Miratohet kontrata e blerjes për sistem amerikan radarësh

Dita

Pak kohë pas debatit të fortë të funksionimit të radarëve në det, qeveria miraton një kontratë, por për radarët në ajër.

Kontrata është firmosur nga Ministria e Mbrojtjes dhe një kompani amerikane për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore FAZA1.

“Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Lockheed Martin Global, Incorporated, SHBA, për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore – Faza I, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet ne vendimin e qeverise.

Marrëveshja fillestare me kompaninë amerikane është nënshkruar në Tiranë më 15 mars të vitit 2005.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE LOCKHEED MARTIN GLOBAL, INCORPORATED, SHBA, PËR BLERJEN E SISTEMIT TË INTEGRUAR TË VËZHGIMIT TË HAPËSIRËS AJRORE – FAZA I

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të kreut III, të rregullores “Për procedurat që përdoren nga Ministria e Mbrojtjes për prokurimin e disa mallrave dhe shërbimeve të përjashtuara nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik”, të miratuar me vendimin nr.521,datë 8.8.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e blerjes nga Ministria e Mbrojtjes të disa mallrave të përjashtuara nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

Share This Article
4 Comments
  • Rrotull e rrotull apo si i thone ndryshe verdall e verdall dhe ajo qe eshte me kryesorja ne nje Kontrate, nuk thuhet asnje nje shifer se sa kushton ky sistem Amerikan radaresh per kontrollin e hapesirave ajrore.
    ….. A thua te na i “fale” kete sistem kontrolli Kompania Lockheed Martin megjithese eshte private????

  • Po hë de , cila është kontrata ?!
    E nise dhe të ngeli fjala në gojë , nga emocioni ?!
    Ç’hapsirë do mbulojnë , distanca maksimale e zbulimit ,
    lartësia minimale dhe maksimale e objektit që zbulohet ?
    Bota , këto të dhëna i jep , mirë frekuencat që janë sekret ! Po lekët , sa do paguajmë , po mirëmbajtja si parashikohet në kontratë ?

    • “Bota , këto të dhëna i jep”
      ça kujto ti o lal!?
      jemi në këtë botë ne??
      rroftë K/ministri se të tëjerat nuk kanë rëndësi!!

  • PRa te hedhura
    Pse nuk e shpjegon “sistem i integruar”
    Qe dmth radar civil qe perdoret edhe nga ushtria jone per vrojtim ushtarak
    Pra i njejti radar qe kontrollon trafikun civil thene shkurt avionet e blue panorama fly ernest etjer do sherbeje edhe per brojtje
    Pra ky radar ekziston ne shqiperi qe 10 vjet por ishte prishur kontrata e mirmbajtjes
    Por dihet prej shume vitesh qe ky radar nuk i kam avionet e droges meqe fluturojne ulet prandaj kerkojne ndihme sa here te radari i natos ne spanje
    Asgje ska ndryshuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *