Situata nga zjarret, RAPORTI i Ministrisë së Mbrojtjes: Dy vatrat më kritike ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit

entela

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend, duke bërë të ditur se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

“Ndërkohë, gjatë ditës së diel në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.

Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”, thuhet në njoftim.

 

e.r/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *