Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Siri, 20 të vrarë nga dy shpërthime
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Siri, 20 të vrarë nga dy shpërthime
Bote

Siri, 20 të vrarë nga dy shpërthime

redaktor
Published November 11, 2012
Share
SHARE

Aktivistë në Siri thonë se dy shpërthime me bombë njëri pas tjetrit, me një diferencë kohore dy minutëshe, pranë një postblloku ushtarak në Deraa, në jug të Damaskut, kanë shkaktuar sot të paktën 20 të vrarë.  Media shtetërore siriane fajësoi “terroristët” për sulmin, që shkaktoi gjithashtu “dëme tepër të mëdha materiale”, po sipas medias.

Shpërthimet ndodhin një ditë pasi partia kryesore e opozitës në Siri zgjodhi si udhëheqës një të krishterë. George Sabra u zgjodh dje në Qatar për të drejtuar Këshillin Kalimtar të Sirisë.

Zgjedhja e zotit Sabra vjen ndërsa Këshilli Kalimtar shqyrton mundësinë e përfshirjes bë një lëvizje më të gjerë të opozitës, për rrëzimin nga pushteti të Presidentit Bashar al Assad. Sipas një plani që është duke u shqyrtuar, nga grupi i zgjeruar i opozitës do të krijohej një qeveri kalimtare, por disa anëtarë të Këshillit mendojnë se pjesëmarrja në koalicion do të pakësonte ndikimin e partisë.

Kritikët po ashtu thanë se Këshilli Kalimtar është nën ndikimin e Perëndimit. Zoti George Sabra u zotua edhe sot se do të përpiqet t’i bashkojë grupet e opozitës. Agjencia Associated Press po ashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë pa kushte opozitën.

redaktor November 11, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?