Situata politike, PS mbledh urgjent Kryesinë në orën 17:00

DITA Online

Partia Socialiste ka thirrur në një mbledhje urgjente Kryesinë e kësaj partie. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00.

Mbledhja mendohet të ketë në fokus marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës, ku pritet të merret miratimi rreth marrëveshjes së dakordësuar mes Ramës dhe Bashës, për detajimin e së cilës vijojnë diskutimet mes tyre në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:00 të paradites.

Ndërkohë edhe Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas takimit me Ramën, për të konsultuar produktin final të konsensusit.

Share This Article
6 Comments
  • PS duhet ta shkarkoje urgjent Edi Ramen nga kryesia e partise me motivacionin: kapricoz, mendjemadh dhe tradhtar i madh!

  • Merre pushojeni shpejt,se ju la pushtetin ne tavoline !!!!
    Me batuta,me gallate,po behet si klloun ne duart e dyshes Meta-Basha,qe po ja marrin pushtetin ne tavoline dhe zgjedhjet e 18 bqershorit,qe i bastarduan qe tani dhe i bene cope e cike.Krizen totale qe po jeton PD,nga qendra ne baze,ja kaluan PS,duke trembur nje njeri te vetem,kryetarin Rama.Ky ben gangsterin brenda partise,por po i dorzon forcen dhe shumicen ne tavoline.Mblidhuni njehere anetare dhe simpatizante te PS para kryeministrise; ngrini aty nje cader dhe mos pranoni dorzimin e kushtetites,te ligjit,te komisjonit te zgjedhjeve,te qeverise,te pushtetit,te votave ne tavoline.Eshte koha per drejtesi.Populli i PS nuk mund te lejoje dorzimin e votave nga frika.

  • Me kete marreveshje te felliqte te kryer naten dhe neper kulisa, vetingut i humbi vula! Ju lutem me thoni, a te festojme apo protestojme? Ketu njerezit jane kthyer ne butake. Mjere ky vend e ky popull! Perfundimisht nuk behemi kurre shtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *