Në cfarë rrethansh ndodh që populli të ndizet zjarr? Populli ndizet atëhere kur ai vuan gjatë nga varfëria, papunësia, korrupsioni, padrejtësia sociale, etj. Kush e ka për detyrë që t’ia lehtësojë, heqë vuajtjet popullit? Qeveria. Fatkeqësisht, prej 8 vitesh, qeveria shqiptare nuk po është e aftë të drejtmenaxhojë nevojat humane të qytetarëve të vet, zhvillimin e vendit në tërësi. E për këto, e të tjera arësye që dihen, qeveria duhet të dorëhiqet në mënyrë që populli të mos vuajë, dhe ajo të mos digjet nga zjarri. Por, kryeministri Berisha nuk është dakort me këtë përfundim. Po përse nuk është dakort? Sepse, ai beson se është i qëndrueshëm ndaj zjarrit.
Po si është e mundur të jetë zjarrdurrues ky kryeministër? Kryeministri është i tillë sepse me mjete të brëndshme dhe të jashtme i’a ka dalë ta kalitë fort pushtetin vetiak, të cilin ai tashmë e ka ngritur në sistem. Sistem të cilin opozita e quan “berishizëm”, “oborri qeveritar”, “familja” etj. Po cfarë është ky Sistem? Sitemi qeverisës i Berishës është një set komponenetësh shtetrorë të cilët veprojnë direkt apo indirekt mes tyre, dhe që formojnë një gjëndje të integruar. Ky Sistem ka një strukturë e cila ka si përbërës PD-ke, kuvendin, qeverinë, drejtësinë, presidentin, policinë, ushtrinë, shkolla, etj. Këto përbërës janë të përqëndruar në duart e Berishës dhe sillen sipas urdhërave të tij.
Së fundi, sistemi i Berishës është zjarrdurrues sepse struktura dhe sjellja, të përshkruara më sipër, janë në bashkëveprim harmonik dhe hap pas hapi. Ja dy shembuj madhor. I pari. Pranimi i Shqipërisë në NATO, shembull pozitiv i bashkëveprimit të strukturës dhe sjelljes brënda sitemit Berishian. Shembulli i dytë. Dështimi i Shqipërisë, dy herë, për tu pranuar kandidat për anëtar në B.Europian, shëmbull i bashkëveprimit të strukturës dhe sjelljes së pushtetit vetiak të Berishës. A është eficent ky Sistem? Shembulli i dytë – dështimi, dhe fakti që deri më sot as faktorët e brëndshëm dhe as faktorët e jashtëm nuk i’a kanë dalë ta largojnë Berishën tregojnë se sistemi zjarrdurrues është në veprim.
Është urgjente dhe e domosdoshme që Berisha të ikë! Për ti hapur kështu udhën fillimisht një kryeministri i cili nuk guxon të luajë me zjarrin.
Email nga adresa: [email protected]