Situata me Covid-19, qeveria kërkon 16.2 milionë dollarë borxh nga Banka Botërore për testim të gjerë të popullatës

J L

Qeveria shqiptare i ka paraqitur Bankës Botërore një projekt të ri ku kërkon të paktën 16.2 milionë dollarë hua në kuadër të emergjencës së krijuar nga koronavirus. Sipas kalendarit projekti pritet të kalojë në Bord në datë 12 qershor.

Objektivi i zhvillimit të projektit, sipas dokumenteve, do të arrihet përmes aktiviteteve që mbështesin mbajtjen në kontoll të COVID-19 në një afat të shkurtër, paralelisht kjo me disa investime për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për parandalimin dhe reagimin e emergjencave të shëndetit publik (përfshirë valët e mëtejshme të pandemisë COVID-19) në afat të mesëm dhe afatgjatë.

“Pozicioni aktual i Shqipërisë sa i takon kurbës së pandemisë tregon se investimet bazuar në shqetësime afatshkurtra dhe afatgjata janë thelbësore, për të mos humbur përfitimet e arritura përmes reagimit të menjëhershëm efektiv të Shqipërisë, ndërsa forcohet sistemi shëndetësor përtej krizës aktuele”, thuhet në dokument.

Por për çfarë po kërkohen konkretisht paratë?

Dokumenti zyrtar tregon se Shqipëria ka kërkuar ndihmë për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit. Po kështu të fillohet me planfikimin e duhur dhe rregullimin e kërkesave për distancim fizik dhe masave të tjera parandaluese (duke diferencuar me kujdes sipas rajonit, sektorit ekonomik, moshës, apo statusit shëndetësor), zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Po kështu projekti përshkruan si pjesë të tij edhe përmirësimin e komunikimit me publikun si dhe aktorët e tjerë kryesorë.

Në dokument qeveria nuk përmend faktin se koronavirus është ngjarja e dytë më fatkeqe në pak kohë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit duke nënvizuar se të dyja këto situata kanë kërkuar mbështetje nga buxheti për disa kategori të prekura si dhe aktivizimin e paketave ndihmëse dhe fondit të emergjencës respektivisht me nga 65 milionë dollarë dhe 20 milionë dollarë.

Kostoja totale e projektit do të jetë 16.2 milionë dollarë dhe institucioni huamarrës është Ministria e Financave dhe Ekonomisë kurse ajo zbatuese Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Monitor

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Një këshill ekonomik me në krye të nerumin Ilir Beqia do të menaxhonte si duhet këtë borxh shumë miljonësh. Përvoja e tij është e pa parë në administrimin efikas të investimeve në sektorin e shëndetsisë, natyrisht me orientim dhe kontroll të rreptë nga shoku Edi Rama.

  • BORXHE PER TESTE “PAS PILAFIT”

    Pasi gjate pikut te Pandemise Shqypnia Enveriste mbeti ne fund te renditjes ne BE dhe rajon qe me fjale te tjera ishte “Pas Liste” per testimet e popullates ne 1 milione banore, tani eshte kujtuar “Pas Pilafit” per fonde dhe borxhe,

    por:

    PER CFARE I DUHET PARATE BORXH EDI RAMES PER TE TESTUAR CORONAVIRUSIN KINEZ QE ESHTE NE GRAHMAT E FUNDIT?

    kur:

    Po kerkon borxhe nga ana tjeter per te prishur Teatrin Monument te Bosios dhe per ndertuar Teatrin Megalloman te “Bjarke-s” nga Danimarka qe i largohen si “Djalli nga Tamjani” edhe miliardieret amerikane nga faturat e kripura qe leshon per projektet e tij famoze?

    sepse:

    UNE PER VETE THEM QE KETO PARE BORXH TE GJITHA BASHKE DO TE SHKOJNE NE THESIN E BASHKIM ULAJT DHE FUSHAVE PAS TIJ

    prandaj:

    Jane shoqeruar edhe me nje propagande enveriste si bamiresi bolshevike,

    PER TE TESTUAR POPULLATEN DRU ME PRE “PAS PILAFIT”

  • nuk ka nevoje per testim te gjere serologjik te popullates, imuniteti nga Covid ezhte i dyshimte e me gjase perkohashem, sic e tregoi rasti i doktorit te durresit infektuar dy here. Keshtuqe ky aktivitet duket shpenzim i kote. Pervec Kines asnje vend tjeter nuk di ta kete bere testin serologjik te popullates deri sot.

    Masat parandaluese mbrojtese jane te thjeshta e pa shpenzime: laj duart shpesh, mos prek fytyren, mbaj maske, distancim fizik.

    edukoni mjeket dhe infermieret se po ju infektohen ne spitale, percaktoni protokolle per vizitat e te semureve ne urgjence a te mjeku, skanojini per virus para se ti prekni me dore te semuret. Skanoni per virus sanitaret, infermieret, ambulancen, furnitoret.
    4. shumica e materjalit eshte i pergjithshem. psh flitet per planifikim e rregullim te kerkesave per distancim fizik. Ku? kush i ka keto kerkesa, per cilen strukture planifikohet te rregullohet distancimi fizik?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *