Topi: Berisha më bënte presion për emërimet

editor

Ish-presidenti Bamir Topi gjatë bashkëbisedimit me një grup studentësh, ka deklaruar sot se i është bërë presion nga kryeministri Berisha për emërime dhe dekretime zyrtarësh të lartë në institucione të pavarura, por ai vetë ka refuzuar “të bëhet pjesë e pazareve” – sic u shpreh.

Aktualisht në pozicionin e kreut të Frymës së Re Demokratike, zoti Topi fajëson drejtuesit e partive të mëdha politike, për bllokimin e reformave qe mundësojnë Statusin kandidat për Shqipërinë. Kryetari i FRD apeloi për organizimin e procesit korrekt elektoral vitin e ardhshëm, duke shtuar, se nga Parlamenti burojnë të gjitha pushtetet në vend.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *