Situata e tensionuar në Mesdhe, kryediplomati gjerman viziton Athinën dhe Ankaranë

J L

Shefi i diplomacisë gjermane, ministri i Jashtëm, Heiko Mass ndodhet sot në Athinë ku pritet të takojë kryeministrin Kirjakos Mitsotakis, me të cilin pritet të diskutojë edhe për dialogun me Turqinë.

Mass tha në vigjilje të takimit se vendimet e dallimeve rreth rezervave të gazit natyror në Mesdheun lindor mund të gjenden vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe përmes dialogut të sinqertë, dritaret për dialog midis Greqisë dhe Turqisë duhet të hapen dhe të mbesin të hapura.

Po ashtu, ai pritet të takojë edhe ministrin e punëve të jashtme Nikos Dendias, me liderin e SYRIZËS Aleksis Cipras, ndërsa do të pritet edhe nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropuli.

Me të përfunduar vizitën në Athinë, Mass do të shkojë në Ankara ku pritet të takojë presidentin Rexhep Tayip Erdogan. Para vizitës në të dy vendet, Mass tha se tensionet mes dy vendeve iu shkaktojnë dëm të gjitha palëve.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas tha se Gjermania është vend kryesor në BE dhe “çdo nismë e ndërmarrë ka peshë të veçantë”.

“Mbetet Turqia të tregojë se është bashkëbisedues i tillë i besueshëm”, tha Pecas.

Marrëdhëniet Turqi-Greqi u acaruan sërish më 10 gusht, që prej momentit kur pala turke dha të dhna për hulumtim sizmik në Mesdheun Lindor. Qëndrimi i Athinës zyrtare ishte i prerë. Navtexi ishte ilegal dhe hulumtimi nënujor po bëhet në pjesën e Greqisë.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *