Situata në Rinas, anulohen fluturimet e parashikuara paraditen e sotme. Ende asnjë vendim për orët e pasdites

J L

Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.

Ndërkohë ka shkuar në 28 numri i personave që janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit.

Pas kallëzimit që Albcontrol të bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar kontrollorët.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *