Sistemi arsimor, Topi: Të përafrojmë me standardet e BE-së

redaktor

Fryma e Re Demokratike ka nisur diskutimin e programit të saj qeverisës me arsimin. Kreu i kësaj partie Bamir Topi tha se ka shumë sektorë strategjikë që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, por asimimi mbetet primari dhe jo më kot tryezat e FRD-së, tha ai, u nisën me diskutimin e tij.

Sfida, tha ai, është barazimi i standardeve të arsimit vendas me atë europian, por kjo nuk mund te behet, kur ky sektor nuk menaxhohet me nga ekspertet.

“Ky lloj sinkronizimi nuk vjen nga dëshira e prindit, nxënësit apo studentit. Këtë sinkronizim duhet ta bëjë politika me ekspertët. Sot ajo politikë që ndahet nga ekspertiza është një politikë e dështuar”, tha Topi.

FRD ka propozuar permes Edmond Dragotit, drejtor i Departamentit të Arsimit, nje seremasash te cilat kane synim,  piket me te ulet te arsimit te sotem, cilesine.

“Nuk përmirësohen rezultatet në arsim, duke përmirësuar standardet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Kjo realizohet duke lehtësuar programet nga mbingarkesa informative, duke i përshtatyur me moshatm, si dhe duke ofruar pedagogjike nteraktive. Duhet të krijohen kushte për uljen e numrit të nxënësve për klasë”, tha Dragoti.

Ne kete tryeze kane diskutuar dhe sugjeruar nje sere ekspertesh dhe drejtuesish te arsimit privat dhe publik ne vend, qe e kane cilesuar nderhyrjen ne arsim te domosdoshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *