Sinjalizuesit e korrupsionit

Dita

Çdo institucion publik që ka mbi 80 të punësuar dhe çdo subjekt privat që ka mbi 100 të punësuar është i detyruar me ligj që të krijojë njësinë e specializuar si organ të posaçëm me detyrën e shqyrtimit dhe hetimit të sinjalizimeve për rastet e korrupsionit.

Referuar ligjit të ri për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit, njësia përgjegjëse mund të përbëhet nga një ose më shumë persona, sipas përbërjes dhe strukturës së organizatës, të trajnuar posaçërisht në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve. Ngritja e kapaciteteve të duhura dhe njësive përgjegjëse për të trajtuar një procedurë hetimi të sinjalizimit është një detyrim ligjor për këto struktura. Sa i përket strukturës në subjektet private, do të jetë Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive ai që do të përcaktojë me udhëzim kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin e punonjësve të njësisë përgjegjëse në subjektet private. Çdo organizatë, e cila nuk krijon njësitë përgjegjëse brenda afateve ligjore, dënohet me gjobë në vlerën 100 000 lekë.

Sa i përket sinjalizmeve të jashtme pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, sinjalizimi i jashtëm do të nisë të zbatohet pas nxjerrjes së akteve nënligjore dhe vënies në dispozicion të burimeve financiare dhe njerëzore të nevojshme për krijimin e strukturës përgjegjëse për zbatim, por jo më vonë se data 1 Korrik 2016. Ndërsa sinjalizimi i brendshëm për subjektet private do të fillojë të zbatohet nga data 1 janar 2017.

Qëllimi i projektligjit është parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik dhe privat, mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës dhe nxitja e sinjalizimit të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit. Miratimi dhe zbatimi i kësaj nisme vjen edhe në kuadër të rekomandimeve të Komisionit Europian për luftën kundër korrupsionit.

Share This Article
3 Comments
  • ESHte e ertet qe ZOTI RAMA eshte nje eksperimentues me adminisfrimin e shqiperise por shume gjera nuk kane funksionuare dhe kane bere qe te korrigjohen ne nje kohe shume te shkuter sepse kane dhene efekte negatie si pershembull arestimet per nos pagimet e drites emerimet e te pa afteve ritja e taksave dhe mendimi se forca nderton shtet kur bashkbisedimet realizojne zgjidhjet me te drejta ( shohe nje ndryshim Midis BERISHES ne drejtim i cili shkateron ate qe ndertojme socialistet dhe bejne qe mos te funksionoj shtet kurse rama nuk lejon te punojne eksperte e afte por serilet qe mendimin e tij e trajtojne si mendimin e perndise dhe ne ende qe ta ndihmojne me sugjerime i rrisin veshet ) Historikishte nee nuk kemi asnje raste te ndimuare nga shtei izraelit por nuk kundershtojme ndihmen qe u kemi dene atyre gjate luftes se dyte dhe kontributi i tyre me kryejen e punes shembellore NE shqiper ka ndodhur nje fenomen qe shume shqiptare moren makina ne menyre te padrejte dhe solen shume aksidente ne te cilet viktimat ish

  • Shyqyr qe e paskan zevendesuar termin “bilbilfryres”! Jo per gje po ngjante shume me bibilefryres ose bibileshfryres…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *