Situata alarmante nga zjarret në Greqi dhe Francë, flakët dhe në zonën turistike të Saint-Tropez (VIDEO)

Edlira Shehu

Prej afro një muaji tashmë Greqia është e përfshirë nga flakët, ku nuk janë kursyer as zonat turistike.

Vilia një fshat në periferi të Athinës po përballet për ditën e katërt me zjarre të shumta të cilat po i afrohen zonave të banueshme.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa 7 helikopterë po punojnë nga ajri për të normalizuar situatën.

Ndërkohë në Francë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në zonën turistike Saint-Tropez.

Zjarri bëri që rreth 7,000 qytetarë të largohen nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve ishin turistë të vendosur në kampe, në zonën bregdetare.

22 persona kanë mbetur të plagosur , ndërsa shërbimet zjarrfikëse po luftojnë për të vene nën kontroll flakët.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *