Detyrimi që qeveria në ikje u ka bizneseve shqiptare dhe të huaja që kanë kryer punë për të është i jashtëzakonshëm. Që tani bizneset kanë filluar të ngrenë zërin dhe shqetësimet e tyre. Disa përllogaritje të bëra nga vetë sipërmarrësit dhe shoqatat që i përfaqësojnë flasin për një shumë rreth 280 milionë euro. Ky është një detyrim që qeveria e shtatorit duhet realisht ta konsideroje si parësor, për arsyet e mëposhtme. Së pari, është detyrim ligjor, qeveria ka përfituar pa paguar akoma mallra, shërbime dhe punime, investime publike. Nga ana tjetër dhe më e rëndësishmja, çdo vonesë në pagimin e detyrimeve të prapambetura e përkeqëson krizën e likuiditetit të bizneseve duke i çuar ato drejt një falimentimi, çka sjell pasoja të rënda në ekonomi. Shlyerja e detyrimeve, qoftë edhe nëpërmjet një liste apo grafiku pagesash, lejon njohjen e plotë të tyre dhe të nivelit real të defiçitit dhe borxhit publik, duke i bërë transparentë këta tregues të rëndësishëm për stabilitetin e financave publike. Mosnjohja dhe mospagimi i detyrimeve të prapambetura pengon saktësimin e situatës kritike dhe vështirëson përllogaritjen e saktë të shkallës së ndërhyrjeve. Dëmi që po kryhet është shumë i madh tashmë. Mospagesat qeveritare, qoftë edhe të përkohshme, kanë rritur efektin zinxhir të borxheve të biznesit privat ndaj bankave, bizneseve të tjera dhe ndaj punonjësve për pagat, përfitimet dhe sigurimet. Zgjidhja e këtij zinxhiri sjell efekte pozitive në pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, ul nivelin e kredive të këqija, ul përmasat dhe koston e financimit nga tregu informal, çka lehtëson financimin e ekonomisë. Qeveria e shtatorit synon ringritjen e ekonomisë, kërkon rritjen e kërkesës së përgjithshme në ekonomi, e cila lehtësohet apo pengohet edhe nga kostoja e parasë në ekonomi, sidomos kostoja për sektorin privat. Ndaj sot bankat qendrore në shumë vende janë duke aplikuar politika monetare jokonvencionale të mirëkuptuara për situata jonormale. Nga uljet e kostos të parasë nga Banka e Shqipërisë kemi ulje të interesave të instrumenteve të borxhit të qeverisë, sidomos për bonot e thesarit. Ndërsa pak ose shumë pak janë ulur kostot e larta të kredisë për individët dhe bizneset. Pagesat e detyrimeve të prapambetura nëpërmjet bonove apo obligacioneve do bëhej me kosto të ulët, kosto të bonove të thesarit aktualisht variojnë nga 4-6 për qind. Ndërsa kostoja e kredive që paguajnë kompanitë private që janë në krizë likuiditeti nga mospagimi i buxhetit, është deri në 10 për qind dhe bashkë me penalitetet dhe kamatëvonesat, është rreth 2.5 herë më e lartë. Nuk është mirë për ekonominë të financojë një borxh më të lartë me një përqindje 2.5 herë më të ulët. Qeveria ne rast se nuk vepron menjëherë, do t’i detyrojë kompanitë private që të financojnë krizën e tyre të likuiditeteve nga sektori bankar apo edhe nga ai informal dhe fajdet me një kosto edhe 300 për qind më të lartë se kostoja e bonove të thesarit. Zgjidhja e problemit akut të detyrimeve qeveritare të papaguara duhet të vijë nga një proces i kujdesshëm konsultimi i qeverisë së re me biznesin dhe shoqatat e tij, me bankat tregtare, Bankën Qendrore dhe ekspertë vendas e të huaj. Problemi është shumë akut dhe rrezikon të kthehet në një ortek shkatërrues për ekonominë shqiptare. Sinjalet e kuptimit të kësaj situate nga qeveria që merr mandatin e saj në shtator janë dhënë me takimet që ka ndërmarrë që në korrik, qoftë me përfaqësuesit e biznesit, apo bankat që operojnë në vendin tonë. Por në shtator sfida është konkrete në këtë fushë dhe kërkohen zgjidhje afatgjata për të mos cuar në një proces ngërci të mëtejshëm për sipërmarrjen.

Ja qaj hallin qeverise se re dhe kryesisht kryeministrit.Per kete secili nga ne duhet te jete mirkuptues dhe kontribues ne kuptimin qe te bejme me te miren aty ku punojme e jetojme,te respektojme ligjin,te evitojme pjesmarrjen ne korrupsion,etj,etj.
Sipermarrja ska pse ti thot SOS Qeveris por ti thot vet vetes.Dhe ne shtepi nuk mer borxh te dyt pa lar te parin ose nuk jep po spate marre kto i di edhe nje i pa shkolle.Ndersa ndermarrje apo te quajtura firma pronar nete shumten e rasteve me 8 klase.gje e cila ka nxitu te punojne ne kete menyre edhe ndermarrje qe drejtohen ngakompetent.mendoj qe qeveria te rivlersoj punen e tyre dhe ti paguaj brenda mundsive per te mos i falemtuar,GJe te cilen e meritojne per te ven mend si te punojne ne te ardhmen qofte ne mardhenje me qeverine apo partner te tjer privat,per tu larguar nga mania e pasurimit brenda muajit larg korrupsionit , tendareve me pagese ne dore e pagesave ne %,punve pa standarte larg fushatave elektorale,larg partive politike,por punve e biznesit te ndershem.
Po ku ishit mor bythlepirsat “biznesmenet” qe nuk folet kur ishte berish krimineli ne qeveri.
Ba me ken si Edi Rama asnje lek nuk ju jap sepse keni marr te gjitha fondet me korrupsion prandaj merrjani berishes se ka lek boll
-Bisneset e kane ngritur zerin,por mediat shteterore kurre se kane paraqitur si problem..,se si lejonte i makuti sovran, pjella e tyre..dhe gjarperinjte rreth tij.
Po ca faj ka qeveria ere .se gjeti saliu budallenj e i genjevi.qeverha ere tju thot kur te kem do tja u jap .ose kur te vij prap saliu ne pushtet tja ukdhej leket.
ketyre sipermarseve dallkauker ,edi rama te mos u jap asnje lek.saliut ja dhane leket atij tja kerkojne
Rama s’ka perse t’ju ktheje gje.Keta, sipermarres le ta hedhin ne gjyq Berishen dhe le t’i marrin pronat dhe pasurine qe ka vene nepermjet ketyre sipermarresve,por edhe keta supermarres kane vene para te piste duke bashkepunuar me Berishen dhe klanin e tij.
Mendoj,qe qeveria e re duhet t’ia japi ketyre gjynahqareve,leket qe kane shpenzuar,per rruget,e Saliut,per shkollat,per … per…por me nje kusht;
Te dalin e te deklarojne sa % e ketij fondi qe moren tenderin ja kane dhene…ministrave,drejtoreve….partive dhe cileve,kush ka qene sekseri,ku ja kane dhene,etj,etj,ne te kunderten asnje lek dhe le te falimentojne.Kete gje qeveria t’ia beje te ditur edhe per tenderat qe do japi,qe te gjithe ryshfetet,%,per marjen e tenderave,ti filmojejne,ti dekumentojne,dhe ti denoncojne…DO TA DEGJOJME KETE URDHER NGA EDI RAMA MINISTRAVE KUR TE MARIN PUSHTETIN? DO KERKOJE MILETIT EDI RAMA QE KETO FENOMENE TE DENONCOHEN NGA TE GJTHE? NE HESHTJE PO PRESIM.RILINDJA KETU FILLON.
Do te ishte normale qe Qeveria e re Te njihte borxhin ndaj sipermarrjes private,por kjo vetem ne kushtet kur ajo pason nje qeveri parardhese normale.
Dihet qe shumica e tenderave jane fituar nga te perkedhelurit e qeverise Berisha
Borxhi duhet te negociohet. shembull jane Greqia,Spanja ,Portugalia etj.Kapitalizmi njeh dhe humbjen kur ben bisnes me shtetin.
Te behen shembull qe te maten kur bejne biznes me shtetin
Dakort me otton, por shtoj se edhe dikush duhet te paguaje. Pas analizes se krijimit te detyrimeve, do dale edhe kush eshte fajtori, dhe se kush do demshperbleje. Ne se ka biznese, qe kane perfituar padrejtesishtr tendera, qe kane prere fatura te mbingopura, qe nuk u pergjigjen cilesise se punimeve etj., sigurisht qe nuk u ka kush borxh. Po ashtu, edhe ne se detyrimet nuk jane shlyer per faj te ndonje pushtetari, I cili ka patur hallin e rushfetit te vet, duhet te jete po ky qe duhet te paguaje.
Asnje lek nuk u takon firmave qe punuan me leket e tyre, duke bere rruge elektorale qe si kane perfunduar akoma, por i kane lene si lopa bajgen. Shikojeni nje Lot te superstrades prane kavajes se si eshte shkaterruar asfalti i palidhur mire me nenshtresat, duke shkaterruar makinat. Cfare fondesh kerkojne, kur punuan me fondet e tyre ti benin qejfin Bajges, se kujtonin se do merrte pushtetin prape. Keto firma u futen vete ne kete valle elektorale. Vetem GENER 2, e qeverise, morri fonde sa deshi dhe filloi ta perfundoje LOTIN e vet te superstrades.
Pa u bere kontrolli i imtesishem me specialiste te ndershem, i te gjitha punimeve mizerabel qe kane bere keto firma, nuk duhet te marrin asnje cent. Ti konfiskohet pasuria Berishes dhe Bashes dhe te shlyhen Firmat. Mjaft pagoi Populli. Edi Rama, kujdes me fondet publike!!!!!!!!
Populli eshte mbas dere dhe degjon e shikon.
Qeveriq e Re e Edit nuk ka pse te paguaj tenderat qe ka bere Saliu si dhe vjedhjet qe kane bere keta qeveritare grabitqare ne bashkepunim me sipermarresit qe kane rene dakort per ti dorovitur keta pushta dhe per te vjedhur edhe vete firma “fityese”. Me qeverine qe kane lidhur kontrate eshte percaktuar edhe afati i shlyerjeve te ketyre investimeve te tej fryra dhe te merren me Sali Baben me 40 hajdute, se keta jane akoma ne fuqi, mos te mprefin dhembet per te kafshuar perseri financat e qytetareve qe po mbahen vetem me borxhe dhe bono thesari nga kjo qeveri kriminale. Cfare keni bere 8 vjet, jeni te kenaqur se keni bere pune me kosto per 2 lek dhe kerkoni miliona dhe me cilesi dhe standarte qe ju cojne direkt ne burg pa gjyq, plehra.