Në qytetin nigerian të Lagosit situata paraqitet e tensionuar pasi dyshohet se ka të vdekur gjatë një proteste kundër dhunës brutale të policisë ndaj qytetarëve.
Sipas burimeve, mendohet se kanë mbetur të plagosur 20 të vdekur dhe 50 të plagosu nga të shtënat e ushtarëve nigerianë në Lagos.
Sakaq, edhe rajone të tjera janë vënë në shtetrrethim prej 24 orësh. Një dëshmitar i tha BBC deklaroi se kishte numëruar rreth 20 trupa dhe të paktën 50 të plagosur pasi ushtarët hapën zjarr.
Dëshmitarët okularë folën për burra me uniformë që hapnin zjarr në periferi të martën në mbrëmje. Ushtarët e armatosur u panë të pozicionuar në vendin e protestës disa çaste para të shtënave.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetime mbi të shtënat e policisë ndaj njerëzve.
h.b/dita
