Situata e COVID në vend, Rakacolli: Nuk sugjerojmë mbyllje totale, shifrat nuk janë në rritje, këtu gabojnë njerëzit. Të hënën vijnë 15 mijë vaksina të Pfizer në Shqipëri

time

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në Report Tv deklaroi të sigurt se të hënën vijnë në vendin tonë 15 mijë vaksina të Pfizer.

“Plani i vaksinimit ka vazhduar, pasi është me përparësi të dinamikave tona shëndetësore. Tashmë vaksinat kanë ardhur rregullta dhe të hënën presim 15 mijë doza vaksinash nga Pfizer. Kanë vijuar edhe tratativat që po bëjmë ne për të siguruar akoma më shumë vaksina. Sapo ti sigurojmë vaksinat do ti marrim.

E sigurt që vijnë nga Pfizer. Nuk është një shifër optimale por tregon që me përpjekjet që po bëjmë do të kemi edhe doza të tjera të ardhura. Procesi i vaksinimit po vijon me përpikmëri, në muajin mars duam që të ketë përfunduar në të gjithë Shqipërinë për bluzat e bardha. Brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë 14.400 dozat e para të Covax.”– tha Rakacolli.

Teksa u pyet në lidhje me ashpërsimin e masave për të parandaluar përhapjen e virusit, Rakacolli theksoi se ato bazohen tek shifrat dhe se momentalisht, ka një ulje të rasteve të infektimeve.

Rakacolli tha se kjo javë krahasuar me një javë më parë ka një numër më të vogël të rasteve të reja. Zv.ministrja theksoi se nuk sugjerojnë një mbyllje totale dhe se bazuar në shifra shpresojnë që tendenca është në rënie.

“Ajo që ne jemi munduar të bëjmë është që të gjitha masat të merren mbi bazën e analizës së numrave. Indikatorët që monitorojnë situatën janë, numri i rasteve, incidenca, numri të shtruarve në spital numri i qytetarëve që humbin jetën. Shifrat nuk janë në rritje, këtu gabojnë njerëzit. Po të shihni shifrat zyrtare, mesatarja javën e kaluar ishte 1166 të infektuar dhe këtë javë 1024.

Kemi një numër më të vogël të rasteve këtë javë, edhe incidenca ka një rënie. Të shpresojmë se kjo është një tendencë në rënie. Nuk e sugjerojmë mbyllje totale këtë gjë, duke marrë parasysh edhe rastet. Nuk ka paralelizëm me marsin e vitit të kaluar. Që të eliminojmë pandeminë nuk bëhet me masa të imponuara, duhet që ë binden njerëzit. Qytetarët duhet të bashkëpunojnë, për veten e tyre duhet të dalin me maskë, pasi mbrojnë veten edhe të tjerët.”- tha Rakacolli.

h.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • URRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    7500 RILINDAS DO TE VAKSINOHEN.

    TE HENEN DO TE JEM VET NE AEROPORT.

    KAMERAT E TELEVIZIONIT ERTV GJITHASHTU.

    • Mbyllja duhet patjeter,
      por duke qene se hajduti Kryeminister e ka zbrazur buxhetin,
      megjithse merr taksa me shume se cdo shtet i Europes, ndaj dhe keta thone qe nuk ka nevoje per Mbyllje

      Sepse ky Kryeminister te gjitha parate qe merr nga taksat ,
      u jep Milionereve si Kastrati, Salillari e Co, nepermjet tenderave dhe PPP-ve,

      Sepse ky shperndan nga 30 milion ne cdo 2 muaj per djegesat e mbeturinave te cilet nuk kane filluar nga puna akoma ,
      po ashtu tenderat e rrugeve i cakton me shifra 20 milion dollare ne 1 Kilometer,
      kur nderkaq BE e ka tenderin 1.5 milion dollare per 1 Kilometer

      Mirepo keto para qe i jep me bujari tek Milioneret e familjes se tij ku i gjen?
      I merr nga parate qe mblidhen nga taksat ….kehstu qe tani Rama nuk ka para tu japi popullit te tij ne kete rast Pandemie, sic po jep gjithe bota ….

      Keshtu eshte kur ke ne krye nje Hajdut te tmerreshem , qe nuk e ka pare historia

      Por ama duhet ta votojme prape ne krye kete funderine Kryeminsiter, qe ta rrjepi edhe per 50 vjet rresht Shqiperine,
      pasi ky hajdut Kryeminister ka ndermend qe te vjedhi popullin Shqiptar
      edhe per kohen kur ky nuk do jete me gjalle,

      Sepse Rama do vendosi taksa rruge 20 dollare per 1 kalim ne cdo ruge te Shqiperise,per 50 vjet rresht,
      dhe keto taksa do mblidhen nga miqte milionere te Familjes Rama ….
      Me kete metode te taksave, Rama kerkon qe edhe 50 vjet pasi te kete ikur nga pushteti,
      shqiptaret te paguajne per Zahon dhe sterniperit e Rames

      Nuk ka dale ne bote krijese me shpirt-lige dhe me shprit -katran se Rama,
      nisur vetemnga keto ligje taksash per te cilat kerkon tu mari shpirtin shqiptareve per 50 vjet rresht

  • Idiotsia e pseudoexperteve nuk ka fund: vaksinat nuk do prodhojne efekt para 1 muaj edhe per nje muaj a e di kjo debiljz sa do kontaminohen ? Po kjo pret imunitetin e tufes !
    Votoni votoni prape keso debila

  • Situata eshte shume e RENDE por Shqiperia nuk mbyllet totalisht sepse jan zgjedhjet kjo do te ishte nje pergjigje me e sakte moj shtrige ç’do dite po vdesin nga 20 vete dhe infektuar mbi 1000,dhe nuk qenka serioze ? Kur e quani serioze ti dhe politika ? Kur te vdesin 2000 vete ne dite?pastaj kujdes i popullit eshte 0 SHUMICA NE KAFE PER SHTAT PAL QEJFE.

  • Cdo dite thuhet qe rritet ndjeshem numri i te infektuarve, ndersa kjo biba e shemtuar, qe te kall daten, thote qe nuk ka rritje infeksioni.
    Duhet mbyllje totale, po sic thote Rajmondi, Ramuti e ka vjelur buxhetin e shtetit me PPP dhe koncesione dhe i le njerezit te punojne si bagetia, e te semuren si bagetia. Aty ku nuk duhet ndalimi, ne ajer dhe ne rruge, aty e bejne, leshojne policet si qener per gjoba. Keta jane kriminele

  • Cilat “shifra” na tregon ti moj ushtare e ramutit?
    Shifrat tuaja ziejini pijini lengun.
    Kaq i dini njetezit budallenj sa tu besojn ca publikoni ju?
    Ju s’keni piken e kontrollit te situates moj debile, si flisni ju per statistika…
    Ju s’keni teste dhe personel moj qe te jeni ne gjendje te masni shkallen e infeksionit ne vend.
    Mos logarit manipulimet e qelbura per propagande dhe fushate elektorale.

  • Kjo MIRA RAKACOLLI a eshte ne terezi, a po i ben fresk debilit dhe plehres EDMUT RAMAVICIT qe me disa vaksina qe vine kerkon te na mbylle gojen per te vaksinuar 2 800 000 banoret e Shqiperise. Me kete lloj ritmi ne si popull vaksinohemi ne SHEKULLIN 22.
    Keto lloj tipash servil dhe te papergjegjshem duhen te largohen dhe te perzehen nga keto lloj komitetesh sepse mundohen te dizinformojna popullsine.
    Te merret shembull SERBIA si vepron si nje shtet ballkanik.

  • Si nuk ju vjen zor e beni propogande me jeten e njerezve Si ka mundesi qe flisni ju ekspertet gjithmone mbasi ka fol Rama ?Si spjegohet qe nuk arrini te gjeni nje metode pune por keni gjetur per justifikim vetem fjalet e Rames (sipas Isuf Kalos )qe fajin ja paskan politikanet e opozites dhe jo puna e dobet e tyre dhe e qeverise nga e cila marrin urdhera per te shpifur ! Pse nuk i vene njehere ne balance se sa kane vdekur nga mbledhjet qe ben politika ,sa nga mungesa e masave qeveritare dhe sa nga puna e dobet e drejtesise .

  • Pse se experte nuk i thoni debilit qe iu komandon te sjelle vaksina sputnik apo vaksina nga kina!? Studimet tuaja politike apo shkencore i kane shpall keto vaksina te pa nevojshme?! Le te vdesim po mos t’i lypim keto vaksina eshte motoja e juaj?! Apo trembeni se me vaksine nuk do perfitoni me?!
    Mos te flasim ?! Po si mos te flasim kur ju shohim te gaditur para nje ministresh nje ore kot fare vetem per propagande?! Vertete mendoni se eshte momenti qe jeni aty ne sherbim te politikes ne vend se me qene ne sherbim te te semuteve! ?! Asnje per me i thane se nuk keni as oxygjen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *