Sipas shkencëtarëve kjo është femra më e bukur në botë

Ornela

Shkencëtarët janë të sigurt se e kanë zbuluar femrën më të bukur në botë. Simetria e fytyrës ishte faktori kryesor për marrjen e këtij “vendimi”.

Sipas tyre, fytyra e saj është e përsosur. Fjala është për Florence Colgate dhe ajo vjen nga një qytet i vogël në Britani të Madhe.

Colgate punon në një dyqan peshqish dy ditë në javë. Bukuria e saj ishte zbuluar në një garë në të cilën ajo kishte marrë pjesë – garë për fytyrat më të bukura të Britanisë.

Ajo kishte dërguar një fotografi të fytyrës së saj pa grim dhe i kishte tërhequr më shumë se 8,000 njerëz me bukurinë e saj.

Thuajse të gjitha që kishin marrë pjesë në këtë garë kishin pasur ndërhyrje kirurgjike dhe ishin eliminuar nga gara.

 

Share This Article
1 Comment
  • E pashe me vemendje dhe verej jo nje simetri perfekte buza e siperme ne krahun e majte gjate te qeshures dhe kur flet shkon me larte se e anes se djathe persa i perket simetrise dhe jo tipare per tu quajte femra me e bukur ne bote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *