Situata e emigrantëve, tension në kufirin greko-maqedonas

Dita
AppleMark

Emigrantët e bllokuar në kufirin greko-maqedonas, kanë tentuar të kalojnë ilegalisht barrierat e vendosura nga qeveria e Shkupit.

Ata arritën që të depërtojnë në territorin maqedonas, por u bllokuan menjëherë nga forcat ushtarake vendase. Agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara thotë se janë të paktën 1.500 azil-kërkues në ndarjen territorial midis dy vendeve që vijnë kryesisht nga Pakistani, Maroku dhe Irani.

Gjatë natës, një prej emigrantëve u mundua të kalonte kufirin duke u ngjitur në një prej vagonëve të trenit që lidh Greqinë me Maqedoninë, por u dëmtua rëndë me djegie të shkallës së tretë nga linjat e energjisë elektrike.

Ndërkohë qeveria e Athinës ka bërë me dije se po e monitoron me kujdes situatën në këtë zonë. Sipas burimeve zyrtare, një pjesë e refugjatëve kanë kërkuar që të kthehen në shtetet përkatëse, por vendet e origjinës nuk u janë përgjigjur kërkesave për riatdhesimin e tyre. Edhe organizata ndërkombëtare e emigracionit ka njoftuar se nuk disponon fonde për të mundësuar udhëtimin e tyre.

Vendet ballkanike, në bazë të udhëzimeve të ardhura nga Bashkimi Europian, kanë bllokuar kufinjt për emigrantët që kërkojnë azil për arsye ekonomike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *