Situata në Afganistan, Erdogan dhe Mitsotakis bisedë telefonike për valën e refugjatëve në Europë

J L

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të ketë një bisedë telefonike me Rexhep Tajip Erdogan këtë pasdite në vazhdën e zhvillimeve të shpejta në Afganistan, ku talebanët kanë rimarrë pushtetin.

Kryeministri dhe Presidenti turk do të flasin sot pasdite në orën 19:30 për të diskutuar zhvillimet e reja në Afganistan, por edhe për flukset e refugjatëve që priten.

Tashmë në Europë ka rënë një “alarm” pas pushtimit të Kabulit nga talebanët pasi shqetësimi për një krizë të re, të rëndë emigracioni-refugjatësh u mor si i mirëqenë me mundësinë që një përsëritje e flukseve të migrimit masiv të vitit 2015 të ishte para portave.

Tashmë, në kryeqytetet kryesore evropiane, debati ka filluar mbi mënyrat në të cilat vala e re e emigrimit mund të zbutet  apo edhe të ndalet, ndërsa Turqia ka nisur ndrëtimin e murit.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, theksoi se BE -ja duhet të fillojë bisedimet me talebanët në një përpjekje për të zhvilluar kanale komunikimi me regjimin e ri.

Një perspektivë e tillë mund të kufizojë eksodin masiv të refugjatëve nga rajoni, në një kohë kur vlerësimet fillestare parashikojnë 300,000-500,000 refugjatë që mund të largohen menjëherë nga Afganistani.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Mos more,,po ndermjetesin kush e ka bere? Sigurisht qe duhet te jete padishahu i surrelit,,eshte i angazhuar per zgjidhjen e te gjithe krizave me arome aziatiko-mongole! Sa keq,,sikur te ishte edhe ai ne foto, ne mes jush qe te dukeshit si tre kopile te vertete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *