Situatë e pakëndshme gjatë prezantimit të kreut të ri të NATO-s

Ori

Një situatë e pakëndshme prishi atmosferën në ndërrimin e komandës së NATO-s, të premten në Mosn të Belgjikës.

Gjenerali amerikan Tod Wolters do të merrte sot zyrtarisht detyrën e komandantit suprem të forcave të NATO-s për Europën.

Shtete anëtare të aleancës dhe shtete bashkëpunëtore të saj ishin ftuar të merrnin pjesë.

Ftesa për pjesëmarrje Qipros, që ishte pranuar nga vendi në fjalë, u bë shkak që përfaqësuesit e Turqisë të reagonin gjatë kësaj ceremonie. Ata braktisën ceremoninë e dolën nga salla në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Qipros – raporton Dita duke cituar mediat ndëkombëtare.

Duhet theksuar se Turqia, Qipron e njeh si Qiproja Jugore, meqë ajo de facto njeh edhe Republikën Turke të Qipros Veriore.

As reagimi i ministrisë së punëve të jashtme të Turqisë, në lidhje me situatën e krijuar gjatë ceremonisë nuk vonoi. “Protestojmë pjesëmarrjen e Qipros, e cila nuk ka asnjë status në Nato, në këtë ceremoni” ishte shprehja që përdori zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme.

e.ll. / dita

Share This Article
6 Comments
  • “Revolte” e turqeve, ne foto jepet Presidenti Macron me Komandatin e NATO-s, fare pa asnje lidhje.

  • NATO – aleancë ushtarake e një grupi shtetesh , kundër shteteve të tjerë . Po të jetë për paqen në botë , komandën duhet t’a ketë pranë Kombeve të Bashkuara , ndryshe , kështu siç është , do jetë kamzhik në dorë të më të fortit , të interesave të tij dhe jo të së drejtës ndërkombetare .
    Nëse Trampi shkrin NATO- n do hyjë në histori krahas amerikanëve të shquar Linkoln , Ruzvelt etj ….
    Njerëzit vizionarë , që shikojnë larg , që e futin politikën në shina të tjerë , si rregull , nuk kuptohen , shahen dhe mallkohen nga bashkëkohësit dhe biles edhe vriten si tradhëtarë , siç ndodhi me Linkolnin dhe jo vetem me të !

  • A ci paske hyre kesaj rruge kot o Liman. Cte duhet gazeta a derzi. Rri me mire me krrabe ne dor e tridh njdonje dash

  • Jaho zhenaja ,
    më fal , duket që je intelegjent ( e ) , më mori në qafë Trampi , ai ma shtiu në mëndje këtë , agjenti i rusëve .
    Kishte të drejtë Edvini që e shante mbarë e prapë Trampin ,ndërsa ti merresh me mua fakirin .
    Jaho !
    Marr guximin të të them se , më dukesh një çikë si debil , mos u zëmëro , por , këshillën tënde do t’a zbatoj – nuk kam dele , jam çoban dhishë , një cjap do t’a tredh . Ruaji trutë nga tredhja !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *