Sinjale nga Gjermania për Migjen Bashën

redaktor

Migjen Basha nuk po mund të rehatohet në Serie A. Në adresë të tij tani vijnë sinjale nga Gjermania.

Është skuadra nga Bundesliga 2, Eintraht Braunshvajg, që ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar të Torinos. Lajmi bëhet i ditur nga ‘transfermarkt.de’. Kontrata e Bashës me Torinon skadon në fund të këtij sezoni. Viti i ri duket se nisi mirë për lojtarin e kombëtares shqiptare. Mesfushori u grumbullua me Torinon për ndeshjen e parpët të vitit kundër Chievos, pasi qëndroi rreth nëntë muaj jashtë fushës, për shkak të një operacioni në këmbë. Rikuperimi dhe ftesa për t’u grumbulluar me ekipin ka ardhur pikërisht në ditëlindjen e tij, të cilën ai e festoi më 5 janar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *