Asistenti zanor i Apple, Siri, ndryshon motor kërkimi. Nga sot do t’u japë përgjigje përdoruesve të vet nëpërmjet Google në vend të Bing, motorit të kërkimit të Microsoft.
Kompania shpjegon për faqen TechCrunch që kjo zgjedhje është diktuar nga dëshira për të bërë bashkë përvojën e përdoruesve me atë të programit të saj për të lundruar online, Safari, i cili prej vitesh përdor Google si motor kërkimi.
Marrëveshje 3 miliardë dollarë
Lëvizja mund të jetë rezultat i një marrëveshje të arritur këtë verë, në bazë të së cilës Google do t’i paguajë 3 miliardë dollarë Apple (1 mld më shumë se në vitin 2014) për të mbetur motori i kërkimit në iPhone dhe iPad.
“Me Google dhe Microsoft – nënvijëzon Apple – kemi marrëdhënie të forta dhe mbetemi të angazhuar për t’u ofruar konsumatorëve përvojën më të mirë të mundshme”.
Microsoft e cila drejtohet nga Saya Nadella, bëri të ditur për TechCrunch se do të vazhdojë bashkëpunimin me Apple. Ndërsa Bing do t’i besohet kërkimi i imazheve me Siri.
