Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyn për më 23 prill seancën gjyqësore për ankimin e Rovena e Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në seancën e sotme ku ishte e pranishme dhe vetë ish-prokurorja, KPA refuzoi kërkesën e Gashit për t’u asistuar nga e motra e saj Ema Gashi në këtë proces.
KPA e ftoi Gashin të zgjedhë një ndihmës tjetër ligjor nëse e sheh të arsyeshme.
Ema Gashi reagoi ndaj vendimit duke u shprehur “Nuk mund të mbyllet seanca, kisha kërkuar fjalën. Ne jemi hetuar familjarisht pa asnjë arsye”.
Vëzhguese sot ishte përcaktuar për të qenë Mia Rozing, por për shkak të problemeve shëndetësore, në seancë është paraqitur Teo Jacobs, i njohur tashmë si ‘makthi’ i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar në Vetting.
Në nisje të seancës Ema Gashi tha se nuk janë njoftuar për zëvendësimin, ndërsa Teo Jacobs replikoi duke u përgjigjur se “këtu përfaqësoj ONM-në”.
Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi
Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?
Rovena Gashi: Po, është motra ime, gjyqtare në Durrës.
Ema Gashi: Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga ONM-ja Mia Rozing. Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie zoti Teo Jacobs është këtu?
Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj ONM-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.
Ema Gashi: E kuptuan që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs
Kreu i trupës, Albana Shtylla: Do të doja të limitoheni në vijimin e diskutimit pas vendimmarrjes dhe kërkesës paraprake që paraqiti vëzhguesi.
Ema Gashi: Kur ka një përfaqësues tjetër me vendim dhe nuk ka një vendim zëvendësimi me Jacobs ne kërkojmë të shpreheni nëse do të më legjitimoni mua si ndihmëse.
Rovena Gashi: Jam dakord me kërkesat e bëra nga motra.
Më 25 korrik të 2018, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, u shkarkua nga detyra.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë.
o.j/dita

Zgjohu o Enver vetem per 5 minuta !
Rrasini ne burg keto shkerdhata dhe konfiskojini gjithe pasurite
Drejtesia e korruptuar deri ne fyt, prokurore dhe gjyqtare te panginjur ne gjak nga populli fukara.
Nje cerek shekulli duke vjedhur, vrare, harbuar ne zyrat e shtetit, me leket dhe gjakun e popullit vuajtes, tamam si nje bande kriminale sillen te terbuar ne sallat e vetingut sikur qe jo vetem nuk pyesin dhe s’i llogaritin fare trupat gjykuese shqiptare po egersine dhe llembet e qelbur duan tja ngulin perfaqesuesve te ONM.
I kerkojne hesap pa pyetur se ai ka nje mandat ligjor e kushtetues, madje te gjithpranuar politikisht.
Bashkohem me opinionin e sipershkruara nga populli. Nje ore e me pare ne burg. Bande e qelbur e Saliut, Adriatik LLALLES, Gjin GJONIT dhe te tjere.
Eshte mllefi para vdekjes.
Jepuni nje kreher si deshire te fundit.
Këto lloj ruspisht i bën të tërbuar dhe brutale paraja që u kanë vjedhur Shqiptarëve.Mendo si mundet të jetë ndryshe dashnorja e Adriatik Pallës.Ka dhe goxha burrë muti.
Vetëm gjyqtre nuk janë.Rrugace po.Të sëmura nga Gonorea.Kush ka dhënë drejtësi çfarë tmerl.Duhet tredhur Sali Berisha dhe gjithë të tjerët që vënë në krye të punëve këto baxhella.
Si nuk kanë turp këto dy femra …..