Sinusiti, si të dalloni 4 format e shpeshta të dhimbjeve të kokës

anazapta

Shumë sëmundje është vështirë ti trajtosh në kohë për shkak të neglizhimit që bëhet me mbipërdorimin e qetësuesve pa kriter. Ky fenomen i gabuar ndodh shpesh edhe me dhimbjet e kokës, të cilat në pjesën dërrmuese trajtohen me anë të një aspirine apo paracetamoli. Por, me të kaluar dhimbja gjithçka harrohet. Për shkak të këtij mentaliteti të gabuara, i cili fatkeqësisht është mbizotërues  në pjesën më të madhe të popullatës, shumë persona janë përballur me ndërlikime serioze si rrjedhojë e sëmundjes që njihet ndryshe si sinusit, ose siç i thuhet në zhargonin e përditshëm sinozit. Në përgjithësi dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga gjendjet gripale, ftohja, etj. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia Ilda Xhelili tregon se si duhet të kujdesemi për dhimbjet e kokës, në mënyrë që të parandalojmë sëmundjen e sinusitit. Në rast se neglizhohet trajtimi, atëherë edhe ndërlikimet që shfaqen janë alarmuese pasi mund të çojnë drejt prekjes së rëndë të cipës së trurit. Në vijim gjeni të detajuara format më të shpeshta të kësaj sëmundje, dhe këshillat që duhet të zbatoni për pakësuar pasojat negative në shëndet.

 

Cfarë është sinusitis ?

Sinusiti është inflamacion (infeksion) i sinuseve (hapësirave, gropëzave që rrethojnë hundën.

 

Po sinuset çfarë janë ?

Sinuset janë hapësira, gropëza të mbushura me ajër brenda kockave të fytyrës sonë dhe që hapen deri në zgavrën e hundës. Ato janë të veshura me të njëjtën membranë si ajo e hundës që quhet membranë mukoze. Kjo membranë prodhon sekrecione të quajtura “mucus”, që shërbejnë për të ruajtur të lagështa hapësirat e hundës, por shërben gjithashtu si barrierë për mikrobet e shumta. Ne kemi katër çifte kryesore sinusesh në fytyrën tonë : sinuset maksilare që ndodhen në dy anët e nofullës së sipërme, përkatësisht në mollëzat e faqeve, sinuset frontale që ndodhen në të dy anët e ballit mbi vetull, sinuset etmoidale janë sinuse më të vogla dhe ndodhen prapa urës së hundës dhe sinusët në formë pyke (sfenoidale) dhe që ndodhen prapa syve. Pikërisht infeksioni i mukozës së sinuseve shkakton simptomatologjitë e njohura të sinusiteve.

 

Duke u ndalur tek paraqitja klinike, në çfarë formash shfaqet sinusiti?

Sinusitet sipas paraqitjes klinike i klasifikomë në katër grupe: “Sinusite akute kur sëmundja fillon shpejt dhe mund të paraqitet si formë e lehtë ose e rëndë, sinusitis periodik akut kur kemi të bëjmë me katër ose më shumë episode të veçanta sinusitis akut që ndodhin brenda një viti, sinusitis subakut që është një infeksion që zgjat midis katër dhe dymbëdhjetë javësh dhe përfaqëson në fakt një tranzicion midis sinusitit akut dhe kronik, së fundi kemi sinusitet kronike kur shenjat klinike i kalojnë të dymbëdhjetë javët”. Të gjitha këto lloje të sinusiteve kanë simptoma klinike të ngjashme duke qenë shpesh të vështira për t’u dalluar. Më shpesh në praktikën e përditshme hasim sinusitet akute. Afërsisht rreth 90 për qind e të rriturve kanë kaluar një herë në jetën e tyre sinusit akut.

 

Po cilët janë shkaktarët e sinusiteve ?

Të gjitha llojet e sinusiteve kanë si shkaktarët më të shpeshtë të tyre viruset, bakteriet, mykrat, por edhe alergenët e shumëllojshëm. Pothuajse të gjithë njerëzit që kalojnë një nga llojet e sinusiteve kanë në historikun e sëmundjes së tyre një sindromë gripale ose gjendje ftohjeje siç e përdorim zakonisht. Gjatë këtyre gjendjeve kemi edemë (ënjtje, fryrje) të mukozës së hundës duke vështirësuar deri në bllokim rrugën e ajrimit për në sinuse. Këtë gjë mund ta provokojnë mjaft mirë alergenë të ndryshëm, si për shembull bari, polenet e luleve të ndryshme, detergjentet shtëpiakë që shkaktojnë edemë të mukozës së hundës e më pas sinusit. Po ashtu polipet e hundës (mishi i huaj në hundë) mund të shkaktojë sinusit pasi kemi kufizim deri në bllokim të ajrimit të hundës dhe sinuseve. Po ashtu edhe në rastin e situatave të ndryshme shëndetësore apo deviacionet e murit ndarës të hundës (septum nasal) mund të zhvillohet sinusitis.

 

Cilat janë shenjat më të shpeshta klinike që shoqërojnë shfaqjen e sinusiteve?

Shenja më e shpeshtë dhe pothuaj e njohur nga të gjithë është dhimbja e kokës, si në sinusitet akute ashtu edhe në ato kronike. Kjo shoqërohet edhe me dhembje të fytyrës pikërisht në varësi të lokalizimit të sinuzitit. Për shembull në rastin e sinusitit frontal dhimbja është mbi vetullat, në ballë, në rastin e sinusitit maksilar dhimbja për qëndrohet mbi mollëzat e faqeve, në sinuzitet etmoidale dhimbja përqendrohet prapa zgavrës së hundës dhe kur kemi sinusite sfenoidale kemi dhimbje prapa syve. Dhimbjet janë të forta në formë presioni, shtypjeje, zakonisht fillojnë në njërën anë dhe pastaj përparon në të dy anët. Dhimbja e kokës shoqërohet me shkarkime sekrecionesh të trasha, me ngjyrë të verdhë ose jeshile, mund të ketë rrema gjaku dhe janë me erë të keqe. Dhimbjet kokës mund të ngatërrohen edhe me migrenën, por sinusitet në përgjithësi shoqërohen me sekrecione të trasha nasale, ndërkohë që kjo mungon te migrena.

 

Në rast se prania e kësaj sëmundje nuk trajtohet që në stadet e hershme, cilat janë ndërlikimet shëndetësore që shfaqen tek pacienti?

Sinusitet janë patologji që duhen trajtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm nga mjeku përkatës sepse edhe ndërlikimet janë problematike. Afërsia e madhe që kanë sinuset me trurin, veçanërisht ato frontale dhe sfenoidale e bëjnë të lehtë pushtimin e trurit nga mikrobet. Ato shkojnë atje nga sinuset me rrymën e gjakut ose edhe drejtpërdrejt me përhapje kockore. Mund të kemi për pasojë meningite (infeksion të cipave të trurit), encefalite (infeksione të vetë trurit) apo deri në abcese trunore (vatra qelbi në zona të ndryshme të trurit). Gjithashtu mund të kemi infeksione të syve deri në verbim. Ndër komplikacione të tjera mund të përmendim osteomielitin e kockave përkatëse (infeksioni i kockave), infeksioni i enëve të gjakut (flebitis) shoqëruar edhe me trombozë (tromboflebitis)

 

Terapia trajtuese

Kjo i takon mjekut specialist, por në vija të përgjithshme terapia kërkon antibiotikë, qetësues dhimbjesh, në varësi të rëndesës edhe kortizonikë apo ndërhyrje kirurgjikale. Sa më shpejt të fillojë mjekimi i duhur aq më të pakta janë edhe komplikacionet. Përgjithësisht sinusitet trajtohen mjaft mirë nga mjekët tanë dhe prognoza e përgjithshme është e mirë. Sigurisht që edhe pacienti duhet të paraqitet në kohën e duhur dhe në asnjë rast të mos neglizhohen shenjat klinike që përmendëm më sipër.

 

Parandalimi

  • Si për të gjitha infeksionet e tjera do të rekomandoja së pari shmangien e ambienteve të mbipopulluara dhe me tym duhani. Të konsultoheni vazhdimisht me mjekët tuaj në rastin e gripërave, virozave të ndryshme apo komplikacioneve të tyre.
  • Përdorni sa më shumë çajra të ngrohtë dhe lëngje gjatë kësaj periudhe, shmangni sa më shumë të jetë e mundur faktorët tuaj alergjizues.
  • Kujdes kur hundët janë të bllokuara. Ato duhen lagur vazhdimisht me ujë fiziologjik i cili merret i gatshëm në farmaci. Por, ai mund të përgatitet edhe në kushte shtëpie. Merret një lugë çaji sodë buke, dy lugë çaji kripë gjelle dhe zjehen me një litër ujë. Lihet të ftohet dhe përdorët me shiringë për të lagur mukozën e hundës duke ndihmuar kështu në rrjedhjen e sekrecioneve.

 

 

Këshilla

Evitoni diellin në pikun e vapës dhe te ftohtin.

Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë

Përdorni sa më shumë ushqime me fibra

Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit

Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta

 

Adoleshentët të rriskuar

Thuhet se problemet me sinusitin shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, mandej bëhen më të rënda rreth moshës 25-vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë është shumë e vështirë të kesh probleme me sinusitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Sinoziti nuk është i trashëgueshëm dhe në pjesën më të madhe të rasteve është kronik deri në fund të jetës.

 

Share This Article
9 Comments
  • a ka mundsi prej sinusit te behet hunda jash ne form te ajt te rrumbullaket mua ne dy vende eshte aj edhe ne anen e djath perfuni syrit ngat devijimit te hundes se kam probleme me sinuset me dy anet jan te mbushura me qelb per momentin jam tu perdorur antibiotik

  • Persh!
    Ka gati 2 muaj qe ne te shumten e rasteve kur marr fryme me unde ndjej nje ere si te pluhurit ose te mykut ne unde e dhe kur marr edhe kur nxjerr me unde.
    Ka dite kur me enjten pjeset anash fytyres dhe nuk e mbaj dot koken poshte pasi kam ndjesi te perziera dhe me vjen per te nxjerre.
    A mund te me tregoni ju lutem dicka.

  • Po kam problem me frymarrje kam qen disa her tek mejku se kam qen ne gjendje te keqe smujsha mu ngi frym dhe si shkojsha tek mejku me kalojke fryma por dhe eshte nje budallak harroj nganjher me mor frym krejt mos ndoshta qe kam problem me frymarrje eshte shkaku i sinusit kam ber dhe testin e frymarrjes gjith ne rregull ka qen

  • pershendetje kam qesa dit dhimje syri er te keqe ne hund me shok ajo aroma te posht jam ejtur pak nga njera an kjo ishe si pasoj enj gripi mandej gripi me kaloj.kjo jo pome thojn jan sinust mundet dikush mem ndimu

  • Me falni kam mamin tim qe sod ne ora 22 ju ka aj balli edhe ngat veshve ju kan aj ju ka ba si me pas diqka mrena jan te fryra edhe syt ju kuqen edhe ju pihet balli kam frik se mos po perkeqsohet gjendja me shum kemi qen te mjeku sod po veq infuzion i ka qita keni ndonje propozim te cili mjek mujm me jam nga ferizaji

  • Pershendetje.para 7 viteve kam hequr nje dhemball e cila me shkaktoj shum probleme me len rrenj brenda dhe nderkoh ne qepen se me plani emoragji. Me pas ajo me mblodhi nuk Isha ne dijeni pasi nuk ndjeja asgje,kam vajtur per vizit kur me kan par me kan then qe nuk kam qen mir me derguan ne tr dhe atje me operuan kisha shum infeksjon aq sa me ka demtuar kocken rreth syrit dhe hundes sot mbas 7 vitesh ndjej shum dhimbje te kokes syrit hundes dhe plaga me dhemb.a ka kjo lidhje me sinusin? Mjeku qe me operoj me tha qe do me linte me pasoj por nuk e di cfar esht,pres pergjigje tuaja nese keni ndonje informacjon.ju falenderoj

  • Pershendetje.para 7 viteve kam hequr nje dhemball e cila me shkaktoj shum probleme me len rrenj brenda dhe nderkoh ne qepen se me plani emoragji. Me pas ajo me mblodhi nuk Isha ne dijeni pasi nuk ndjeja asgje,kam vajtur per vizit kur me kan par me kan then qe nuk kam qen mir me derguan ne tr dhe atje me operuan kisha shum infeksjon aq sa me ka demtuar kocken rreth syrit dhe hundes sot mbas 7 vitesh ndjej shum dhimbje te kokes syrit hundes dhe plaga me dhemb.a ka kjo lidhje me sinusin? Mjeku qe me operoj me tha qe do me linte me pasoj por nuk e di cfar esht,pres pergjigje tuaja nese keni ndonje informacjon.ju falenderoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *