Partia Demokratike e 2B-ve, Berisha e Basha, paralajmëroi me zërin e këtij të fundit se, nëse nuk miratohen kërkesat e tyre për përjashtimin e katër deputetëve të shumicës, nga të cilët njëri i pavarur, atëherë nuk do të ketë më komisione parlamentare dhe punimet e Kuvendit do të bojkotohen. Do të ketë kështu një shfaqje të zbutur fillimisht të asaj që po ndodh në Prishtinë dhe, më pas nuk dihet se si mund të vazhdojë, por që nuk do të jetë në të mirë të vendit, kjo dihet qartësisht.
Disa ditë më parë, deputetja radikale e së djathtës, Topalli, ishte e përmalluar se në Tiranë nuk kishte një lëvizje ‘ekstra protestuese e radikale’, si ishte Vetëvendosja në Prishtinë. Ajo, me gjithë ashkun e saj për kthimin në pushtet, foli e mallëngjyer me aktet në Prishtinë, megjithëse lëvizja që ajo citoi njihet si një lëvizje e së majtës, për të mos thënë se është një lëvizje e majtë drejt radikales, por që ende nuk është shfaqur në të gjithë radikalizmin e saj. Kjo nuk i pengoi “ të djathtës” Topalli të kishte mall për sjelljet e tyre.
Dhe, ja tani, Shqup-i, si strukturë dhe si sistem i antivlerës, predikon dhe paralajmëron se mund të fillojë një lëvizje e tillë paralizuese, e cila mund të vendosë një bojkot të jetës politike dhe që, si ata shpresojnë, mund të dërgojë në kalendat greke, pikërisht atë ligj që ata nuk e duan, për Drejtësinë.
Edhe më herët, në një formë disi më të zbutur, shenjat e lëvizjes prishtinase kanë qenë të pranishme në jetën tonë politik. Një grup i të rinjve studentë, ku kishte edhe pjesë të Vetëvendosjes që kishin ardhur për të dhënë “përvojë” sulmuan me vezë apo domate shefin e qeverisë Rama, megjithëse këtë e bënë kur ai kishte kaluar. I pashë kur dolën jashtë ndërtesës së Policisë, ku i kishin mbajtur për pak çaste, dhe sinjalet që dhanë, me grushtet e ngritur dhe përshendetjet fituese, më janë dukur në momentin e parë si shpërthime entuziaste rinore, gjë që më pas më vuri në një mendim që ende nuk është përcaktuar qartë: përse sindromi i Prishtinës kërkon me ngulm të duket edhe në Tiranë.
Në fakt, e drejta e opozitës për protestë, për bllokim të komisioneve parlamentare, mosmarrje pjesë në punimet e Kuvendit, është përdorur nga të gjithë grupimet politike, herë me të drejtë, e herë pa të drejtë. I vetmi që i ka ato metodë pune dhe përmes së cilave ka ardhur nëpushtet, është Berisha, dhe tani, si një maçok që kërkon t’i ngjajë tigrit, po përpiqet t’i sjellë edhe Basha.
Që Tirana dhe Prishtina, aktualisht, në problemet politike që kanë para vetes, ndryshojnë si nata me ditën, kjo është një gjë që dihet. Në Prishtinë, të paktën në dukjen e saj, protestohet për arsye madhore politike, megjithëse ngulmimi është tek zgjedhjet e reja, për të ardhur në pushtet. Por, qoftë edhe për shkak të vlerave të diskutueshme të marrëveshjeve qeveritare me shtetin serb, ia vlen të protestohet, megjithëse jo pak herë, ata po shkojnë drejt një forme lodhëse. Në Tiranë, opozita është mes dy zjarreve politike; nga njëra anë ajo duke humbur politikisht, ka humbje të mëdha financiare, megjithëse qeveria e re, megjithë premtimet, nuk i ka prerë fijet e lidhjeve koncensionare dhe marrëveshjeve të dyfishta financiare; dhe, nga ana tjetër, është droja se mos shumica e sotme qeverisëse, e bindur për një fitore edhe më të thellë, bën lojën e saj politike, duke futur në zgjedhje të reja dhe duke dërmuar shpresat e 2B-ve për një qeverisje partiake familjare.
Vërtet përse kërkon opozita të bartë sindromin prishtinas në Tiranë? Nuk e di ajo se çështja është krejt e ndryshme? Opozita në Prishtinë proteston për atë arsye që duhej të protestonte opozita e dikurshme dhe sot qeverisja shumicë, kur shefi aktual i Shqupit dhe ish shefi i qeverisë, Berisha, dhuruan pjesë të detit jugor shtetit grek, vetëm për të qëndruar në pushtet, përsëri me ndihmën financiare dhe politike greke, si kishte ndodhur në vitin 1992. Opozita e sotme në Prishtinë betohet se ato figura politike që nënshkruan për Asosacionin me shtetin serb dhe Demarkacionin me shtetin malazez, një ditë do të përgjigjen edhe ligjërisht, sepse, duke dhuruar pjesë të truallit kombëtar, shkelën kushtetutën dhe tradhtuan interesat jetike të Kosovës. Kjo është edhe njëra nga devizat opozitare në Prishtinë. Ndryshe ndodhi në Tiranë, ku qeveria e djeshme, me gjithë hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese të Marrëveshjes për detin, jo vetëm që nuk mori gjëmb në këmbë, por edhe pse u bë një denoncim i vockël nga Ministria e Punëve të jashtme, askush nuk ia vuri veshin.
Opozita në Pishtinë proteston, pasi, sipas tyre dhe raporteve të disa institucioneve ndërkombëtare, pjesë të qeverisë së sotme në Kosovë, janë thellësisht të korruptuara, ata janë bërë manjatë të financave, tenderat janë bërë pronë familjare etj. Dhe kërkojnë që të thuhet “mjaft”, megjithëse, dorën në zemër, disa nga pjesët e rëndësishme të opozitës, duke qenë për shumë vite pjesë të pushtetit, nuk ndryshojnë shumë nga të sotmit. Duke bërë një paralelizëm mes atyre për të cilët protestohet në Prishtinë dhe atyre që duan të protestojnë në Tiranë, nuk ka ndonjë ndryshim esencial. Opozita e sotme në Shqipëri, pa droje mund të thuhet se është nga të fuqishmet në këtë rajon ballkanik. Pasuria e tyre financiare është e lemerishme, abuzimet e tyre janë qindramilionë euro, kundermimi i antivlerës së tyre njerëzore është i llahtarshëm.
Dhe dalim këtu në dy shkaqe themelore:
Së pari, asnjë nga opozita e sotme në Shqipëri nuk do të miratohet Ligji i ri për reformimin e Sistemit të Drejtësisë. Struktura e sotme e drejtësisë është krejt pjellë e kësaj opozite, me përjashtime të pakta. Jo vetëm plepistët gjingjonër, por edhe shumë e shumë të tjerë nga sistemi i drejtësisë, që nga kryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, janë të kapur nga sistemi politik pëdëist. Janë të kapur përmes posteve që iu kanë dhën, përmes grabitjeve që kanë bërë, përmes pasurisë që kanë vënë, që është miliona eurosh; ky sistem drejtësie është shpresa e pashuar e Shqup-it politik për të vazhduar jetën e saj si deri më tani, e për më tepër, edhe për t’u çjerrur deri në infinit, si ndodh me familjen ish kryeministrore. Ky sistem drejtësie, që në fakt është një sistem antivlerë, është dera e mbyllur për krimet që kanë bërë sa ishin tetë vite në pishtet, por edhe para këtyre tetë viteve, dhe, vetëm përmes këtij sistemi ata ndjehen të sigurtë dhe të mbrojtur. Me gjithë batërdinë që kanë bërë, nga të cilat Gërdeci është më i frikshmi për jetët e njerëzve që mori, dhe rruga e Kombit është më e llahtarshmja për qindra milionë euro që u zhdukën, kjo kastë politike, si nuk është pritur, nuk mori asnjë ndëshkim. Për më tepër, iu hap goja edhe më shumë, kërcënimet u bënë më të zakonshme, duke filluar që nga zezona berishiane për greqizimin e financave shqiptare, e deri tek ato që hidhen sot, për të pasur një bllokim total të jetës politike në vend.
Për të bërë të mndur shtyerjen deri në infinit të Ligjit të ri për Drejtësinë, opozita po bën gjithçka që është e mundur që sindromi i Prishtinës të vijë sa më parë në sheshet e Tiranës. Një provë të frikshme, por edhe mjerane, ata e bënë para disa ditësh, duke shkulur hujtë e gardhit të një këndi fëmijësh, telat dhe shufrat e hekurit , dhe duke “parakaluar” në bulevardin kryesor si fitimtarë. Ishte një pamje që të dukej se ishim kthyer në kohët e xhingizkhanëve, me shufra, hekura dhe tela dhe mund ta kishe besuar këtë, në se nuk do të kishe ditur se kjo opozitë që sot prish gardhet, priti me orë që dikush të futej në gardhin e kryeministrisë për të vrarë “ligjërisht”, dhe kur, askush nuk fut, qëlloi dhe vrau në mesin e Tiranës. Dy urdhëruesit e dikurshëm janë sot ende aty: njëri shefi de jure i shqupasve dhe, tjetri, shefi de fakto i shqupasve.
Asnjëri prej tyre nuk e do Ligjin e ri për Drejtësinë, sepse nuk duan ndëshkimin.
Së dyti, në Prishtinë, krahas asaj pjese të opozitës, e cila mendoj se është idealiste deri në thellësinë e saj, po protetson edhe një skotë, disa prej të cilëve “intelektualë” të njohur me lidhjet e tyre në botën e nëndheshme serbe. Gjithkush mund të kuptojë e të arsyetojë përse demonstrojnë e janë kritikë deri në thellësi mjaft të rinj me qeverinë e sotme në Prishtinë dhe liderët e saj: qoftë edhe vetëm mungesa e perspektivës, e justifikon reagimin e tyre. Por askush nuk e kupton dot përse janë tërbuar kundër strukturave qeveritare dhe liderëve në pushtet disa nga figurat më të thekura udbashe dhe titiste në Kosovë, të cilët, përmes “analizave”, edhe në Tiranë, po ndjellin kohra të këqija për Kosovën si shtet dhe për shqiptarët si komb.
Është lehtësisht e kuptueshme se, duke pasur në finalen e tyre, qëllim të ndryshëm nga opozita politike, ata kanë marrë përsipër detyrën të ndjellin të këqija sa më të mëdha, të kapërcehet nga një gjendje opozitare e ashpër në një gjendje tjetër, përplasje e konfrontime fizike, për të shkuar drejt asaj që serbët e predikojnë prej kohe se “ shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet, sepse nuk kanë aftësi shtetformuese”.
Këto “intelektualë” janë pjesë e asaj që prej kohe e kam quajtur lobi serb në Prishtinë dhe në Tiranë dhe kanë afërsi fizike e mendore me opozitën e sotme. Rritja e përshkallëzimit konfliktual në dy anët e kufirit do të ishte një gjetje e plotë politike dhe në këtë mes, shqupasit kanë dhënë gjithnjë shenja se janë të gatshëm ta bëjnë.
Ka disa ditë që tentohet të sillet sindromi i Prishtinës në Tiranë. Sinjali është dhënë. Opozita kërkon të jetë mbi ëligjet, mbi shtetin, mbi strukturat shtetformuese e ligj zbatuese. Ajo kërkon përjashtimin e deputetëve, jo sepse nuk e di se kjo nuk është në dorën e parlamentit, çka do të krijonte precedentin e rrezikshëm të grushtshtetit parlamentar, por sepse koha po skadon. Dhe , kur gjërat bëhen të mjegullta nga të gjitha anët, atëherë edhe ujqërit do të dalin më lehtësisht nga strofullat e tyre.
Lul Basha bën thirrje për bojkot. Megjithëse ka qenë nxënës i zellshëm i Fazlliqit dhe ka pas vetes një usta të regjur si Berisha, ai nuk e di të vërtetën, ose nuk do ta dijë, se koha e drejtimit të tij në një parti të tillë, është një kohë e vdekur dhe çdo gjë drejt fundit është një kronikë e paralajmëruar. Asnjë përdredhje e buzëqeshur nuk sjell përjashtimin nga kjo e vërtetë. Gjithçka durohet, por homoseksualizmi politik, nuk durohet.
Bedri Islami – DITA

Bedri nuk ka nevoje ta vesh emrin se kush ka dy pare ment e kupton qe ti shkruan hartime per ‘Rrotacionin e rrotave’ qe shtypin 25 vjet RROTAT qe dikur quheshin shqipetare sot jane konvertuar ne ‘salisjane’ socialSSaliste dhe komandohen nga sekti fetar i gjirizit te Lalesit METEIST!Po nuk ben informacion e nuk ‘tregon’ qe lexuesi te shohe e ‘njohe’ por tyregon perralla hesht se demton.’Heshtja eshte filozofi’!
Respekte Z.Islami! Urime Gazeta Dita!
Sa merakosesh ti mor Bedro, dhe gjith gazeta bashke me ty. Per c;fare? Per qeverine Rama. Me LSI ishe dje Berisha ne qeveri, me LSI eshte Rama sot. Sot ama kemi nje rrenim ekonomik qe ben mire ta shohesh dhe ti mor Bedro se nuk fshihet minarja e varferise ne thesin e grisur te Rames.
Pse na trajtojne ne ish ushtarakeve si kulake?
Takimin e fundit te ministrit Klosi me nje grup ish ushtarakesh lidhur me pensionet tona e konsideroj jo te sinqerte dhe vazhdim te mashtrimit shume vjecar te te gjitha qeverive ne shkelje te Kushtetutes se Republikes !
Fakti qe ne kete takim eshte trajtuar vetem rishikimi I procedures se rillogaritjes se pensioneve te parakoheshme te bere nga ISSH, sipas Aktit Normativ nr.5/2010,gjoja si e vetmja shkelje e bere nga shteti ndaj nesh,verteton hapur se qeveria ka mbyllur syte ndaj te gjitha shkeljeve te bera per 25 vjet rresht dhe tenton te na mashtroje perseri duke na premtuar vetem nje lemoshe!
Qeveria Rama-Meta kete qe tenton ta beje sot me pompozitet, duhet ta kishte bere qe ditet e para te marrjes se pushtetit po te kishte vullnet politik ne zbatim te Vendimit nr.33/2010 te Gjykates Kushtetuese I cili ben interpretimin e sakte se si duhet kuptuar dhe zbatuar neni nr.29 te ligjit nr.10142 ,ku saktesohet se:
-“..Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje,qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose ne cenimin e te drejtave te fituara.Ne rast te kundert,pra ne se do te behej nje interpretim dhe zbatim ndryshe I kesaj dispozite,atehere do te ishim perpara cenimit te parimit te sigurise juridike”?
Jo vetem tani,por edhe para dy vjetesh,qeverise I mjaftonte vetem nje urdher per shfuqizimin e shpalljes si debitore te mijra ish ushtarakeve dhe kthimin e ndalesave te bera deri me sot dhe nuk kishte nevoje per keto lloj show mediatik!
Por shpallja debitore eshte vetem maja e ajsbergut te padrejtesive shteterore,qe na kane trajtuar ne ish ushtaraket si kulake !
I gjithe legjislacioni I hartuar per pensionin e ish ushtarakeve,qe nga Statusi I Ushtarakut I vitit 1991 e deri me sot,verteton se eshte kryer NJE MASAKER djallezore e maskuar nen petka juridike,te iniciuar nga sundimtaret e radhes I cili perben nje skandal te vlefshem per t’u studiuar ne jurisprudencen boterore si material I ralle se si mund te diskriminohet dhe poshterohet nje shtrese e madhe ish ushtarakesh gjoja me ligje “demokratike”,por ne thelb anti kushtetuese e anti njerezore!
Per 25 vjet me radhe , ky masakrim anti kushtetues vihet re qarte qe nga Statusi I Pare I Ushtarakut ne 1991,qe nuk u zbatua asnjehere,ndaj nxjerrja ne rezerve per shkak te reformes ne ushtri e 90% te ushtarakeve,ne vitin 1993,u be me nje VKM,qe nuk I referohej asnje ligji,qe si pasoje I dha dore klikes berishiane ne pushtet te na nderpriste pensionin e parakohshem vetem pas 2 vjetesh,ndonese aty SANKSIONOHEJ , qe ky pension do te jepej deri ne plotesimin e kushteve per pension pleqerie!
Pasi u be I pavlefshem Statusi I 1991,qeveritaret hartuan nje ligj te ri ne mars te 1996,per pensionet tona,tani me jo me I quajtur Status I Ushtarakut!
Por pavaresisht kesaj, per 3 vjet rresht klikat sunduese PD-PS nga viti 1996 deri ne vitin 1998 nuk na dhane asnje lek pension,pavaresisht se kishte hyre ne fuqi ligji nr.8087/1996 qe e sanksiononte kete te drejte per ne, veprime keto ,ne shkelje edhe te nenit 52/2 te Kushtetutes se Republikes duke na lene ne mes te kater rrugeve pa asnje ndihme financiare,pa strehim etj
Se pse nuk u zbatua ky ligj,nuk ka asnje argument juridik,pervec mungeses se vullnetit politik te sundimtareve te radhes dhe qendrimit diskriminues te tyre ndaj shtreses se ish ushtarakeve! Ne legjislacionin shqiptar nuk ka asnje akt ligjor qe te kete shkaktuar shtyrjen e hyrjes ne fuqi te ketij ligji.
Ne vitin 1999,shteti,filloi te na jape nje lemoshe gjoja si pension te parakohshem,sipas ligjit nr.8087/1996 I ndryshuar,duke “ harruar”,se kete ligj duhet t’a kishte zbatuar qe ne kohen e hyrjes se tij ne fuqi ne vitin 1996 dhe se na kishte detyrim 3 vjet pensione te pa paguara padrejtesisht.
Ne vitin 2004 doli perseri Statusi I RI I Ushtarakut, por klika Nano nuk deshi, qe ai te hynte ne fuqi menjehere,por ia la ne dore klikes Berisha, qe nga ana e vet filloi me egersi gjuetine e shtrigave ndaj nesh!
Ndonese Statusi I Ushtarakut hyri ne fuqi ne 1.1.2005 qeveria Berisha nuk e zbatoi ate asnjehere,per te bere rillogaritjen e pensioneve te parakoheshme,por nxorri njeri pas tjetrit ligje dhe VKM ,qe jo vetem ishin ne kundershtim ne te drejtat qe na I jep Kushtetuta,por edhe shkelnin hapur parimin e sigurise juridike!
As VKM-te respektive,qe caktonin edhe per ne ish ushtaraket masen e kompesimit te bukes dhe dritave,si per te gjithe pensionistet,nuk u zbatuan asnjehere.
Jo vetem nuk kishin ndermend te na jepnin te drejtat e mohuara,por filloi loja e amendimeve te ndryshme te legjislacionit duke luajtur me pagen referuese,caktuan padrejtesisht masen minimale te derdhjes se kontributit te sigurimeve shoqerore,ndersa si page referuese per ushtaraket urdheruan qe te mos merrej ajo e caktuar ne Statusin e Ushtarakut,por sipas nje VKM te F.Nanos e vitit 2004 per punonjesit civile,qe ishte disa here me e ulet se ajo e ushtarakut.
Nuk u ngopen me kaq,por nxorren ligjin famekeq nr.10142/2009 dhe Aktin Normativ nr.5/2010,qe sanksionuan rillogaritjen e pensioneve tona duke e ulur gati 50% masen e pensionit mujor,por edhe na shpallen edhe debitore per shumen rreth 160 mije leke te reja qe vazhdojne te na I mbajne edhe sot.
Megjithese doli vendimi nr.33/2010 I Gjykates Kushtetuese,qe beri interpretimin e drejte te nenit nr.29 te ligjit te sipercituar,klika Berisha nepermjet ISSH nuk e zbatoi ate asnjehere!
Kjo fryme armiqesore , diskriminuese dhe anti kushtetuese ndaj nesh vazhdoi edhe ne vendimet e gjykatave te ndryshme,qe ne pergjithesi kane mbrojtur shtetin “hajdut” dhe jo ne si viktima!
Ne gjykimet e padrejta e tyre ndaj padive te ish ushtarakeve,gjykatat jane mbeshtetur edhe nga ekspertet kontabel te regjistruar ,qe ne Aktet e tyre te Ekspertizes llogatitjet nuk I kane bere sipas ligjeve perkatese por sipas urdherave te gjykatesve.
Nje nga rastet me skandaloze ne kete drejtim, vlen te permendet gjykatesi I ceshtjes qe gjykoi kerkese padine time ne Gjykaten Administrative Shkalles se Pare te Tiranes,qe nuk I mjaftoi vetem nje Akt Ekspertimi,por ne dosjen time gjyqesore ka administruar 4 Akte Ekspertimi nga 3 eksperte kontabel te ndryshem,qe llogariten shifra te demshperblimit tim per 20 vjet,nga 4.5 milion leke te reja shuma me e madhe,deri tek shifra prej 200 mije lekesh te reja te Aktit me shifren me te ulet,I cili edhe u shqyrtua ne séance gjyqesore,ndersa te tjeret qe me jepnin demshperblim me te madh nuk u shqyrtuan nga gjyqtari!
Aq e politizuar eshte e drejta jone per pension, sa gjyqtari ne vendimin e tij ben formulime qe vertetojne se ai ose eshte I pa afte,ose perdor per te gjithe ish ushtaraket formular te gatshme ,ose eshte I korruptruar!
Kur I drejtohemi gjykates,kerkojme qe drejtesine te na e jape ligji e jo maliqi!
Ne rastin tim per mua vendosi Eksperti gjyqesor,qe dha shifren me te ulet sipas urdherave te gjykatesit!
Ndersa llogjika me elementare e kerkon qe Eksperti gjyqesor duhet te zbatoje vendimin e gjykates duke bere vetem llogaritjet financiare,ndersa ne rastin tim ndodhi e kunderta:Gjyqtari mori vendimin pasi Eksperti beri llogaritjes ashtu sic I deshi gjyqtari!
Sic shihet problemet me pensionet e ish ushtarakeve nuk jane thjesht nje debi dhe aq, qe edhe mund te shfuqizohet,por nje shkelje e hapur e te drejtave tona KUSHTETUESE nga nje shtet I pa pergjegjshem qe na ka trajtuar si ARMIKUN e vet deri me sot!
Per keto arsye,e konsideroj takimin e zhvilluar nga ministri Klosi,nje show mediatik dhe kerkoj nga qeverija te marre seriozisht shkeljet ligjore qe na jane bere per 23 vjet rresht duke na demshperblyer sipas te drejtes kushtetuese e jo te na premtoje lemosha skandaloze!
Ceshtja jone nuk zgjidhet me krijimin formal te grupeve demagogjike te punes ,por me zbatimin e Kushtetutes te Republikes ,ne se shteti ka vullnet politik sic e ka patur per demshperblimin e ish te burgosurve te para 90-tes, qe ndonese vetem nje pjese e vogel prej tyre kane qene te denuar politike, megjithate nuk I detyroi ata per ta kerkuar pafajesine ne rruge gjyqesore sic na e kane kerkuar ne ish ushtarakeve!
Se ku do t’I gjeje leket shteti,ate e di ai vete:
-Atje ku I gjeti per ish te burgosurit,per borxhet e pa paguara te bizneseve dhe se fundi,kemi te drejte t’I kerkojme shtetit shqiptar qe edhe ne ish ushtarakeve na takon te perfitojme pjesen tone nga pasuria kolosale e ushtrise popullore si pjestare te saj ashtu sic perfituan te gjithe punonjesit e nderrmarrjeve,kooperativistet,fermeret,shitesit e dyqaneve,traktoristet,kombajneret,shoferet etj !
Zoterinj sundimtare!
Arsyeja e vetme qe ju na keni trajtuar per 23 vjet si kulake eshte jo vetem urrejtja qe keni patur dhe keni per shtresen tone te ish ushtarakeve,por edhe se me kete masakrim te te drejtave tona kushtetuese,ju keni dashur te ndreqni imazhin tuaj te anti komunistit para perendimit duke na bere ne indirekt si pergjegjesit dhe fajtoret e te gjitha fajeve qe paska bere sistemi socialist para 90-tes!
Po te ishte ndryshe,ju nuk do te na hiqnit per 23-25 vjet buken e gojes se femijve tane,perkundrazi, do te na trajtonit denjesisht si te gjithe ish ushtaraket ne Europe dhe Nato!
o shoku Kapter i diktatures
po kjo bote keshtu eshte , kush zbret e kush ngjitet
po nuk ka gje se ndihesh pak kulak sot ,mos u qaj ,je kulak me internet ,dhe ministrin e ke nga sera jote
pini ndonje turke me pak ,se eshte kohe kursimi , premtojini votat perseri , partia mbi te gjitha
ju dhe bar hani ,po parimet nuk i shkelni
tani ,nga pak qe lexova nga kjo flleterrufeja jote
ti do nga shteti 4.5 milione leke te reja ??
po pse mos je gje i pushkatuar ti ?? po ti lesh ke tjerrur kot duke ruajtur shqiptarin nga …shqiptari ,ne nga armiku na ruante bunkeri
ju nuk jeni armiq jo , ju doni kap prej leckash me gjithe cizmet e zborit dhe duheni mbyllur ne psikiatri
me ndihesh dhe kulak ti morracak ,mu hiq na syte dhe laje ate gojen enveriste ,behu gati se po vjen Saliu do jua heqi dhe ate pensionin se kot e merrni dhe ate
sa per artikullin ,se nuk te lene keta torollaket
je lodhur kot Bedri ,e ke shkruar ne panik e siper ,me shume shpejtesi .nuk ka sindrome Prishtine ketu
keto jane veze qe ngrohu EDveri jot
“nuk jam as prokuror as gjykates ”
nuk sillesh dot mire me ujkun duke shpresuar qe per sjellje te mire nuk do te haje …dhe ju duheni ngrene me gjithe lecka …..
nuk keni koh te beni shtet juve jo
ju jeni ne krize per kolltuk per vete
ca zarbo e kelysha qelbesirash ,qe nuk dihet kush i financon ,si gjithmone nga soji i felliqur nga kane rrjedhur ,ne momentet me delikate ,ne dem te ketij vendi ,ata vuajne per karrige
dikur dhe gjyshi keshtu beri ,dhe se ka ber vetem nje her ,e beri me Lef Nosin , e beri me ata qe i shpetuan koken nga gjermani Muzhaqi , e beri me Cabejin e madh ,
po ne fakt veten te vrisni ,tamam si biroja qe nuk ngeli asnje gjalle , se rruge tjeter per tu hequr sysh nuk ngelet me ju .
Eh,more Sorre e Zeze!
Po kete desha dhe une qe te pranoje edhe ti,qe ky sistem eshte i njejte me ate qe te shpalli ty kulak,por me kah te kundert!
Pra ky eshte FASHIZEM I ZI!
Dhe ajo qe eshte me kryesorja,qe vete ti e pranon se ky sistem fashist,nuk eshte demokratik,nuk eshte njerezor,por KRIMINAL,sa edhe ligjet e veta nuk i zbaton !
Ato 4.5 milionet qe me takojne dhe qe t’i m’i pergojon, nuk i kerkoj une por m’i jep ligji yt fashist,pra ne se nuk m’i jep, le ta heqin ligjin dhe ta shpallin se ky sistem eshte “DIKTATURE FASHISTE”,ashtu sic e shpallte burrerisht Enver Hoxha se sistemi i tij ishte “DIKTATURE E PROLETARIATIT”!
Por as kaq nuk e bejne dot se jane njerez me 2-3 fytyra!
Ne se une nuk paskam bere gje atehere,po ti ne burgje dhe internime cfare ke bere,o derdimen???
Po keto 25 vjet qe ke sistemin tend dhe qe u mburre se do e beje Shqiperine si Zvicra ,cfare bere ne fakt???
Dhe se fundi,ne se nuk paske zene mend nga denimet e SOCIALIZMIT,per cfare i shfryn urrejtjes tani?
Mos valle kujton se do te na mundesh e te na gjunjezosh?
Harroje o kelysh kolaboracionisti!
Ne te majteve nuk ka bir nene qe na gjunjezon!
Ti derdellit kot se edhe keto 25 vjet te majtet tradhetare kane sunduar,nga ata qe i shpetuian plumbit te DIKTATURES SE PROLETARIATIT,prandaj edhe na kane mohuar te drejtat tona,por mos harro se as te tuat nuk i ke mare!
Sodoqofte mbaje vath ne vesh:
-Kurre ne historine e ardhme te Shqiperise,nuk kane per te qeverisur te djathtet,sepse ne genet tuaja vlon gjaku i tradhetise dhe i bashkepunimit me ARMIQTE E Shqiperise!
Meqenese Sali Berishen nuk e con njeri para gjyqit per …….krime dhe genocid,atehere shpalleni………. HERO KOMBETAR!!
Te gjithe derrat nje turi kane!
Historia 25 vjecare tregon se tek ne behen dy lloje investimesh,rivale me njera tjetren.E para ,me synimin e mire ,per t’u zhvilluar ky vend.Investimi I dyte,per fat te keq me I madh ,per te kundershtuar te parin.
O Bedri Islami! Sindromi i Prishtines te ka marre perpara edhe ty, se ai sindrom “shqiptar” e ka pase marre perpara edhe Evropen moti kohe, kur ua pat hjeke zgjedhen Tita shqiptarve e shkojshin halamrukas neper bote! E edhe ti mendojshe se ai sindrom nuk mund ta marre Tiranen, ndersa sot po e sheh me syte e tu dhe tash ndoshta po e kupton me shume se kurre me pare se pushtusi jugosllav nuk ka mbjelle patate ne Prishtine po i ka mbjelle njerin pas tjetrit “shqiptaret” me te zeshem dhe me te medhenj!… Dhe nuk ju ben nder qe ti dhe te tjeret si ti t’u sherbeni atyne “shqiptarve” qe as dy gure bashke s’i lane e lere me se do te pranojne t’i lene bashke dy shqiptare!… Po kthjellnu njehere he u gjette e mira!…
DRENICA E KUQE
O Bedri Islamabat: Mesa duket je punesuar perseri me ardhjen e shokve tu ne pushtet,si spiun si dikur kur punoje te gazeta JETA E RE ne Shkoder o pukjan.
Po or maloku i Malesise se Madhe,te duket vetja me i zgjuar se Bedriu dhe na can trapin ketu cdo dite!
Haaaa; Me fal se turq .uti jeni te dy.