Sulmet ajrore në Siri kanë lënë pas 28 viktima, të gjithë në radhët e civilëve.
Rasti u regjistrua në lindje të Damaskut. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se raketat janë hedhur nga forcat e regjimit mbi qytetin Douma, ndërsa në shënjestër ka qenë edhe qyteti tjetër Saqba.
Megjithatë, nuk saktësohet në sulmet në qytetin e dytë janë kryer nga forcat qeveritare apo ato ruse. “Njëra nga raketat ka rënë në afërsi të një shkolle në qytetin Douma”, ka thënë Abdel Rahman.
Muajin e kaluar ka pasur një përpjekje për arritjen e një marrëveshje 15-ditëshe të armëpushimit në mes të forcave të regjimit dhe militantëve, por bisedimet kanë dështuar. /Dita/

Evgjiterit sirian po tè mos mernin arratine rrugve te europes do ta kishin rezuar asadin me kohe….!Popull kot….