Çuditërisht një nga armët më të forta të sistemit është mbajtja e të varfërve në një nivel palumturie të vazhdueshme. Mafiet, thotë Roberto Saviano, e organizojnë jetën e tyre mbi palumturinë. Janë organizata që shumëfishojnë stërvitjen e palumturisë. Nisen nga principi se realiteti nuk ndryshohet, shkruan ai. Pushteti i diktaturave, shkruan Ëilliam Reich, diktaturave pak a shumë mediatike, bazohet në marrjen e miratimit nga qytetarët të cilët nënshtrohen sepse nuk kanë arritur kurrë të realizojnë vetveten plotësisht e në kapacitet të plotë nga ana emotive e seksuale, duke mos qenë në gjendje të krijojnë respektin e duhur për jetën e tyre. Këtu e gjen Jacopo Fo arsyen se pse kaq shumë italianë votojnë partinë e bunga-bungës.
Saviano mbron idenë që duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë. Dhe nuk e kam fjalën që të ëndërrojmë për të frekuentuar klubet shik, për t’u ndjerë “barabar” me pasanikët, në tavolinën ngjitur tyre, e duke imituar stilin e tyre. E kam fjalën për ide dhe kreativitet. E kam fjalë për ëndrra që e plotësojnë njeriun.
Duket në fakt shumë idilike, naive e deri dhe absurde nëse ballafaqohet kjo ide me mënyrën se si ne e jetojmë e përjetojmë realitetin. Por, e vetmja gjë që mban gjallë njeriun përballë diktaturës së të pasurve, është forca për të ëndërruar, dashuruar e krijuar. Na duhen qytetarë pa komplekse dashurie e seksi, të zotë për të ëndërruar përtej “ku do shkoj në plazh sivjet”. Prej këtej, dhe jo prej masterave të injorancës, dalin qytetarët dinjitozë të së nesërmes. Qytetarë që do të dinë t’i vrasin të pasurit, duke rifituar pushtetin ekonomik: Atë të konsumatorit.
Email nga adresa: [email protected]