Situata te Tirana, tifozët sërish në protestë

redaktor

E ndërsa sezoni i ri futbollistik nis vetëm pas disa ditësh, skuadra më me shumw tituj në Shqipëri, Tirana, nuk po gjen zgjidhje për të kapërcyer ngërçin financiar, që po mban peng merkaton e futbollistëve. Tifozët e 24 herë kampionëve bëjnë përgjegjëse Bashkinë e kryeqytetit, pronaren e ligjshme të klubit bardheblu për situatën e krijuar.

Duke parë që koha po shtrëngon, ultrasit bardheblu kanë intensifikuar aksionin e tyre për të shkundur zyrtarët e Bashkisë, të cilët i konsiderojnë fajtorë për neglizhencë dhe mosveprim ndaj gjendjes së rëndë ekonomike ku ndodhet Tirana. Sërish me banderola dhe pankarta në duar rreth 100 tifozë bardheblu u mblodhën para Bashkisë në protestën e radhës kundër institucionit që vazhdon të premtojë afrimin e sponsorëve, blerjen e lojtarëve cilësorë, kur në realitet nuk ka asnjë zhvillim të ri. Kjo ishte protesta e dytë e mbështetësve të Tiranës brenda pak ditëve, për të sensibilizuar Bashkinë rreth situatës së rëndë ku ndodhet skuadra me më shumë tituj në vend. E nëse reagimi nuk vjen në kohë, tifozët premtojnë përshkallëzimin e protestave, që mund të degjenerojë edhe në sjellje të dhunshme.

Ndërkohë trajneri Nevil Dede vijon përgatitjet me grupin modest që ka në dispozicion, por teknikut 38-vjeçar po i soset durimi, ndaj nuk do të jetë aspak e papritur dorëheqja e tij, ndoshta edhe para sfidës së parë të kampionatit ndaj Laçit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *