Kanë lëvizur këto vite,
pakëz dhe drrasat e mia,
po Sali mavri Berishës,
i ka ikur krejt çatia.
Kur nuk ke çatinë e kokës,
s’mund të jesh thjesht’ një i shkarë,
po dukesh në sytë e botës,
i marri pëmbi të marrë.
Menjëherë unë e mendova,
po Merua e shkroi më parë,
është cinizmi i cinizmit,
të përdorësh një të marrë.
Duhet ky i llahtarisur,
të bëhet objekt studimi,
veç për arsye shkencore,
jo që t’i gjëndet shërimi.
Jo që t’i gjëndet shërimi,
s’ka shpresa për atë burrë,
sepse diagnozë e tij,
s’gjëndet në literaturë.
S’gjëndet në literaturë,
një përshkrim s’e ka akoma,
po këto raste të rralla,
zakonisht quhen Sindroma.
Do hynte në histori,
dhe për ne një fat do ish,
se do qe krejt shqipëtar:
“SINDROMI SALI BERISHË!”
Në përfundime shkencore,
për Sindromin mund të dal:
“Nuk ndan dot realitetin,
nga krijimi virtual!.”
Teoria për Sindromën,
do të shtohet dorë pas dore:
“Kur çdo humbje e shikon,
si fitore madhështore!.”
Mund të japi kontribute,
gjithësecili natyrisht:
“Kur ke shpallë Grevën e Heshtjes,
edhe flet pafundësisht!”
Teorira do ketë plot,
s’di kë të shkruaj përpara:
“Kur nuk mundesh të ndash dot,
të qeshurën nga e qara!.”
“Kur në shumicën e kohës,
ulërin e flet përçart,
kur një kungull si Mul Noka,
e mendon si Bonapart!”
“Kur imazhe qiellore,
si rrebesh në kokë të vinë,
dhe Jozefinën e misrit,
e pandeh si Shën Marinë! ”
Dhe Sindromi i Berishës,
ndodh me siguri në jetë,
kur i hyn teknologjisë,
nga mesi i moshës së tretë.
Në Feizbuk e në iPad,
si trimi në luftë rri,
dhe mendon se ato vegla,
i posedon vetëm ti.
Ne të njohim e të dimë,
të ndryshosh mos u përpiq,
veç për lolot e oborrit,
mbreti nuk është lakuriq.
O tërbimi i tërbuar,
ta kam thënë dhe tjetër herë,
të kam dashur të rrëzuar,
por aspak kështu të mjerë.
Do thotë Bota për ne,
kur të hysh në histori,
ata që e kanë duruar,
kanë qenë më koqe se ky!

hahahahahaaa 🙂 sa kam qesh me strofen e fundit. ky eshte i madh
E tmershme, fatkeqësi e madhe për brezin tonë.
Mirë që i vuajtmë në kurriz paudhësitë e pafundme të këtij të marrit, donkishotit të Viçidolit, por do të mbetemi të tallur edhe nga brezat që vijnë, pasi kur të lexojnë për bëmat e këtij krimineli, do të thonë: ” mirë ua ka bërë atyre koqeve që e kanë duruar”.
O i MADHI Arben Duka!!!
Nuk kishte nevoje te shkruaje kaq gjate per nje GOMAR,se e ke VULOSUR NE FUND FARE,qe na ke bere te tereve KOQE GOMARI!!!
Doemos,qe keshtu kemi qene,per deri sa e duruam 23 vjet dhe prap po presim Edi Ramen se cfare do beje me ate!!!
E degjojme qe ULURIN E KERCENON dhe heshtim!!!
VODHI tere ato pasuri pas 23 qertshorit dhe HESHTEM!!!
Cfare duam ne me????
KOQE DHE SHKUAR KOQES!!!
Je i madh Arben Duka!
Z.Arben,qofte larg te hyje ne histori ,se ajo strofa e fundit e forte ishte per ne !
Une kam qesh me Jozefinen,- Shen Mari. Poezi e rralle -epitaf per SB.
Je I modh Arben keshtu vazhdo gjithmon
Pershendetje nga larg vella, je i paarritur jo vetem strofa e fundit por e gjithe poezia eshte e rralle dhe ka vlera te medha per ti hapur syte e mendjes popullit tone.Sa per strofen e fundit eshte shume actuale, por shqiptaret neper bote e kane treguar veten qe jane te zgjuar dhe punetore (te ndihmuar nga shteti dhe ligji ku jetojne dhe punojne).Shpresoj qe Rama do te vendosi ligjin dhe drejtesine, se perndryshe do te na shkelin me kembe dhe niprit e mbesat e kryekriminelit serbogrek.
Strofa e fudnit eshte nje strofe e arte dhe sublime.
Z DUKA koqe kane qene ato qe e kane votuar e do te jene Kryekoqe ato qe do i shkojne pas pas 23 Qershorit . Zoti i ndjefte.
Pershendetje Duka,
Nje poezi tjeter e mrekullueshme!
E lexova me zë strofen e pare dhe qeshem me gjithe shpirt…
Po keshtu me te dyten…
Me te treten…
Dhe strofe pas strofe!…
Te thuashe nje sarkazem e thelle eshte pak!
Eshte dhe nje humor theres!…
Saliu eshte nje miniere floriri per humor!…
Nje figure Tragjiko-komike!…
Por aq sa tragjikokomik eshte Saliu, aq madheshtore eshte poezia jote, me detaje dhe figura te persosura!…
Nje E p o p e
e vertete eshte poezia jote!
Here- here ju i nderuar Poet shkruani poezi qe do te mbeten monumente te sarkazmes dhe te Humorit!…
Nje prodhimtari e perditshme si tek rralle poet tjeter, por dhe nje art i vertete, per te cilin siç vihet ne dukje nga shume komentues, gjejne ne to ndjenjat e tyre, poezine e tyre, artin e tyre!
Dhe kjo eshte nje mrekulli per nje Poet!
Mos shterofsh kurre o bilbil i Lunxherise dhe i Shqiperise!
Saliut, Zhelefines dhe te tjereve ushtare te xha Sali Marrezis u ke nxjerr fare kallain dhe i ke kthyer ne llamarina te ndryshkura!…
Natyrisht strfa e fundit duhet te na beje ne te mendojme, se sjemi ata qe dukemi, por jemi ca frikacake, qe cdo i marre, panvaresisht se eshte veshur me pushtet, na merr si dele perpara dhe na con nga do ai vete.
Shume bukur Arben Duka e ke percaktuar shqiptarin ne strofen e fundit dhe duhet te lexojme dhe rilexojme kete strfe, qe te mesojme se nuk ishte Sali Berisha ai qe na vuri poshte, por ishim ne qe e lame te na rrije si xhandar mbi koke.
Thjesht bravo, bravo, bravo! Çdo strofë një filozofi më vehte si gjithmonë në vargjet e tua. Përmbledh të gjitha komentet në një strofë të vetme.
Bashkohem me komentin e strofës së fundit. Kjo duhet të na bëjë ti vëmë gishtin kokës. Hapi i parë u hodh me votimet. Më tej, ndërgjegjësimi si qytetarë të përgjegjshëm, është detyrë për seicilin prej nesh.
Eshte njeri i lig, vrases dhe jo loqe Arben. Mos e kurse shtazen
Vertete eshte aqe i lig sa pak njerez e njohin mire, Ligsija e tije eshte e hereshme qe ne rini, aqe sa dhe servilizmi i tije i pestire ne ate kohe. Po ashtu nje njeri qe hedh gurin e mshef doren gjithmone ne rini ishte. I rrepte ne dikutime per te kritiku te tjeret per perfitime vetjake para eproreve. njeriu me i felliqur qe une kam njohur ne ato kohna.
shoh qe zhelja sot nuk ka bere asnje postim,por ka nxjerre basyretin,mos na lente zoti pa ta.Kane zevendesuar estraden ne ekran,u vijne mijra pershendetje ne face-book,qe ata i quajne miqesi.Populli nuk ka mundesi ti gjuaje me zarzavate,i gjuan me komente,Saliu i quan miq.Ke te dreite arben ky eshte i rrjedhur.Ata maskarenj qe i vijne prapa po e shfrytezojne
Sigurisht qe k.qet kane qene ata qe e kane votuar,por me k.qe jane ata qe akoma e ndjekin nga mbrapa dhe qe e kujtojne perendi.
Budallenjte nuk kane brire o Beni. Ata dallohen nga budallalleqet qe bejne. Nuk e kam fjalen per ata qe kane shfrytezuar me mjeshteri kafshen per tu pasuruar,por per ata k.qe qe shkonin si mish per top mbas kryek.qes.
Pershendetje Arben, je miniere me poezi. Por te lutem basheke me Meron mos na e beni te marre dhe te shpetoje nga burgu. Edhe te marret shkojne ne burg.
Arben Duka, je institucon me vete!
Nga burgu shpetojne vetem ata, qe ne kohen e kryerjes se vepres penale vertetohet se ishin menderisht te lenduar…Perderisa pranon te rrish ne krye te puneve te vendit deri me 14 Shtator 2013, do te thote se e nje mire ligjin dhe pasojat qe bien mbi ty ne rast shkeljeje te tij….Kushdo, perfshire edhe shkruesin e ketyre rreshtave NESE me ndergjegje e ka shkelur ligjin dhe lirine e tjetrit, duhet te pergjigjet para tij…”Dura lex sed lex”, vetem ligji I forte eshte ligje – na meson e drejta Romake, e cila studjohet ne aulat tona…
RESPEKT PER JU Z DUKA
S KAM FJALE NGA TE QESHURAT
Vargje tamam per “proletariatin” , bravo o poet i realizmit socialist. Po nuk kritikove edhe krakun tjeter do quhesh “gaztor i oborrit”.
Strofa e fundit dihet qe i pershtatet ketij populli prej shekujsh, nuk e zbulove ti, e ka thene me bukur i madhi KONICA !
…burim i pashterrshëm je dhe na bën të ndjehemi krenarë që jetojmë në kohën tënde. Të uroj jetë dhe shëndet në të mirë të shqipërisë. Në vargjet e tua …edhe ato të këngëve, flet populli, kuptohet që Sala s’është popull këtë e kanë kuptuar të gjithë. Je institucion më vehte, mbështes të gjithë komentet.
BRAVO E SHKELQYER
E ke gabim Arben Duka, Sali Berisha sulmon per t’u mbrojtur. Ai ka vrare njerez te pafajshem dhe e di qe burgu e pret, prandaj bertet: kapeni vrasesin Rama.
vazhdoni merruni me saliun..se keni per te ikur per l… Saliu edhe ne opozite ju kall daten..
bravo ARBEN DUKA je fantastik hahahahahahahah SUKSESE
VR! “…ata që e kanë duruar/kane qënë k.qe si ky”. Tek keto dy vargje ka nje filozofi të tërë. Që nga antikiteti grek ka ardhur postulati i famshem “njih vetveten” por ne nuk e njohim. Qeshim e tallemi me saline dhe mirë bejme por ama nuk i jemi kthyer ndonjehere vetvetes e ti themi:saliu bën sic do sepse dhe ne nuk jemi aq burra te mire,aq trima sa hiqemi. Jemi primitive do te thosha ne sensin e reagimit qytetar. Jemi pa nervin e popujve te qyteteruar. Jemi trima pas beteje. Asnje dite nuk do ta mbanin saline fjala vjen anglezet apo danezet etj. Ne e kemi mbajtur dhe kur na ka bëre njëmije e nje te zeza. Ne jemi si ata qe perqeshen nga populli ne sentencen “bjerë dhe njëherë pa ta shohêsh”. Ne jemi ca lloj trimash qe tere trimerine e kemi brenda kafenese pa kur vjen puna jashtë saj aha…! Komentuesit e kishin kuptuar filozofine fshikulluese te arbenit por..por…puna eshte se kur do te behemi vertet popull reagues. S’jemi tani per tani prandaj dhe ai qe s’ështe sali kur te shohe se s’luajme vendit per interesat e pertej gardhit tone rrezik se do t’i hyje imitimit te aktorllekut antipopullor te saliut. Ne ja u krijojme terrenin qe te aktrojne ne këte menyre. Të heqim dorë nga denglat heroike dhe te bejme ate qe bejne popujt qe ndezin flake shtetet dhe qeverite qe s’punojne per ta. Tani per tani s’jemi te tillë. Kemi bëre pak ne kete udhe. Pozitive eshte qe zgjimi nga endrrat mashtruese ka mare permasa me te dukshme por ende nje pjese jo e paperfillshme dremit madje fle me kotesine e “te béhet ç’te bëhet”. Faleminderit arben per dajakun per ne! S’po them per ne”koqet” se mos i mbetet hatri ndònje trimi mejhanesh!? Po them per ata qe te kuptojne mesazhin qytetar!
berisha ka bere mire qe ka folur pak ditet e fundit
lum ne qe te kemi o Arben Duka
Shkrimet e tua me jane bere si buka
duhet tre here ne dite ti lexoj
por ne banje nuk mund te shkoj…
Ketu ka nje wi-fi dhe eshte ambient I qete. Duke lexuar gazetat, njerzit marrin edhe kafe apo ndonje gje per ta pertypur per mengjes. Ndaj cdo dite e re me gjen heret ne kete lokal paqesor. Po sot?… Po sot, C’me bere or laneti Arben Duka? Po pse me turperove o I poshter, pse te me marresh erzin ne sy te ketyre zonjusheve dhe zoterinjve kaq te edukuar? Mezi e maja te qeshuren qe me fryhejj si nje tullumbace, sa kur erdha tek vargu I fundit, e qeshura doli e forte, e zgjatur dhe me lote. Sado qe perpiqesha ta kontrolloja, ajo s’me pyeti fare. Nder kohe kontrolloja rreth e rrotull fytyrat e habitura te klienteve qe ishin mbuluar me nje maske te theksuar nenqeshjeje ironike. U turperove, u kerkova falje, u tregova se po lexoja nje barzzalete te padegjuar te gjuhe sime. O Beniiiiiiiiiiiiiiiii! Jeni me i miri shenjetar I Shqiperise te te gjithe kohrave! Vec, me keqardhje them se Sindromi zgafellor, pervec poshtersise se ’97s dhe asaj te ’13s do te beje edhe nje te trete! Le te lutemi dhe te shpresojme qe parashikimi im ogurzi, te mos vertetohet si u vertetua ai I vitit ’97. Jete sa me re gjate o rrace e paster shqiptare. O rrace fisnike qe vjen nga lashtesia per te na kujtuar
se arma me e mire per te mbijetuar eshte bashkimi jo vetem ne “sofra dehur nga rakia” . Faleminderit qe na zgjon nga gjumi I hashashit berishist! Te duam fort, shume fort!
(nga Emigrantet)
Salirampalla, njeriu qe na krijoi strese e andralla, meriton t’i thurim vargje dhe te tregojme per te perralla.
Ky njeri nga me te çuditshmit ishte gjithnje,
emri i tij eshte bashkim i tre emrave ne nje,
eshte ngjizur si saliramkomunistdemokrati,
eshte njeri punevogel me emer per se gjati.
Ky di çdo gje qe bejne njerezit neper bote,
te brendshmet, ç’kane ne tualet, ne koke,
i duket vetja me i mençuri i te gjithe globit,
mendja e tij nderron siç i ndryshon zogut.
Do te shembe piramiden, stadiumin te ri,
centralin termoberthamore Madei in Sali,
sepse eshte fitimtar edhe kur ka humbur
ka gezuar fitoren edhe kur eshte mundur.
Ky njeri me huqe si gdhenjte e kercunes,
mori tere prapsite mendore te babdulles,
qe komunist,spiun,sherbetor i diktatures,
blasfemoi tere jeten fshehur poshte ures.
Salirampalla eshte ai kryeshpellar i rralle,
asnjeriut ne bote nuk i tha:pune e mbare,
ne emer te ndryshimit qe ati i shkatrrimit,
qe perhapi trsihtimin e varferise, mjerimit.
Eshte shpellari me fjaleshume e punepak,
degjon laureshat, qe i kendojne “tik-tak”,
te gjitha djallezite e botes i bluan ne koke,
eshte shpirti i rrenimit qe rendon ne toke.
Kur marrezia
Ngrihet ne piedestal
Nuk iken vet
Pa i thene ndal
Ne kete bote jarane
Ka dy rruge ne jete
Te degjohesh dhe te njihesh
O i mencur o i marre te jesh
Dhe ky yni or mik
Do mbetet ne histori
Si njeriu i ekstremeve
Kampion ne marrezi
Lereni ne fatkeqesine e vet
Te luftoje me mullite e eres
Ky i tille nuk u be sot
I tille ka qene ne krye te heres.
Le te behet mesim
Per ne shqipetaret
Dy here ne fron
Te mos hypin te marret.
“Do thotë Bota për ne,
kur të hysh në histori,
ata që e kanë duruar,
kanë qenë më k.qe se ky!”
Je i pa pare o Beni… hallall…..
Me te fundit e ke qendisur…
Berisha! Koqe kandari fare…