Sipas Preçit, Edi Rama është… seksi

Dita

Mbrëmjen e së enjtes, Preç Zogaj, mori pak kohë nga programi televiziv “Opinion” për të folur pak për mënyrën se si po bënë fushatën Edi Rama. Zogaj, si një nuhatës i mirë i erotizmit, dhe si një burrë qejfli ka parë diçka në diskursin publik të kryeministrit që sipas tij është e gabuar.

“Rama e ka bërë refren t’u kërkojë votën grave në përgjithësi dhe atyre demokrate në veçanti me një lumë komplimentesh për kthjelltësinë dhe epërsinë e tyre në krahasim me burrat, me lajka pa fund për forcën e tyre sunduese “kur mbyllet dera”, me batuta dykuptimëshe, politiko-erotike, të tipit “gratë e gjejnë më shpejt drejtimin e duhur”, me cilësime të tjera të zhargonit popullor, siç është ai që e quan zonjën e shtëpisë “ministre të brendshme”, police të familjes me fjalë të tjera, një përcaktim me lustër shakaje, por në thelb fyes që një kategori burrash e përdorin për t’u shtirur sikur janë shërbëtorët kokulur të grave të tyre dhe një kategori grash “të emancipuara” e tundin me mburrje si medalje trimërie”.

Më tej, Preçi theksoi se Ramës i duket vetja seksi kur flet për kësi gjërash, sipas tij Rama futet në dhomën e gjumit të njerëzve dhe u kërkon grave t’u mbushin mendjen burrave për të votuar për të… Por komentuesit i sugjerojnë Zogajt të marrë çiftelinë e të luajë ndonjë etyd. Në fakt me këtë punën e nuditetit dhe seksit Rama i ka fituar një palë zgjedhje, kështu që demokratët e rinj dhe të vjetër duhet t’i gjejnë ndonjë marifet tjetër “Piktorit”.

Share This Article
4 Comments
  • Ben gabim Prec,ne dhomen e gjumit te njerezve ekskluzivitetin per t’u future dhe pergjuar e ka vetem njeri,,,shefi dhjeraman I nahijes shqup-se.Nuk mund te lejohet t’i hiqet ekskluziviteti zagarit nuhates te carcafeve te botes;eshte e padrejte,eshte i pankonkurrueshem,,,,besoj per nja 50-vjet te tjera.

  • Zogaj eshte nje njeri i nje qind flamureve. Si nuk ka respekt per vehten dhe shitet kaq lire dhe shemtuar. Gjermanet thone : “Man kann alles essen, fast alles trinken und NCIHT alles wissen.” ( njeriu mund te haje gjithshka, te pije pothuajse gjithshka, por nuk i di te gjitha ).
    Zogaj na eshte bere si “xhaxhi Enver” qe dinte gjithshka dhe shkaterroi Shqiperine.
    Per mua Zogaj, ky njeri i njeqind flamureve, nuk duhet thirrur me neper panelet televeizive shqiptare. Une per vete, kur e shof neper panele, nderroj programin televiziv se ma shpif dhe ofendon “inteligjencen” time modeste.
    Nga ana tjeter me vejn keq per te, ndoshta ka Probleme ekonomike dhe eshte i detyruar te haje nga “kazani” i supes se Sales, helbete jane te dy nga veriu.

  • Preci don te thot se gruaja e tij nuk eshte “ministre e brendeshme “ne shtepi. Kete e thote kur eshte pa pranine e gruas. Beni nje prove ,dhe e pyesni kur te jete i shoqeruar me gruan se si do te belbezoi e jo do flasin…e kjo eshte aq e vertet,e jo vetem te Preci ,po ne 90% te burrave. Sundimi i grave mbi burrat ka qene eshte e do jete . Edhe udheheqesit e shtetiit,qe u japin mendim popullit,ne shtepi degjojne grate,per mos thene qe rrine gatitu……Ndaj ,o Prec, Rama ka then nje te vertete .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *