Arben Duka
Partitë politike,
nuk kanë shumë asete,
ndaj dhe emrat shihen,
si kuriozitete!
Në lista partish,
e kotë që kërkon,
nuk gjen dot një emër,
që të befason!
Sërish dot s’i hyjmë,
në zemër problemit,
se të gjithë garuesit,
janë brenda sistemit
Kush është jashtë sistemit,
s’ka shpresë faktikisht,
dhe shumë nxitojnë,
t’u vënë nga një bisht!
Kemi Bojaxhiun,
që kërkon Tiranën,
ka shumë që thonë,
se punon për Ramën!
Sikur ky që thamë,
të jetë i pikuar,
është pa nisur gara,
i paragjykuar!
Këto thashetheme,
duken si të kota,
por bëhen që djathtas,
të mos marri vota!
Dhe s’ka ku kërkon,
të tjera pastaj,
sepse votat majtas,
s’i ka hiç kollaj!
Të majtët s’do bëjnë,
llogari “të rënda”,
por do votojnë majtas,
për të qenë brenda!
Por edhe të djathtët,
njëlloj do mendojnë,
nga frikë e së majtës,
djathtas do votojnë!
Po njëlloj do mbyllet,
dhe kjo histori,
se tek ne mungon,
fare zona gri
Nuk ka që vendosin,
minutën e fundit,
kush shpresoj te “grija”
ja fut kot katundit!
Njerëzit në dy kampe,
janë të rreshtuar,
se tifozeria,
nuk është tejkaluar!
Njerëzit jashtë sistemit,
mendohen si miza,
dhe s’pritet të ketë,
asgjëkund surpriza
S’fiton jashtë sistemit,
sot kurrën e kurrës,
veç ndonjë çudi,
mund të ndodhë në Durrës!
Duka mund ta marri,
dhe pse është vështirë,
ndaj Luli për Durrësin,
po mendohet mirë!
Sistemi është shpikur,
kështu të punojë,
që jashtë “të mëdhenjve”,
të mos funksionojë!
Kundër të mëdhenjve,
ende s’ka një gjetje,
ngaqë gjithë sistemin,
e kanë në mbështetje!

Brilant si çdo dite. Me kete poezi sot ke hapur horizont, po varet sa te kuptojne. Nderime e shendet…
E kuptojnë z. Balash e kuptojnë? Janë të zgjuar progonatasit,beratasit,vlonjatët,lezhjanët,shkodranët,kuksianët,dibranët,korçarët…. e deri në vermosh. Po thonë me shumicë atë që thotë e nënkupton Arben Lunxhëri Duka, në strofën e fundit,- poshtë monopolet uzurpatore të skenës politike shqiptare! Janë bërë të zgjuar si “Balashi” shqiptarët tani. Janë djegur nga qulli e po i fryjnë dhe kosit të dashnores së Balashit (mëshqerrës)! Nderime autorit dhe të fala “Balashit”!
Balashi,korigjoje adresimin e mësipërm dhe lexoje “…për Balashi”? Gabova unë sepse nuk ndryshova një adresim të mëparshëm. Tung!
Atehere kjo s’e ka emrin
vecse diktature
ngado qe kthehesh
perplasesh ne mur
Te mbetet vec rruga
te hidhesh perpjete
te kercesh vrik
per te Zoti vete !
Per te Zoti vete
dhe te nderrosh jete
kjo eshte zgjidhja
rruga e vertete !
Ose murit bjeri
deri ne shkaterrim
nga burgu te dalesh
te marresh pak fryme
Se krimineli s’tha
kurre “me fal”
pervec kur “shenjen”
e pa mu ne ball
Pse e bejne kete ?
Per popull s’mendojne ?
C’kuptim ka ky vend
kur njerezit perjashtojne ?
C’kuptim ka Shqiperia
pa shqiptare brenda
vec ca pusht-etare
me xhepa te renda ?
Shteti i kujt eshte ?
Se nuk po kuptojme
eshte i shqiptareve ?
a te tjere komandojne ?
Edhe une pyes kot
per te bere hajgare
te gjithe e dine sot
ketu s’ka shqiptare
E zgjata shume
si inat mengjesi
ky kotec s’ka pula
kendon vec kendezi !
Halim Kosova,nje nga brilantet e doktoreve shqiptare.Do i bej mire Tiranes.
Pasi e late shtatzene Tiranen , tani po i coni mamine qe ta abortoje kopilin ?
njerezit e ditur intelektuale gjenden rrugeve.
ata nuk prodhojne servilizem
kodheli beri motren e andrea stefanit specialiste personeli ne ministrine e mbrojtjes dhe akorin arqile lici vjehrin e deputetit te ps shalesi,ddrejtor te shtepise se pushimit te ushtarakeve.
kjo ishte rilindja dhe ish ushtaraket sot rrine pa pune kur kane qene specialiste ne ato detyra.
pra shikoni njerezit e mire.
kudo si ai gjergj bojaxhi meriton per tiranen.
te tjeret jane klonime ps dhe pd.