetit… se të fillon stresi e ankthi kur vjen koha e pagesës që detyrohesh të punosh me orë të zgjatura apo në dy apo tre punë deri sa të dalësh në pension …

– Edukimi e indoktrinimi për të përpunuar “modelin” e drejtë të shoqërisë me synim për ta çuar popullin në pasivitet e apati për mos vepruar kundër interesave të tyre përmes një arsimi të degraduar publik dhe një maskimi të keq të arsimit privat për të “prodhuar” individë standardë e servilë të regjimit, jo qytetarë të dobishëm për shoqërinë për veprim politik apo për jetë intelektuale.

Synimi- transformimin e njerëzve në krijesa irracionale që të shmangen nga problemet e vërteta në mënyrën më të plotë … interesi i përgjithshëm duhet zhvendosur drejt çështjeve periferike dhe jo atyre thelbësore që shqetësojnë qytetarët … vetëm kështu “tkurret” e dobësohet demokracia … me teknikat e mësipërme të “thërrmohen qytetarët”, që të mos përfshihen në probleme, veprimtari politike dhe komunitare si njerëz aktivë në një shoqëri demokratike … qytetarët duhet të jenë spektatorë dhe jo pjesëmarrës aktivë,konsumatorë dhe jo prodhues … në rast të kundërt,nëse njerëzit do ishin të ditur e të formuar do të orientoheshin drejt zgjedhjes së arsyeshme, por kjo zgjedhje do ishte fatale për këta padronë, sepse nëse ligjvënësit do të ishin përfaqësuesit e popullit të zgjedhur direkt nga populli dhe jo nga një sistem i sofistikuar zgjedhjesh ,siç ndodh realisht kudo në “demokraci” , do të rrëzohej autoriteti jolegjitim dhe do t’ u mbyllej dera e hapur në institucionet ligjvënëse e ligj zbatuese… për të “zhvatur” gjithçka për veten dhe familjet e tyre pa menduar për të tjerët – maksima më neveritëse dhe më e pështirë e padronëve të njerëzimit …

…maksimalizimin e pushtetit… përmes ” zgjedhjeve të lira e demokratike”

Dhe, për t’ i mbajtur nën kontroll  investojnë para dhe energji të jashtëzakonshme. Dhe nuk e kanë keq. Thjesht për të arritur atë çka duan – orientimin,kontrollin, monitorimin e administrimin e  gjithçkaje e mbi çdo gjë – të jetës, shpirtit dhe pronës së njerëzve, që ata të “kenë gjithçka e të tjerët asgjë… A nuk është totalitarizëm ky kontroll absolut mbi gjithçka , por … më i “ëmbël”, se është “demokratik” dhe jo etatist i ushtruar nga shteti njëpartiak, por nga padronët e njerëzimit në emër të ” pluralizmit partiak” (“djalli” që kamuflon detajet) … atëherë për çfarë demokracie mund të flasësh në këtë rast … për një demokraci ku pabarazitë e padrejtësitë sociale thellohen, ku ekziston liri për të sunduar, liri për rritjen e përqendrimit të pasurisë dhe përqendrimit të pushtetit politik …liri për t’i shërbyer oligarkëve ekonomikë e financiarë … “Gjithçka për ne asgjë për të tjerët” … e realizuar përmes një industrie të marrëdhënieve publike qindra milionëshe dollarësh për ” trushplarje”, ku kontribut real këtu jep politika, shtypi, massmedia, reklamat, agjencitë publicitare, fushatat zgjedhore etj – që ndikojnë fuqishëm në zgjedhjet politike mbi të cilat është gdhendur vullneti i “padronëve të parasë” … përmes maksimalizimit të pushtetit politik, të siguruar nga … zgjedhjet “demokratike,të lira e të ndershme”?

Mekanizmi më i sofistikuar mashtrues e iluziv që kanë shpikur ” padronët e parasë” …pa këtë përqendrim pasurie nuk mund të përballohet kostoja e lartë e zgjedhjeve ” të lira të ndershme e demokratike”, të cilat  janë bërë shumë të shtrenjta … shikoni sa fonde nga lobistë të fuqishëm të korporatave mblidhen në zgjedhjet presidenciale në Amerikë … po e njëjta procedurë ndodh edhe në Europë e kudo madje edhe tek ne …pa përmendur zgjedhjet e mëparshme, vetëm zgjedhjet e 25 prillit do kushtojnë 4.3 miliardë lekë …përse ? .. e përse ? …mos vallë për ndryshim ? …thjesht për të krijuar iluzionin demokratik “se janë të ndershme e të lira” që në fakt janë të blera me paratë e bisnesmenëve dhe kompanive të mëdha oligarke … kostoja e lartë e zgjedhjeve i detyron partitë të vrapojnë pas parave të biznesmenëve dhe kompanive të mëdha …të financash një palë zgjedhje nuk shërben vetëm që të fitojë një kandidat …vetë financimi të siguron një derë të hapur dhe ata që financojnë e dinë këtë …e dinë se çfarë fitojnë ” paratë e financuara pjellin më shumë para e pushtet politik” ,më shumë përqëndrim të pasurisë ,që prodhon më shumë përqëndrim të pushtetit politik ,por …që nga ana tjetër sjellin “tkurrjen” e dobësimin e demokracisë , shmangien e popullit nga vendimmarrjet në interes të tij… sepse tashmë janë “padronët e parasë” , që diktojnë politikat ekonomike e financiare mbi qeverinë në favor të tyre sipas maksimës së ulët ” gjithçka për ne,asgjë për të tjerët” …kuptohet se zgjidhjet e tyre politike nuk u përgjigjen interesave publike të shumicës …dhe nuk ka se si nëse kthjelloheni e zgjoheni se pse, në zgjedhjet çdo katër vjet ” kujtohen” për ju – mos vallë për mirëqënien e tiuaj e ” hapin thesin” padronët e njerëzimit ?

Ky është thelbi i teorive të ideologëve të  neoliberalizmit, që justifikojnë politikat antihumane të ” padronëve të njerëzimit” ,duke përpunuar teori politike e ekonomike të tilla si ” tkurrja e demokracisë” ,që çon në reduktimin e pjesëmarrjes së popullit në qeverisje, dobësimin e thelbit të demokracisë si “fuqia e popullit” ,që pushteti të mos i lihet përfaqësuesve të zgjedhur direkt nga populli …duke strukturuar një sistem të tillë që ua jep pushtetin ” padronëve të parasë” përmes ” thërrmimit” të popullit ,” atomizimit” të tij për ta penguar ,që të mobilizohet apo t’u shkojë për mend ndonjëherë dobësimi apo heqja e pushtetit nga duart e tyre ( kontrolli absolut mbi gjithçka përmes ” zgjedhjeve të ” lira e të ndershme” ,industrisë propaganduese e publicitare ,industrisë së marrëdhënieve publike etj ) …në këtë rast kjo demokraci shfaqet si epitet i hipokrizisë e demagogjisë për të krijuar iluzionin e një demokracie popullore , por që në të vërtetë, përtej fasadës demokratike instalohet një kapitalizëm antihuman përmes ” tkurrjes” së demokracisë përkundrejt kapitalizmit modern që synon ” tkurrjen e pabarazive” përmes një shteti social modern ” për të dobësuar të fortët e për të forcuar të dobtit”

Analizat ,hulumtimet ,kërkimet e studimet shumëplanëshe tregojnë që ” elitat ekonomike dhe grupet përfaqësuese të interesave sipërmarrëse veprojnë në liri të plotë dhe ushtrojnë një ndikim të fuqishëm mbi politikat e qeverisë ,ndërsa qytetari i mesëm dhe grupet e interesave popullore kanë pak ose aspak ndikim .Rezultatet konfirmojnë teoritë për ekzistencën e një Sundimi të elitave ekonomike dhe të një Pluralizmi të kushtëzuar ,jo të një Demokracie elektorale mazhoritare ose të një Pluralizmi të shumicës ” ,por të një …” Demokraci totalitare e zbatuar në mënyrë skllavropronare ” – siç e ka përcaktuar akademiku shqiptar R.Qose … kjo është ” demokracia neoliberale” e instaluar në “vendin e shqiponjave” – fasada – demokratike ( parrulla e slogane) thelbi – totalitarist ( kontrolli absolut mbi gjithçka nga të dy partitë) ,zbatimi – skllavropronar( lindja e klasës së ” skllevërve të lirë” në biznesin e vogël,fasone ,ndërtim,shërbime ,administratë e kudo ku punohet )

E,pra ,ky model antihuman u instalua në Shqipëri me protagonistë këtë klasë politike ,që mesa duket ende nuk e ka mbaruar misionin e vet ,përderisa kërkojnë ta riciklojnë përsëri më 25 prill me marrëveshje,pazare negociata e gjithfarë presionesh e kërcënimesh për të zbatuar marrëveshjen e ” 5 qershorit” që konfirmon autokracinë e kësaj klase politike që i bëri varrin Shqipërisë .

Model ,që u zbatua tek ne me shpejtësi ,pa menduar për pasojat ,madje as për faktin se ” protagonistë” të këtij eksperimenti politik ishin njerëz me zemër,shpirt e dinjitet …u trajtuan si kavje humane” ,analfabete,të paditur e ” mesjetarë” …arritën deri aty sa të organizoheshin kurse kualifikimi ” se si mbillet gruri” ,si bëhet buka, si sillemi në mjedise publike e shumë kurse kundër ” analfabetizmit qytetar ” , në ushtri,administratë, bujqësi,arsim,kulturë etj …të miratuara e të realizuara nga një ” kope” e tërë ” idiotësihtë dobishëm”  që siç thotë Konica edhe në “ferr do të punonin nëse do paguheshin mirë” …në krye të tyre ishin ata të zgjedhurit e përshtatshëm ,” leckamanë ,të zgjedhur jo vetëm nga varfëria dhe pamjaftuemëria intelektuale  por… edhe për disa arësye të tjera që i dinë vetëm ATA ,të ” parët ”  e këtyre ” padronëve të vegjël” , që me ” devotshmëri” servilizmi e sahanlëpirësit, realizuan skenarin e tyre politik të kalimit nga ” socializmi etatist në kapitalizmin e lirë ” ( në asnjë vend tjetër nuk u bë një gjë e tillë …siç po bëjnë edhe me sistemin gjyqësor… pse na zgjodhën ne? )

U instalua një sistem politik me ideologji neoliberale që i ngjan më tepër një kanali me dy drejtime, që nga njëra anë ,rrjedhin para, e nga ana tjetër ,kthehen politika të leverdishme për padronët e parasë …sistem që do të realizonte rrethin vicioz të ” neoliberalizmit” – para – pushtet- para- pushtet gjithmonë në rritje përmes maksimës së pështirë ” gjithçka për ne,asgjë për të tjerët” …

U zgjodhën , siç theksuam më lart edhe njerëzit e ” përshtatshëm”,për të zbatuar këtë sistem politik neveritës që udhëhiqet nga ideologjia absurde se  ” tregu mund të diktojë ligje për çdo aspekt të shoqërisë “…,të cilët e zbatuan në jetë me ” devotshmëri ” çnjerëzore ,pa ndjerë asnjë dhimbshuri për ju dhe jo pa arsye ishin zgjedhur ” këta” …Çdo njeri ka disa parime që e bëjnë atë pjesëmarrës në fatet e të tjerëve ,të tilla si dhëmbshuria ,mëshira ,emocioni që provojnë për mjerimin e varfërinë e tjetrit …fakti që vuajtja e tjetrit na shkakton vuajtje është tepër e natyrshme ,një ndjenjë që e ka zanafillën tek natyra njerëzore …të virtytshmit e provojnë këtë ndjenjë me një ndjeshmëri të spikatur …por kjo nuk i është mohuar plotësisht as më rrufjanit ,as shkelësit më të regjur të ligjeve…kurse politikanët tuaj as këtë mëshirë e dhëmbshuri të kësaj kategorie nuk e kanë – sepse ata janë të zhveshur nga çdo gjë njerëzore …sado egoist të mund ta quash njeriun ,kjo e klasës tuaj politike  është sadizëm me vetëdije që karakterizon fundërrinat njerëzore …të tillë janë ata ,të cilët ju i simpatizoni dhe keni 30 vjet që ” bashkëjetoni” e i ricikloni ,duke i’u dhënë të drejtën të rrisin “përqëndrimin e pasurisë dhe pushtetit të tyre politik”, që të miratojnë ligje për të rritur varfërinë tuaj përmes taksave ,tarifave e masave të tjera politike të përgatitura në studiot ligjore të kompanive të mëdha vendase apo të huaja që tashmë ju i dini mirë ….

 

vijon…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *