Situata e krijuar nga COVIDI i ri, Britania në izolim total, Boris Johnson: Javët në vijim më të vështirat, përhapja e variantit të ri është alarmante

time

Britania e Madhe, me rritjen e shifrave të koronavirusit, ka shkuar në një izolim total. Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Boris Johnson ka bërë me dije pasditen e sotme se masat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Ai ka njoftuar një ”Lock-Down” kombëtar teksa varianti i ri i COVID-19 ka rritur ndjeshëm shifrat dhe ka deklaruar se tashmë të gjithë britanikët në Angli duhet të rrinë nëpër shtëpi.

Jonhson gjatë deklaratës ka thënë se ata mund të dalin vetëm për nevoja jetike, të veçanta apo të punojnë jashtë vetëm nëse nuk punojnë dot në shtëpi.

Po ashtu edhe shkollat mbyllen në nivel kombëtar në Angli deri në mes të shkurtit, teksa Johnson paralajmëron se përhapja e variantit të ri të COVID-19 është vërtet alarmante dhe frustruese.

Sakaq, sot Britania ka regjistruar 58,784 raste të reja me COVID-19 duke arritur një rekord për shifrën më të lartë ditore.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kujdes nga Covidi!

    Kemi nje burg per ju, shtepi, spital, cmendine apo kampe perqendrimi falas.

    Zgjedhja eshte lire, sepse jemi shtet demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *