Sipas nenit kushtetues, Arta Markut i lëkundet edhe karrigia në KED

J L

Karrigia e Arta Markut në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi mund të jetë juridikisht e lëkundur pas lënies së detyrës si drejtuese e organit të akuzës nga ana e ish-Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Shorti i hedhur nga Presidenti Ilir Meta e rizgjodhi Arta Markun si anëtare të KED-së nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme, pak orë para se Parlamenti të votonte Olsian Çelën si Prokurorin e parë të Përgjithshëm të vendit pas reformës në drejtësi.

Neni kushtetues që përcakton se në përfundim të mandatit dhe me kërkesë të tij, kryeprokurori rikthehet në vendin e mëparshëm të punës, ose gjyqtar në një nga Gjykatat e Apelit i heq Arta Markut statusin e prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme.

Para se të votohej nga mazhoranca në dhjetor të 2017 si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ishte drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës.

Kjo do të thotë se me përfundimin e detyrës si kryeprokurore, asaj i lind e drejta që të kërkojë të njëjtin vend pune, ose të emërohet gjyqtare në një nga gjykatat e Apelit të vendit.

Kjo do të thotë se as me zgjedhjen e parë dhe as me zgjedhjen e dytë, Arta Marku, të paktën sipas Kushtetutës, nuk mund të përfaqësojë Prokurorinë e Përgjithshme në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Nëse ajo do të largohet nga ky Këshill, atëherë vendi i lënë bosh do të merrej nga Bilbil Mete, si anëtar zëvendësues i KED-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, i zgjedhur nga shohrti i hedhur nga Presidenca më 5 dhjetor.

j.l./ dita

 

Share This Article
7 Comments
  • e çar mendoni ju se do të ndodhte??
    akoma nuk e keni kuptuar se limoni hidhet pasi i shtrydhet dhe pika e fundit??
    akoma nuk e kuptoni se ka limona të thartë sa të duash për tu shtrydhur??
    do të shtrydhet dhe tjetri,e më pas tjetri!!
    jemi popull AGURIDH që nuk mëson KURRË!!
    shikoni foton kur dobiçi i tironës i “dhuron çelsat e shtëpisë “një familje!!
    të gjithë buzët vesh më vesh!
    përse ndodh kjo??
    sepse ndërgjegjia sociale është përtokë!!ata të shkretë thonë ” e siguruam bythën tonë”!?të tjerët duhet të kujdesen për të tyret!!
    të tjerët,bythëzbuluarit,qeshin gjithashtu sepse kujtojnë se mund të kenë fatin që të preken nga dora e mbrEDIT,dhe kështu vazhdon nënshtrimi i popullit “trim” shqiptar!kështu nënshtrohet populli “liridashës” shqiptar!!
    popull liridashës është ai që nuk shikon vetëm lirinë,mirqënjen,bythën e tij persoale,por lirinë mirqënjen bythën e të gjithëve!!
    akoma jemi shumë larg të kuptuarit se kur shikojmë vetëm interesin tonë,nuk jemi të lirë!jemi vetëm skllevër që kujtojnë se janë të lirë!!
    kështu dhe kjo palaçoja femër që kujtoi se kapi retë me dorë!!
    i njëjtë dhe ky që kujtoi se “ja futi” kësaj të reve!!
    por harrojnë të dy palët se “retë e kapura me dorë” janë koqet e dobiçit që jua jep për të luajtur njëfarë kohe!

    • Kjo nuk ishte limon vëlla. Një debile komplet që rrezik dhe burri do e nxjerr nga shtëpia.Mësim për të tjerët që shkojnë bedel.

  • Gazeta DITA:

    Na e hiqni sysh kete BEDELE te pacipe te Edvin Droges qe pergatiti me dashakeqesi dhe paramendim termetin me te madh ne Shqypni:

    TERMETIN E PANDESHKUESHMERISE PUSHTETARE

  • Artes i tundet karriga po nuk tund bythet kete ta marin vesh gjithe bota, kaubojsja tani do bej drejtesi, dy vjet gjume

  • Zonja Marku, ka kene balta ideale me mbylle birat e qeverise shkerdhate. Tipike cope mish me dy sy, pa ndonje aftesi profesionale vec asaj te kenurit nje contadina ambicioze qe kerkon protagonizem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *