Siria nuk është realiteti im

anazapta

Familja e Edvin Kuçit banon në Rrugën e Kavajës. Përballë shtëpisë ka xhaminë. Edi, me profesion jurist, prej 15 vitesh është i martuar me Enkeledën. Së bashku kanë 4 fëmijë, një djalë dhe tri vajza. I madhi është 14 vjeç, ndërsa vajza e vogël 6 vjeç. Ata kanë lindur dhe janë rritur në të njëjtin qytet: në Tiranën, që mbart një mijë e një problematika, jo vetëm për myslimanët. Dje “Dita” ka bërë një vizitë në shtëpinë e tyre. Kemi folur me këtë çift për përditshmërinë, jetesën, por edhe mbi arrestimin e disa myslimanëve të akuzuar për lidhjet e tyre me rekrutimin dhe dërgimin e disa dhjetëra personave në Siri dhe radhitjen e tyre me një grup të quajtur Al-Nusra. Sipas Edit, të gjitha grupet duhet të kontribuojnë që fenomene të tilla të izolohen. Hoxhallarët duhet të flisnin më tepër për këtë fenomen. Pyetjes sonë të drejtpërdrejtë, nëse edhe ai do të shkonte në Siri, i përgjigjet prerë: “Energjitë e mia dua t’i shpenzoj në realitete që kam mundësi t’i ndryshoj. Padyshim që jo. Siria nuk është realiteti im.”

 

Edi, ju vetë, si jeni afruar me besimin islam apo e keni traditë familjare?

Normalisht, ne jemi brezi i viteve ’80 dhe nuk kemi pasur shansin e mirë që të kishim një atmosferë besimi. Fillimet e para në besim ka qenë leximi i Biblës rreth vitit ’90 dhe nuk jam ndikuar fare nga shtrati familjar, për faktin se, ai lloj sistemi i kishte prishur ato pak tradita që kanë ekzistuar.

Por si kaluat nga Bibla te Kurani?

Në foto: Edvin  Kuçi, sëbashku  me katër  fëmijët e tij
Edvin Kuçi, sëbashku me katër fëmijët e tij

Konceptet e para të monoteizmit unë i gjeta në Bibël, por gjatë studimeve në Fakultetin e Drejtësisë duke studiuar ligjet dhe lexuar Kuranin, thellova më shumë dijen time. Ai që është jurist e kupton shumë mirë krahasimin dhe epërsinë e një ligji. Me leximin e Kuranit, mendoj se u përsos tek unë ai lloj monoteizmi duke besuar përfundimisht, se Zoti është pa origjinë, është i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim, nuk është i lindur dhe as ka lindur kënd. Ky është koncepti i islamit për Zotin.

Kur filluat ju ta pranonit fenë si mënyrë jetese?

Në momentin kur kuptova se ky religjion përbëhet nga ligjet. Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një “lajm të mirë”, por kemi të bëjmë me një Kushtetutë Hyjnore.

Ju jeni një besimtar praktikant. Ka qenë e vështirë, si jeni përshtatur?

Unë jam lindur e rritur në këtë vend dhe i njoh problematikat e tij. Tirana është sfida e çdokujt, që jeton në këtë qytet. Për mua si mysliman është një përpjekje e përditshme për të qenë qytetar sa më i denjë për vendin ku jetoj. Në shoqërinë shqiptare ka fenomene pozitive, por edhe shumë negative, të cilat krijojnë në një farë mënyre stres për t’i përballuar. Por gjithsesi, arma ime më e fortë është namazi (falja), aty ku gjej energjinë e duhur pozitive, për të ecur përpara.

Ju tani keni një familje, kur e keni krijuar atë dhe bashkëshortja juaj duhet të ishte myslimane, patjetër?

Më ka pëlqyer gjithmonë një proverb kinez që thotë “Dashuria ekziston tek dy njerëz, vetëm atëherë kur ata shohin në të njëjtën pikë”. Njohja me bashkëshorten time ka ardhur nga një takim mes miqsh, por gjithmonë kam menduar se, me një vajzë myslimane do të ndajmë shumë gjëra të përbashkëta, gjë e cila do na ndihmonte për një dashuri të shëndetshme.

Sa të ndikuar janë fëmijët tuaj nga besimi juaj?

Njeriu është i krijuar qenie e lirë dhe duhet trajtuar po ashtu. Sigurisht, ne si prindër kemi qenë dhe jemi pranë fëmijëve tanë në çdo etapë të rritjes së tyre, duke u dhënë gjithmonë këshilla, të njohin veten, ambientin dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë, por edhe të ruhen nga fenomenet negative të realitetit.

Futemi pak në aktualitet. Ju jeni jurist, nga ana tjetër e njihni shumë mirë edhe fenë së cilës i përkisni. Si e shpjegoni fenomenin e djemve myslimanë që janë arrestuar?

Fakti që u arrestuan disa persona, duke tejkaluar të gjithë përmasat e një shou nga organet kompetente, nuk e ndihmon drejtësinë, që të japë ashtu siç duhet një vendim të drejtë, pasi opinioni publik është i vëmendshëm dhe i ndjeshëm. Nuk mund të harrojë Max Çiçikun dhe Artan Kriston, të cilët u arrestuan me të njëjtën mënyrë dhe më pas morën pafajësinë.

Kush ka faj?

Për mua nuk është mirë që të vendosim gishtin sepse është një situatë që dëmton. Këtu jemi për t’i dhënë zgjidhje dhe jo për të bërë koka turku. Të jemi të durueshëm derisa drejtësia të thotë fjalën e saj.

Këta njerëz që pretendojnë që janë imamë xhamie dhe nxisin njerëz për të shkuar në Siri. Sipas jush, çfarë ndodhur me këta persona nga ana psikologjike?

Ligjet në Kuran janë të qarta, por interpretimet i bëjnë juristët e fesë dhe jo njerëzit e thjeshtë. Në momentin që lexohet fjala xhihad në Kuran, shumë personave mund t’u shkojë mendja te lufta me armë, kur ajo si fjalë ka kontekstin e saj. Këto ngjarje treguan edhe njëherë se sa të përgjegjshëm duhet të jemi ne myslimanet në veprimet tona në këtë shoqëri. Gjithashtu  edhe Hoxhallarët shqiptarë, megjithëse janë shprehur se nuk ka xhihad në Siri për shqiptaret, duhet të bënin më tepër për ta izoluar si fenomen. Ka realisht një lloj vetizolimi. Shqiptarët jetojnë në një shoqëri të brishtë me fenomene negative. Kriza ekonomike, mosarsimimi, mungesa e modeleve të mira, apo promovimi i modelit se fiton ai që është i korruptuar. Të gjitha këto të çojnë në përfundimin se koncepti i parajsës për një kategori njerëzish është emigrimi për një jetë të mirë në Gjermani, Itali, etj. dhe për dikë tjetër është Siria.

Ka pasur prej atyre që kanë dërguar fëmijët në Siri, a pranohet kjo?

Nuk dua të shpejtohem të flas për këtë temë. Por nga ajo që kam dëgjuar në media thuhet, se kanë shkuar edhe prindër me fëmijë. Nëse janë të vërteta këto që thuhen, atëherë kemi të bëjmë me një fenomen që duhet trajtuar me shumë kujdes, si nga shteti, ashtu edhe nga shoqëria civile, hoxhallarët etj, që të mundohemi bashkërisht t’i japim dorën çdo individi për t’u integruar në këtë shoqëri.

Ju do të shkonit në Siri?

Energjitë e mia dua t’i shpenzoj në realitete që kam mundësi t’i ndryshoj. Padyshim që jo. Siria nuk është realiteti im.

Edi, të gjitha këto zhvillime, sa e dëmtojnë imazhin e myslimanëve në vend?

Ngjarjet e fundit treguan, se sa lehtë mund të prishesh një sjellje të mire, një kontribut të mirë në shoqëri. U tregua se sa të përgjegjshëm e të kujdesshëm  duhet të jenë myslimanet ndaj fenomeneve te tilla. Kjo është sfide brenda myslimaneve,  e për këtë teologet, duhet të tregohen më të vendosur në qëndrimet e tyre.  Nuk është i rëndësishëm vendimi i Gjykatës,  që myslimanet qetësisht të reflektojnë brenda bashkësisë. Derisa drejtësia të flasë, ne duhet të përpiqemi të gjithë së bashku t’u shpjegojmë njerëzve, se ky nuk është Islami, që ju njohët nëpërmjet medieve.  Realisht, përsëri kemi “humbur kohë” për t’ju shpjeguar njerëzve, se çfarë nuk jemi.

 

* * *

“Nuk e njoh paragjykimin”

Ajo është grua që e ka vendosur shaminë herët, në adoleshencën saj, dhe për këtë nuk ka pasur asnjë dilemë. Sot është shumë e lumtur për këtë fakt dhe bën një jetë normale, duke bashkëjetuar më së miri më të gjithë. Enkeleda punon si edukatore në një kopsht privat. Është duke rritur katër fëmijë dhe nuk ngurron të pohojë se do e priste me shumë dëshirë një tjetër… Dhe ajo si bashkëshorti i saj, nuk e ka të thjeshtë të japë përfundime mbi aktualitetin e arrestimit të personave të akuzuar për terrorizëm.

Enkeleda, si jeni njohur me Edin dhe a ka qenë kusht që njeriu juaj i jetës t’i përkiste kësaj feje?

Zgjidhja e këtij momenti të jetës time ka qenë një sugjerim, i cili shkak të përmbushjes së tij kishte plotësimin e këtij kushti.

Ju pengon besimi në profesionin tuaj apo mbajtja e shamisë në aktivitetet e përditshme, ndiheni e paragjykuar?

Profesioni im është mësuese dhe e bëj me shumë dashuri. Për hir të vërtetës, këndvështrimi fetar dhe paragjykimi nuk mund të qëndrojnë dot në një vijë, sepse përjashtojnë njëra – tjetrën. Mbajtja e shamisë në vendin tonë ka qenë traditë e hershme e nënave tona, kështu vizualisht unë nuk e ndjej të huazuar sot, sepse jemi rritur me këto pamje dhe duke shfletuar albume të fotove familjare, të cilat janë shpërndarë gjeografikisht në të gjitha trojet shqiptare.

Ku ndryshon dita e një gruaje myslimane praktikante nga dita e një personi tjetër që nuk kryen ritet dhe nuk falet pesë herë në ditë?

Kjo është pyetje shumë e bukur dhe të falënderoj për këtë. Dita e një gruaje, që fillon duke falënderuar, është buonsensi më i mirë për të menaxhuar një ditë me angazhime dhe obligime ndaj vetes, familjes, shoqërisë dhe çdo hapësire tjetër që na rrethon. Kështu, për një praktikante rutina nuk ekziston.

Cila është ajo gjë që nuk do e bëje kurrë për faktin se je myslimane?

Si individ social, fjala paragjykim nuk ekziston në fjalorin tim për çdo lloj këndvështrimi. Pra, nuk do të paragjykoja askënd. Për sa i përket të qenit pjesë e besimit islam, ky term nuk ka hapësira për t’u shtjelluar në këtë fe.

Si i shikoni ngjarjet që kanë ndodhur në disa xhami në vend?

Për këtë pyetje nuk mund të përgjigjet askush sipas mendjes së tij, sidomos njerëzit që nuk kanë informacionin e duhur për këto tema, sepse mund të kalojmë në paragjykim dhe në shtjellimin gabim të çështjes. Individi i duhur për të dhënë një përgjigje më afër të vërtetës është një individ që disponon dije në këtë drejtim dhe jo çdo njeri që është vetëm praktikant i fesë dhe besimtar i mirë.

Ju jeni familjare dhe nënë. A është e vështirë të rritësh fëmijë sot, sidomos kur ata janë adoleshentë?

Fjala vështirësi vjen si pasojë e mosorientimit të vetë prindërve e më pas dhe te fëmijët, në drejtimin e duhur për një edukim të shëndetshëm social të fëmijëve. Ky është një lehtësim i madh që vjen natyrshëm në praktikimin e fesë tonë.

Cili është gatimi tradicional në familjen tuaj dhe a jeni një amvisë e mirë?

Gatimi tradicional në familjen time përfshin pjesën më të madhe të gatimit. Mundohem të jem korrekte dhe kreative në të qenit amvisë kur ndodhem pranë familjes, pasi jam shumë e angazhuar me punën dhe zgjedhjet e mia për t’i zhvilluar ato.

 

* * *

13 gra dhe 31 fëmijë shqiptarë kanë mbetur në Siri

 Ndërsa konfirmohet se nga Shqipëria janë larguar drejt Sirisë për të luftuar 86 shtetas shqiptarë, për 13 prej tyre Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna të provuara edhe nga sistemi TIMS, se kanë marrë me vete bashkëshortet dhe fëmijët. Mosha më e vogël e një te mituri te marre nga prinderit e qe ndodhet aktualisht ne Siri, eshte nje vajze 6-muajshe nga fshati Gurras e Pogradecit, e cila rezulton të ketë lënë Shqipërinë në fundt te tetorit 2013, se bashku me nenen e te atin, Krenar Shulin, si edhe  me te motren dhe te vellanë, edhe keta te mitur.

Prokuroria shton se ka dyshime te forta referuar daljeve nga kufiri shqiptar, se aktualisht ndodhen ne

Siri 31 fëmijë, disa prej tyre tashme kanë mbetur vetëm me nënat, siç eshte rasti i femijeve te shtetasit Diamant Rasha, që pas vrasjes se tij ata jane vetem me te emen.

Një tjetër rast është edhe ai i shtetasit Hamit Muslia, i njohur si Ebu Enesi, i cili është vrarë, duke lënë katër fëmijët në Siri. Në Siri kanë mbetur edhe fëmijët e imamit Genci Balla, i njohur si Abdurrahim Balla, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë.

Prokuroria e Krimeve te Renda aktualisht po vijon hetimet duke pyetur familjare te te gjithe personave qe ndodhen ne Siri, disa prej te cileve jane shfaqur te pakenaqur e kane akuzuar te arrestuarit, ndersa disa te tjere shprehen se nuk e dinin qe te afermit i kane ne lufte, por se jane te punesuar ne Turqi apo Arabine Saudite. Javen qe vjen, pritet te merren ne pyetje disa nga personat qe jane kthyer nga lufta ne Siri, prej te cileve 12 prej tyre jane te plagosur. Më poshtë, lista që Prokuroria disponon:

Almira Kastrati, bashkëshortja e dytë e Genc Ballës, është dërguar në Siri së bashku me vajzën e tyre, por edhe me djalin 4 vjeç (të shkodranit Z.Mani) që ka denoncuar kalimin e djalit ne Siri pa leje

 Ervin Hasanaj (Ebu Ahmed), i cili është larguar për në Siri më datë 16 janar 2013. Nexhmije Beka, bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël (Fatime Hasanaj, 2 vjeçe dhe Esma Hasanaj, 2 muajshe).  Kjo shtetase është gruaja dhe ka udhëtuar më 11.11.2013 dhe nuk rezulton të jetë kthyer.

Shyqyri Kaca (Shukri), 27.05.1966, nga Dragostunje, Librazhd e banues ne Mezez, Tirane, Më datë 10.11.2013, imami B.Hysa e ka përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” shtetasin shqiptar Shyqyri Kaca, bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre. Lavdie Haziz Kaca, bashkëshortja e Shyqyriut, e12.03.1972, Saimir Kaca, i biri , Zejdi Kaca, i biri (është në front). Enes Kaca, i biri

Krenar Shuli, 14.04.1978, lindur e banues ne Gurras, Pogradec, Ka dale nga PKK Rinas ne date 24.10.2013, së bashku me familjen (gruan dhe dy vajzat, 4 vjeç dhe 2 muaj

 Hamit Muslija (Ebu Enes), 28.09.1973, banues Tirane. Hamit Muslija, ka udhëtuar më 28.01.2013 nga Tirana për në Stamboll, Turqi. bashkëshortja e Hamit Muslisë bashkë me katër fëmijët, ka udhëtuar në drejtim të Turqisë në datën 19.07.2013, dhe nuk rezulton të jetë kthyer. Bashkëshortja Vebije Muslija (mbiemri i vajzërisë Mehaj), 05.04.1978,

Diamant Rasha (Alias – Ebu Amar), 24.08.1980, banues ne Tirane, Ka dale nga PKK Kapshtice ne date 16.01.2013. 6 Muaj pas largimit te tij ne Siri ka marre dhe familjen e tij, bashkeshoretn dhe vajzen. Floresha Rasha, 23.02.1979 së bashku me djalin 7 vjeç dhe vajza 11 vjeçe

Hasan Korvafaj, (Ebu Muhamed), 14.02.1956, banues Tirane. Ka dale nga PKK Rinas ne date 21.11.2012, i vrarë na janar 2014. Bashkëshortja Jusra Korvafaj, 27.01.1958. Ka dale nga PKK Rinas ne date 19.07.2013, Erjon Korvafaj, i biri i Hasan dhe i Jusra Ka dale nga PKK Rinas ne date 27.03.2013, Ida Korvafaj dhe Ajni Korvafaj, kanë dal më 19 korrik 2013

Bledian Hamza, (Ebu Saiada ose Ebu Samed), 03.09.1985, banues ne Tirane. Ka dale nga PKK Rinas ne date 28.01.2013, bashkëshortja  Resmije Leçini, 25.08.1992, ka dale nga PKK Rinas me date 19.07.2013 së bashku me vajzën Saiada Hamza,

Erjon Basha, 12.18.1989. Ka dale ne date nga PKK Kapshtice me 26.11.2013. Ka ikur bashke me familjen e tij gruan dhe dy femije si me poshte; Brunilda Basha (bashkëshortja), 26.02.1989 dhe dy fëmijët Belkisa Basha 19.03.2011 dhe Suejd Basha, 20.11.2012,

Sherif Taushani, nga Elbasani. Ka marreme vet oprinderit dhe gruan dhe 3 femijet. Ka qene emigrant ne angli per 6 vjet dhe me pas ka shkuar ne Siri. Eshte aktiv ne front.

Mehmet Stafasani, (Ebu Usejd – Albani) 19.05.1960, banues ne Tirane. Ka dale nga PKK Rinas ne date 05.05.2013 dhe nuk eshte kthyer akoma. Ka ikur bashke me familjen e tij. Bashkëshortja Etleva Stafasani, 23.03.1968, Ka dale nga PKK Rinas ne date 07.07.2013 bashkë me Joana Stafasani 09.05.1990, Stela Stafasani, 27.08.1992, Arber Stafasani, 02.04.1998, Usejd Stafasani, 10.10.2003, Hilma Stafasani, 05.11.2006,

Shkëlzen Dumani, 19.09.1975, banues në Tiranë, ka ikur së bashku me dy fëmijët, pa lejen ë bashkëshortes së divorcuar

Almir Daci (Ebu Belkisa) 01.08.1983, lindur e banues ne Leshnice, Pogradec. Ish-imami i kësaj xhamie. Ka nen kujdesje dhe familjen e Genci Balles dhe ka ikur së bashku me familjen (nuk dihen femijet dhe bashkeshortja)

 

 

Share This Article
24 Comments
    • Edhe ti shkofsh andej nga ke dale.(nga del arusha dmth)
      (bej lidhje me pseudonimin, pa ofenduar familjaret e tu)

  • po qeveria e atehershme a mban ndopak pergjegjesi per shqiptaret qe shkojne e vriten ne nje lufte te huaj,qeveria duhet ti ndalonte keta imame leshi dhe ti fuste nga 25 vjet burg me kusht qe ne cdo vakt te hanin mish derri dhe asgje tjeter,cfare jane keto fenomene dhe cfar shteti paskemi pasur se te gjitha keto kane ndodhur ne kohen e sales sipas datave,cfar i bere ketij populli o sali qeni serbi,se te gjithe keta kan levizur kur qeverisje ti mor klysh serbi,gjysmen e shqiptareve e dergove si yzmiqar neper bote si emigrande,gjysmen tjeter e le fukara e vrave i cove ne lufte i poshterove i le ne analfabet etj etj,e pakesove kete popull mor klysh i ndyre malok serbi,sa shume e ke urryer kete popull mor malok i ndyre,ai vend te beri doktorr,te beri te pare shteti,te beri te hysh ne histori,te beri te ngrihesh ne majat e pushtetit,perse kaq shume urretje per vendin tend mor sali qeni qe te dalte haku i ketij populli ne familjen tende,te gjitha te keqiat qe i ke bere ketij populli ne familjen tende brez pas brezi mor qen i ndyre tradhetari.

    • Qeverria nuk po mban dot pergjegjesi per ato qe i takon, per ata qe vriten neper atentate tritoli ose jo e neper aksidente, dmth qe nuk duan ta sakrifikojne jeten.

      Ai qe niset per lufte e ka marre parasysh riskun qe merr persiper, cfare mund ti beje qeverria atij????!!!!!!!!

  • Eshte per te qeshur dhe per te qare sesi perdoren ngjarjet e koheve te fundit per treguar se “Kurani” nuk ka lidhje me terrorizmin. Ka shume mundesi qe edhe gazetari i intervistes eshte muhamedan, prandaj ka zgjedhur kete cift qe te tregojne se pse duhet te kalojne nga Bibla tek Kurani.

    • Vlonjati @ Ky Edi eshte nje praktikant dhe shum thjeshte se ka lexuar Biblen pa kurfar ndikimi dhe me pas kur niste me studjime,pra me me shume dituri dhe pjekuri lexoi edhe Kuranin dhe ta tha dallimin.Pra te tregoi se ku eshte dallimi si instikti me te planifikuaren si poezia(me ideale) me ligjin (me praktiken).Po nuk e ke ende te qarte shih pak car thote mjeshtri i letrave,me i madhi 200 vitet e fundit L.Tolstoi,car thote N.Bonaparta,car thote shkrimtari i madh gjerman Goethe,car thot shkencetari Imanuel Kant dhe shume te tjere dhe kupto,e mer ate qe te duhet ose qe do te maresh por mos prejudiko se qenka edhe gazetari ndonje muhamedan,dhe cka edhe nese eshte? Kokat e medha qe permenda muhamedane ishin? Lexo pse u konvertua Cat Stevens, Majkell Xhekson,kunata e Toni Blerit, pse ne Kine konvertohen nga 6000 kinez ne muaj,pse konvertohen ne Meksikon katolike,pse u konvertua keshilltari kryesor i kryepopit rus,……Besoj se dokesh me shume informata dhe sepaku do jesh me tolerant dhe i kuptueshem.

        • arben@ Veritas@ Pra motra e te shoqes Toni Bler, po deshe ta jap edhe emrin e saj dhe kerko te dhena. Te tille qe konvertohen as qe ka fare se flasim per koka e jo per trullaq injorant qe asgje nuk dini as c;eshte krishterizmi,as islami as c;eshte feja.Ju per fat te keq njihni vetem vlerat materijale dhe lekun, andaj edhe arritet aty ku jeni:vrasje,amoral,dehje,drogim,vjedhje,tritol,perdhunime,inceste pra me shume se kudo tjeter.Bjerni vehtes pas dhe qesharak dhe copa mishi pa tru fare jeni,udhehiqeni vetem nga instikti, per gjynaf per shekullin 21.Ju cdokujt qe nuk ia pelqeni argumentet ma ato qe u thashe i thoni islamik e ku ta dij se cka, pra injorantit edhe nuk i zihet per faj se aq dijne.Trurin e keni edhe per te analizuar e jo vetem per te kopjuar ,,vlera,,.Flm per mirekuptimin.

      • @Rezart je shume qesharak si shume islamike te tjere kur jepni statistika me emra dhe numra qe dhe vete ju thahet peshtyma kur i thoni. Edhe nqs keta emrat e famshem jane konvertuar asnje ne Europe si nget me dore. Kurse atje ku lulezon Islami si Arabia Saudite etj ata qe konvertohen ne fe te tjera u pritet koka. Ja ky eshte Islami

        • Ky rezarti nuk eshte qesharak musliman.por nje qesharak
          shqiptar.qe i ka zene vendin nje te zgjuari te majet ketu
          tek Dita per te komentuar me te..Ky nuk ka mendje te
          ngriti breket e tij qe i kane rrene,e jo te mbroje Islamin
          e te majten e ketij vendi.Islamin e mbrojne dhe dine ta
          mbrojne keta qe i ka pjetur gazetari,qe jane shembell i
          familjes se ndershme shqiptare.

  • REALITETI I SIRISE, NDOSHTA NUK TE PERKET TY OR EDI, POR MOS MERR PERSIPER TE PERGJITHESOSH MENDIMET E NJEREZVE, SEPSE NJEREZIT GJYKOJNE VETE ME KOKE TE TYRE.

    FAKTI ESHTE QE NE SIRI PO VRITEN NJEREZ TE PAFAJSHEM KUR I THONE FJALES “ME OKE”.

    PERENDIMI I FUTI FITILAT ASADIT E PASTAJ E LA PUNEN NE MES, KJO ESHTE SITUATA ME E KEQE PER NJEREZIT E THJESHTE.

    NJEREZ TE THJESHTE QE NUK DUAN TE DINE PER POLITIKE, NUK SHKOJNE DOT NE PUNE, SHKOLLAT E FEMIJEVE JANE NE PJESEN ME TE MADHE TE MBYLLURA.

    AI, TE CILIT NUK JA NDJEN FARE PER KETO, KA TE DREJTEN E TIJ, POR EDHE AI TE CILIT I DHEMB SHPIRTI KA TE DREJTEN E TIJ.

    KJO TEME NUK DUHET NE ASNJE MENYRE TE JETE NJE MOTIV PERCARJE MIDIS SHQIPETAREVE, KJO ESHTE GJEJA ME KRYESORE NE KETE MES, DHE NEN KETE FRYME DUHET TE SHPREHEN TE GJITHE SHQIPETARET.

  • Kurani dhe Bibla jane si dy doktore te ndryshem.
    Kurani thote qe ti ke mekat por bej kete dhe ate qe ta heqesh mekatin, ndonese asnjehere nuk je i sigurte qe e ke hequr mekatin sepse asnjehere nuk ben 100 % te atyre qe shkruhen. Por vetem shpreson vetem tek falja e Allahut si ti teket atij.
    Bibla thote qe nuk asnje njeri te gjalle qe te zbatoje 100% gjithe urdherimet prandaj Krishti u kryqezua qe te pagoje per mekatin e njeriut. Krishti eshte permbushes i ligjit. Ate qe nuk e ben dot njeriu e ben Zoti.
    Cili doktor ka te drejte?

    • O zoti filozof, kur vete mik ne nje shtepi ke therret ne emer ti kur gjendesh tek porta e shtepise.

      Therret emrin e te zoti te shtepise apo te birit te tij.

      Kjo eshte ceshtja,

      Fete jane per njerezit e njerezit do ti zbatojne, ate lart nuk e ka pare njeri deri me sot, cfare lloji eshte.

  • O Ilir kjo eshte ceshtja qe te mos jemi hipokrite dhe qe te themi qe i zbatojme gjithe sa thote feja. Gjithesesi metafora e perdorur prej teje ska lidhje me ate qe kam thene me lart.

  • Ed Kuci genjen per punen e Sirise. Perpara pak muajsh, Ed Kuci sebashku me shoket e tij benin protesta kunder Sirise dhe kane nxitur popullin qe te niset ne Siri. Si nuk ka turp ky qe genjen keshtu e kaq hapur?

  • Siria I takon te gjithe botes dhe duhet te nderhyje dhe te ndaloj kete masaker qe po ndodh nga nje diktator gjakpires!!!
    Nuk mund te thuash qe nuk na interons se nuk ka te bej me Ne se nuk kemi interes se eshte gjeja me Jo humane qe nje njeri mund te bej

  • O Ilir Filozofi! Mire te rriturit shkojne per nje ide ne nje lufte qe sipas jush qenka e shenjte , po femijet e vegjel pse duhet tju bashkohen ketyre skuadriljeve lufte , ket nuk e kuptoj.
    E dyta kush jeni ju qe beni vleresime te nje lufte ne nje vend tjeter dhe te kerkoni qe te nderhyje e gjithe bota .
    A e dini si u pergjigj Abraham Linkoln kur filloi lufta civile ne Amerike ?
    Dhe e fundit besoj tashme jeni te njohur me tragjedine e popujve te lindjes se mesme pas permbysjes se regjimeve diktatoriale,si Iraku….etj.
    Besoj nuk do e deshirosh nje gje te tille edhe per SIRINE…
    Mire eshte qe predikuesit fetare te merren me punet e zotit *ato shpresedhenese inkurjuese , ndihmuese , studjuese e bamirese* jo me politike dhe me lufte.
    Rrespekte !

    • LUFTA NUK ESHTE PUNE E ZOTIT,POR E NJEREZVE.
      ZOTI E KA MBYLLUR ME BIBLEN DHE KURANIN, TE TJERAT I DINE NJEREZIT VETE.
      PER FEMIJET QE VENE ME PRINDERIT E TYRE, NUK FLAS DOT SEPSE KA EDHE SHUME DISINFORMIM PER KETE CESHTJE.

      SIRIA ESHTE NJE VEND SI GJITHE TE TJERET DHE SIRIANET JANE POPULL SI GJITHE TE TJERET, QE U KA RENE NJE HALL I MADH, KJO ESHTE E VERTETA.

  • Ky eshte myslimanizmi i vertet ne vendin tone. Faleminderit Entela qe ne kete kohe te trazuar na sjell kete familje te nderuar.

  • Nuk di qe Tolstoi,Gete, te jene marre me muslimanizmin,nese behet fjale per vetepersosjen,meshiren,korigjimin,faljen,jane virtute njerezore shume me te vjetra se muslimanizmi dhe kristianizmi. Sikur te kete lexuar mire biblen zoteria i intervistuar,permasen ligjore ,pra kushtetuten “hyjnore,” do te gjeje tek dhjata e vjeter,ndersa lajmin e mire,tek ungjilli.Kurani,si nje kopje arabike e bibles ka ligjet,ndalimet,festat,qe nga synetlleku deri tek mos konsummimi i mishit te derrit,pijeve alkoolike ,faljen,profetet e perbashket. As cifutet nuk mund te pretendojne se jane origjinali.Dija njerezore eshte shume me e vjeter,ligjet dhe tabiatet e cifuteve jane te shkruar ne tempujt e Egjiptit te lashte,Edhe koncepti i nje perendie te vetme eshte marre nga Faraoni Akenaten,i ati i Tutankhamonit.

  • Besimtaret e moderuar nderojne veten dhe shoqerine.
    Interviste me sh. Vlera per klimen aktuale.
    Familje persmari.

  • Ishte turizmi gjeografik,ai kulturor,historik,…
    Tashmë doli edhe turizmi “luftarak” në Siri -trend i krijuar nga mjekërpalarët vahabistë me pantallona treçerekshe… Gjejnë analfabetë fshatrash apo të parealizuar qytetesh (që mund të kenë edhe ndonjë diplomë VITRINE,si ky imbecili më sipër), dhe i nisin me gratë dhe fëmijët për në “perlën” siriane.

    ***Schopenhauer: ” Fetë janë si xixëllonja; për t’u dukur, kanë nevojë për errësirë” ***

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *