Situata në Kosovë, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Leda Hysa

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka vendosur të thërrasë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në mbledhje pritet të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, kryesisht pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për korrigjim të kufijve mes dy vendeve.

E përditshmja Kurir  tha se mbledhja mbahet sot, pikërisht në ditën kur Komuniteti i Komunave Serbe duhet të ishte formuar në Kosovë dhe Metohi.

Ndërkohë e përditshmja e Beogradit, Blic, shkruan se në takim do të diskutohet mbi mënyrat për të mbrojtur interesat dhe shtetasit serbë në Kosovë dhe Metohi.

Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, Presidenti Vuçiç do të takohet edhe me patriarkun e Kishës serbe, Irinej, takim i cili pritet të mbahet rreth orës 12:00.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Serbet duhet t’a harrojne Kosoven, as
    Kryepeshkopi dhe as “puta” e pertej
    Uraleve nuk i ben dermane semund-
    jes “terminale” shoviniste te Serbise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *