Siri, koalicion midis partive të ndryshme kundër ISIS-it

Saimir Lleshi

Kurdët janë bashkuar në një koalicioni për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Rrjeti televiziv Al-Xhazira shkruan se marrëveshja u arrit pas dy ditësh bisedime në qytetin al-Malikiyah, në verilindje të Sirisë.

Formimi i Këshillit Demokratik sirian u miratua të enjten në takim, i cili u ndoq nga Partia e Bashkimit Demokratik (PYD), grupi më i madh kurd, dhe krahut të saj të armatosur, YPG.

PYD nuk u ftua në një takim të veçantë të opozitës siriane që u mblodh në kryeqytetin saudit, Riad të enjten.

Në përbërje të koalicionit janë edhe grupe të vogla të krishterësh arabë të armatosur në këto zona. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *