Nga data 26 nëntor deri sot (29) janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit, thotë sizmiologu i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi.
Në një prononcim për mediat, Nushi thotë:
Aktiviteti sizmik ka përvijuar por me ritme më të ngadalta. Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitude dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë.
Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës. Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimi dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta. Në terma mesatarë magnitudat kanë ardhur duke u ulur”.
o.j/dita

Dhe ne qe nuk ia themi fare sizmologjise jemi te bindur qe termetet do vijne e te shuhen.E do rifillojne ne nji stade kohe tjeter.Se kur dhe sa do jet shkalla e termetit.Askush nuk din!
Shkenca e sizmologjise asht e vetmja shkence qe nuk zotrohet nga njeriu.Kjo barazvlersohet origjinal si falli ne filxhanin e kafes.
Te vetmen gje keto specialista dijne ate qe dijne dhe fshataret ton.Ku ngrehinat e shtepiajave duhen ba ne taban shkembor dhe jo ne rere.Si dhe ngaqe kane takatin ndertojne me profile konstruksionit te forta.Mirpo shembjet ma te shumta dolen si rrezultat qe nuk kane zbatue normat e sigurise qe kerkon godina,shtepia,pallati etj etjera.