Siria akuzon Turqinë se ka lejuar hyrjen e ushtarëve të saj dhe mercenarëve brenda territorit sirian, por Ankaraja i mohoi akuzat.
Ministri i Mbrojtjes Ismet Yilmaz tha edhe një komision parlamentar se nuk është diskutuar opër vendosjen e trupave në Siri. Në letrat e ankesës në OKB, Siria akuzoi Turqinë për lejimin e rreth 100 “ushtarë turq apo mercenarëve” për të kaluar në Siri.
Ajo i bëri thirrje OKB-së të marrë masa kundër bombardimeve turke në veri të vendit, duke e quajtur atë një shkelje të sovranitetit.
Turqia ka bombarduar forcat kurde gjatë fundjavës për të parandaluar avancimin e tyre në drejtim të Aleppo-s. Turqia lufton kurdët në Siri, pasi i shikon ata si bashkëpunëtorë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cilësuar si organizatë terroriste.
Nga ana tjetër, kurdët e Sirisë luftojnë regjimin e Bashar Alassadit dhe ky i fundit luftohet gjithashtu nga Turqia. Më herët, forcat e armatosura turke thanë se një ushtar i saj është vrarë të dielën në mbrëmje në një përplasje kufitare me një grup që kërkonte të hynte ilegalisht në Turqi ilegalisht, raportoi Reuters. /Dita/
