Situata e grave në Afganistan, deklaratë e përbashkët nga BE dhe 20 vende të botës, përfshirë Shqipërinë

J L

BE-ja dhe 20 vende të botës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në lidhje me situatën e grave dhe vajzave në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Deklarata (Kliko) është nënshkruar nga Shqipëria, Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, El Salvador, Bashkimi Europian, Hondurasi, Guatemala, Maqedonia e Veriut, Zelanda e Re, Norvegjia, Paraguai, Senegali, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane, të drejtat e tyre në arsim, punë dhe lirinë e lëvizjes. Ne u bëjmë thirrje qeveritarëve dhe autoriteteve mbarë Afganistanit që të garantojnë mbrojtjen e tyre”, thuhet në deklaratë.

“Gratë dhe vajzat afgane, si të gjithë njerëzit afganë, meritojnë të jetojnë  të sigurt dhe me dinjitet. Çdo formë diskriminimi dhe abuzimi duhet të parandalohet. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë dhe mbështesim, për t’u siguruar që zërat e tyre do të dëgjohen.

Ne do të monitorojmë nga afër se si çdo qeveri e ardhshme do të mbrojë të drejtat dhe liritë që janë bërë pjesë e jetës së grave dhe vajzave në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit”, thuhet më tej.

Rikujtojmë se në vendin tonë pritet që të mbërrijnë grupi i parë i azilkërkuesve afganë, të cilët do të strehohen në konvikte dhe hotele, në Tiranë dhe Durrës.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
    • Akoma nuk paske ngordhur ti ? Epo nuk paska Zot , po’ te kishte , puna e pare qe do te bente , do te te ngordhte ty . Njeriu me i urryer i te gjitha rrjeteve sociale .

  • Por une si qytetar i kesaj bote pyes se cfare do te bejne konkretisht keto zhtete dhe te fjera, per te mbrojtur te drejtat e grave dhe vajzave afgane, qe sikurse rezulton, ka filluar persekutimi i tyre…
    Cfare do bejne keto vende dhe te tjerat ne se Afganistani do te prodhoje dhe eksportoje droge masivisht, ne se do mbledhin dhe mbeshtesin pjestare te al qaedes duke u kthyer ne rrezik per sulme terroriste ne vendet e tjera, ne se Kina do invesoje dhe mbeshtesi ekonomikisht talebanet te cilet keshtu dhe treguan force ndaj perendimit, pa le ne se mbeshteten ne enyre te organizuar?????

  • Po për situatën e grave dhe femrave në Arabinë Saudite, që vuajnë 10 herë më shumë se gratë në Afganistan, pse nuk e hap gojën Perëndimi?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *