HARTA: Zonat që kanë probleme me energjinë elektrike

redaktor

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bashkë me njoftimin mbi punën e kryer për rikthimin e energjisë elektrike në disa zona, ka sjellë dhe hartën e zonave që kanë ende probleme me energjinë.

OSHEE ka bërë të ditur se, si pasojë e punës intensive të grupeve për eliminimin e defekteve të krijuara nga moti i keq në fundjavë, në orët e para të ditës së hënë (17 gusht), situata e furnizimit me energji elektrike në jug të vendit paraqitet si më poshtë:

-Në orën 00.38 u vendos në punë linja 30 kV Uji i Ftohtë-Radhimë, e për pasojë u rikthye energjia në Radhimë, Orikum, Tragjas dhe Dukat.

-Në orën 10.12 u vendos në punë linja Radhimë-Orikum. Vijon pa energji Zona e Pashalimanit.

-Vijon të jetë me difekt linja Gjirokastër-Grapsh. Zonat që kanë mbetur pa energji janë: Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, Zagoria, Pogoni, Qendra dhe Libohova.

Grupet e punës për eliminimin defekteve janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

OSHEE njofton gjithashtu se, që nga e diela pasdite dhe gjatë gjithë natës, duke u gdhirë e hëna, grupet e punës së avarive, të shpërndara në gjithë vendin, kanë punuar për riparimin e defekteve të krijuara si pasojë e motit të keq me stuhi shiu e shkarkime elektrike, që nxorën jashtë pune disa linja të tensionit të lartë e të mesëm.

Në disa zona energjia elektrike është rikthyer, por nga informacioni i përditësuar ende janë jashtë pune 76 fidra.

Zonat problematike sa i takon furnizimit me energji elektrike janë rajonet Shkodër-Lezhë, Fier-Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë. “Vazhdon puna në terren për eliminimin e avarive”, shton OSHEE.

7

Share This Article
1 Comment
  • Titulli nuk ka anje lidhje me shkrimin. Por edhe sikur,cfare duhet te beje OSHEE-ja?
    Ne vere eshte sezoni turistik dhe sduhet te punoje,ne dimer ben ftohte dhe prape sduhet te punoje. Ne pranvere dhe vjeshte,ka shira pa fund qe veshtiresojne ne maksimum punen per riparimet e difekteve.
    Atehere, te rrine pa pune apo ti zgjidhi hap pas hapi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *