Bledar Kola është një nga shefat më të mirë të kuzhinës në Shqipëri. Me punën e tij ai ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve por edhe të huajve, – shkruan gamberorosso.it, e cila i ka kushtuar vëmendje projektit më të ri të tij.
Restorant Mullixhiu, drejtuar nga shef Bledar Kola ofrojnë ushqim tradicional shqiptar dhe një gastronomi të pasur, duke e lakuar Tiranën si një ndër kryeqytetet elitare në fushën e gastronomisë.
Pasi ka marrë vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, shef Bledari ka vendosur të eksperimentojë me ushqimin shqiptar “në rrugë”.
Kioska: Sita
E vendosur në zemër të Tiranës, mbrapa sheshit “Skënderbej”, “Sita” ofron specialitetet më të mira të traditës ballkanike dhe të gërshetuara me artin e gatimit të shef Kolës, ato janë unike.
Produktet, ashtu si ato të restorantit, janë të gjitha lokale, organike dhe sezonale, të freskëta dhe nga prodhuesit e vegjël për të shfrytëzuar potencialin e madh të produkteve vendase, bio.
Shijet janë ato tipike të kuzhinës ballkanike, autentike por arti i shef Bledit i bën moderne, të shijshme dhe padyshim unike.
Propozimet dhe kilometri zero
Buka, makaronat e ftohta, sallatat e përziera janë të gjitha të ndërtuara me miell bio, direkt nga Mullixhiu dhe zonat fqinje. Si rrallë herë po flasim për kilometrin zero, çdo gjë organike, asnjë grimcë produktesh inorganike.
Menuja
Tek “Sita” është vendi ideal për të provuar fërgesën, specat e skuqura me rikotë dhe domate ose qoftet e skuqura shqiptare, këtu në një version vegjetarian me kungull të njomë.
Gjithashtu petkat, makaronat tradicionale të kombinuara me salca që ndryshojnë vazhdimisht, sipas ritmit të stinëve.
Një kioskë e ushqimit të rrugës, e cila nuk duhet humbur dhe nga konsumatorët ambjentalistë: kaq shumë beteja kundër plastikës njëpërdorimshe të sjella kohët e fundit nga kuzhinierët, restorantet, baristët dhe Kola nuk përbën një përjashtim.
“Pipëzat e plastikës, gotat, kapakët, thikat, pirunjtë e lugët: “Kurrë nuk do ta kisha konsideruar se sa të dëmshmë mund të ishin këto elementë, përpara Sitës”, ka deklaruar kuzhinieri për The Balkanista. Ai vazhdon : “Tani, unë jam plotësisht i bindur, nuk ka më plastikë njëpërdorimshe”.
Materialet e qëndrueshme
Një vendim i marrë me vendosmëri, një mesazh i shkruar me shkronja të qarta edhe në këmishë me fjalën “PlastIK”, një lojë fjalësh midis termave shqiptarë “plastik” dhe “ik”, që nënkupton jashtë.
Drita jeshile pra, tek gotat, pipëzat prej letre dhe enët prej druri. Kjo zgjedhje bëri që Kola të humbasë rreth 30 për qind të shitjeve, për shkak të ndjenjës së bezdisshme që produktet ekologjike sidomos druri, i dhanë klientëve.
Por ajo që ka rëndësi për të është “të jetosh me përgjegjësi dhe qëndrueshmëri, më e rëndësishme sesa t’i kënaqësh të gjithë”./ dita


