Situata e COVID-19 në Greqi/ Ashpërsohen masat e ”Lock-Down”, orë policore për 8 orë gjatë natës

time

Në Greqi, shifrat e larta dhe shtrimet e pacientëve me COVID-19 në spitale kanë bërë që qeveria të ashpërsojë masat kufizuese.

Ndërkohë, pavarësisht se Greqia është tashmë në ”Lock-Down”, është bërë edhe një kufizim tjetër, kësaj radhe gjatë natës pasi për 8 orë nga 21:00- 05:00 do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve, përveç arsyeve shëndetësore dhe arsye pune.

Lëvizja e qytetarëve në Greqi rregullohet me aplikacion, por gjatë natës disa pika për të cilat lejohet gjatë ditës nuk do të lejohen gjatë natës prandaj edhe ora policore 21:00-05:00 do të jetë më e ashpër.

Madje autoritetet greke kanë paralajmëruar se masat mund të shtyhen përtej fillimit të dhjetorit.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *