Situatë alarmante në veri: Bllokohen 30 makina e 80 persona

Ornela

Konkretisht, në rrugën që lidh Shkodrën me Dukagjinin janë bllokuar 30 automjete ndërsa reshjet e dëborës bien me intensitet.

Në fshatin Omaraj si pasojë e rrëshkitjeve të gurëve kanë mbetur të bllokuar 80 persona. Situatë e rënduar paraqitet edhe në Ostribë ku gjithashtu kanë mbetur të bllokuar disa fshatëra.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar makineritë që po punojnë për zhbllokimin e rrugëve ndërsa policia këshillon të bëhet kujdes nga drejtuesit e automjeteve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *