Sjellja e Beogradit, Brukseli që nuk pipëtin, ç’duhet të bëjë Tirana

redaktor

Nga Shaban Murati

Nuk është aspak e qartë se çfarë ia ka mbyllur gojën Bashkimit Europian, që nuk reagon ndaj kundërvënieve, që Serbia po u bën vazhdimisht qendrimeve dhe politikës së jashtme të BE. Rasti më i freskët është ai në lidhje me Venezuelën, ku Serbia në mënyrë sfiduese po mbështet regjimin diktatorial të Maduros, në një kohë që rreth 70 shtete të Amerikës Latine, të Europës Perëndimore dhe të Amerikës së Veriut u rreshtuan me presidentin e përkohshëm legjitim, Juan Guaido. Franca, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe, Austria, Suedia, Polonia, dhe shumë shtete të BE, në nivelet më të larta zyrtare shpallën njohjen e presidentit të përkohshëm.

Serbia u rreshtua me Rusinë dhe doli me qendrime në anën e kundërt të barrikadës të shteteve kryesore të BE. Sikurse deklaroi në 12 shkurt lideri i “Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës”, Nenad Çanak, : “Venezuela është një tjetër rast, në të cilin Serbia mbështet qendrimin e Rusisë, më shumë se sa atë të BE”. Portali serb “europeanwesternbalkans.com” theksonte në 28 shkurt se “Qëllimet e politikës së jashtme të Serbisë janë në kontrast me ato të BE”.

Kaq flagrant është qendrimi i Serbisë kundër rrymës ndërkombëtare të shteteve demokratike, sa që ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott, u detyrua që të deklarojë para disa ditësh se në rastin e Venezuelës “Serbia është në anën e gabuar të historisë”.

Për ta bërë sa më provokuese sjelljen e saj kundër BE-së dhe kundër SHBA, Serbia ftoi për një vizitë zyrtare në Beograd zëvëndësministrin e jashtëm të Maduros, i cili qendroi në Serbi nga 19 në 21 shkurt dhe zhvilloi bisedime me zëvëndëskryeministrin dhe ministër i jashtëm serb, Ivica Daçiç, dhe me ministrin e mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, takim i habitshëm ky i fundit, që provon se Serbia po shkon edhe më tej se sa mbështetja diplomatike për diktatorin venezuelan. Daçiç e lavdëroi regjimin e Maduros, pse nuk e kishte njohur Kosovën dhe që kishte votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në Interpol.

Këto qendrime dhe veprime antieuropiane dhe antiamerikane të Serbisë nuk do të bënin përshtypje, nëse Serbia nuk do të ishte shtet kandidat i BE, i cili madje ka hapur edhe bisedimet e pranimit dhe po zhvillon tratativa me Brukselin për kapitujt e Traktatit të pranimit në BE. Një shtet kandidat i BE dhe që ka hapur bisedimet e anëtarësimit, jo vetëm nuk bashkohet me vijën e politikës së jashtme të BE, por po guxon ta sfidojë atë gjithnjë e me hapur.

Në një analizë të qendrës serbe të çeshtjeve ndërkombëtare dhe të sigurisë, ISAC, publikohen rezultatet e një studimi mbi përplasjet e politikës së jashtme të Serbisë me politikën e jashtme të BE dhe konkretizohet me disa të dhëna. Nëse në vitin 2015 Serbia ka qenë dakord me qendrimet dhe deklaratat e BE në fushën e politikës së jashtme në masën 73 përqind, në vitin 2016 kjo shifër ra në 66 përqind dhe në vitin 2017 në 46 përqind. Kjo kurbë në rënie shpreh tendencën dhe thelbin e politikës së jashtme të Serbisë për të mos u pajtuar me politikën e jashtme të BE, ndryshe nga çfarë rezulton në këtë studim për shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi, dy shtete kandidate, të cilët e kanë 100 përqind masën e përputhjes me qendrimet dhe deklaratat e BE në fushën e politikës së jashtme.

Studimi evidenton se Serbia nuk ka qenë dakord dhe ka kundërshtuar deklaratat dhe rezolutat e BE për Rusinë, për Ukrainën, për luftën në Siri, për krizën në Venezuelë, për Bosnjë-Hercegovinën, për Mianmarin, për Transdniestrin, për Moldavinë, për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, etj. Janë 12 raste të kundërshtimit të Serbisë për deklaratat e BE kundër Rusisë. Gjeografia e mospërputhjes së qendrimeve të politikës së jashtme të Serbisë me ato të BE flet si për gjërësinë, ashtu dhe për thellësinë strategjike të kësaj mospërputhje.

Pozicionimi i Serbisë në anën e gabuar të historisë kontraston me heshtjen e madhe, që BE po mban ndaj këtyre qendrimeve të Beogradit. Zëdhënësit e zhurmshëm të BE kanë mbyllur gojën dhe asnjë kritikë nuk ka ardhur nga Brukseli për sjelljen absurde antieuropiane të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE nga një shtet kandidat, i cili po bën dokumentat për anëtarësim.

Kuptohet se çeshtja nuk qendron vetëm tek rasti i Venezuelës dhe përkrahja e Serbisë për diktatorin Maduro. Çeshtja kryesore shqetësuese në nivel rajonal, europian dhe ndërkombëtar, është toleranca e papërligjur, që BE ka manifestuar rregullisht kundrejt shkeljeve strategjike, që Beogradi u bën interesave të BE në Ballkan dhe në rajonet e tjera të globit.

Ka një heshtje prej mumje të BE ndaj qendrimeve të shumta dhe prej një kohe të gjatë të Serbisë në favor të Rusisë. Serbia nuk i është bashkuar dhe ka kundërshtuar sanksionet e BE ndaj Rusisë, të cilat janë vendosur prej vitit 2014 e vazhdojnë edhe aktualisht, si dënim i agresionit rus në Ukrainë. Serbia nuk e ka dënuar asnjëherë agresionin rus në Ukrainë dhe nuk ka dënuar as aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Rusia dhe as nxitjen e konfliktit të armatosur në Ukrainën Lindore nga Rusia.

Madje presidenti i Serbisë në kohën e aneksimit të Krimesë, Tomislav Nikoliç, e përshëndeti presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Krimesë. Serbia iu kundërvu BE-së edhe në rastin e vendimit të përbashkët europian në marsin e vitit të kaluar për dëbimin e diplomatëve rusë, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes kriminale të shërbimit sekret rus në Britaninë e Madhe, duke përdorur lëndë helmuese luftarake në rastin “Skripal”.

BE ka heshtur edhe kur Serbia u anëtarësua si shtet vëzhgues në asamblenë parlamentare të organizatës ushtarake ruse “CSTO”. Ka heshtur edhe për bisedimet, që Serbia po zhvillon me Moskën për t’u anëtarësuar në organizatën ekonomike të Rusisë të quajtur “Bashkimi Euraziatik”. BE ka heshtur për bazën ushtarake ruse të Nishit në Serbi dhe për bazën e re ajrore ruse në Vojvodinë. Ka heshtur për armatosjen e Serbisë me raketa dhe me armët më të sofistikuara ruse dhe për kërcënimin në rritje të një Serbie militariste ndaj vendeve të BE dhe të NATO-s në Ballkan. Ka heshtur për mercenarët serbë, që mbronin Gadafin në Libi dhe Asadin në Siri. Ka heshtur BE për pjesëmarrjen e shërbimeve sekrete serbe, krahas atyre ruse, në përpjekjet për grusht shteti në Mal të Zi në tetorin e vitit 2016 dhe gjithashtu edhe për implikimin direkt të shërbimit sekret serb në sulmin e dhunshëm në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill të vitit 2017.

Është e pakonceptueshme që BE nuk ka reaguar ndaj fushatës bllokuese diplomatike të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në Interpol, fushatë që është në shkelje flagrante të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, e nënshkruar në Bruksel në 19 prill 2013 me garancinë e BE. BE ka heshtur ndaj fushatës së palejueshme ndërkombëtare të Serbisë për bllokimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Sidomos ka heshtur ndaj fushatës absurde nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar me presione serbe ndaj shteteve të vegjël për çnjohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Kundër kësa fushate kanë protestuar Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, por BE si organizatë nuk është ndjerë.

BE dhe zëdhënësit e saj të zhurmshëm i kanë hapur vetes punë me dhjetra deklarata kundër taksës, që vendosi qeveria e Kosovës për mallrat serbe. Është një reagim disproporcional, të cilin kur e krahason me gjithë rastet e panumurta të heshtjeve ndaj sfidave serbe ndaj BE, nuk mund të mos shtyjë të vesh në dyshim standartet e dyfishta, që ndjek diplomacia e Brukselit në rajon.

Brukseli nuk e ka përmendur kurrë dhe as ka dënuar faktin që Serbia ka 20 vjet që bllokon dhe ndalon mallrat e Kosovës të hyjnë në Serbi. Një qendrim i drejtë dhe i paanshëm diplomatik do të kërkonte që BE të parashtronte edhe heqjen e taksës nga Prishtina, por edhe heqjen e bllokadës nga Beogradi. Atë, që nuk e bën Brukseli, e bëri ambasadori i Gjermanisë në OKB, Kristof Heusgen, i cili në forumin më të lartë diplomatik botëror, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB në 7 shkurt 2019, e balancoi kërkesën për heqjen e taksës nga Kosova me kërkesën e heqjes së bllokadës serbe për produktet kosovare, dhe e dënoi duke e quajtur si nje masë që është kundër vetë nismës serbe për zonë të tregtisë së lirë në Ballkan.

Në Këshillin e Sigurimit, ambasadori i Gjermanisë bëri atë, që nuk e ka bërë Brukseli, duke dënuar veprimet e Serbisë dhe të ministrit të saj të jashtëm, që udhëton në shtete të vegjël ekzotike për çnjohjen e Kosovës, akt të cilin ambasadori e cilësoi se Serbia po qëllon në këmbët e saj me këto veprime.

Aq afër kufijve të skandalozes është heshtja e BE ndaj veprimeve dhe qendrimeve antieuropiane të Serbisë, sa që në qarqet diplomatike europiane gjithnjë e më dëndur po qarkullon pyetja “kë përfaqëson Mogherini?”. Sepse shtetet kryesore të BE janë shprehur vazhdimisht dhe qartë kundër qendrimeve të Serbisë, të cilat nuk janë në përputhje me politikën e jashtme dhe me interesat strategjike të BE. Dhe ndërsa shteti më i rëndësishëm i BE, Gjermania, nëpërmjet ambasadorit të saj në Serbi, paralajmëroi këto ditë publikisht Beogradin se pa harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në Serbia nuk mund të hapë kapitullin e politikës së jashtme në bisedimet e pranimit, Brukseli nuk pipëtin.

Për konsum diplomatik vazhdimisht përmendet në Bruksel se BE e ndjek këtë taktikë të heshtjes ndaj çdo veprimi të Serbisë jashtë linjës europiane me qëllimin e marrjes me të mirë të Beogradit, që ta pengojë atë të shkojë tek Rusia. Është një argument naiv, të cilin e ka përgënjeshtruar në çdo rast sjellja gjithnjë e më filoruse e Beogradit. Ka ekspertë, të cilët e interpretojne heshtjen e BE ndaj qendrimeve sfiduese të Serbisë edhe si një rezultat i ndikimit të Moskës në strukturat e brendshme të BE dhe të diplomacisë së BE, sepse heshtja europiane ndihmon rrugën e Serbisë drejt aleancës me Rusinë.

Përvoja shumëvjeçare tregon se BE nuk ka fituar gjë me kursin e saj politik të indulgjencave të pamerituara ndaj Serbisë. Ka ndodhur e kundërta dhe laku rus ka ardhur duke u shtërnguar rreth qafës së Serbisë. Aleanca me Rusinë e ka trimëruar Serbinë për sfidat e qendrimeve kundër BE dhe arroganca serbe shkon deri në atë pikë sa sillet sikur BE ka nevojë për Serbinë dhe jo Serbia për BE.

Në këtë klimë të papranueshme të sfidës së Serbisë ndaj politikës së jashtme dhe qendrimeve ndërkombëtare të BE do të duhej një aktivizim më i madh i diplomacisë së Shqipërisë si shtet kandidat i BE, por edhe i diplomacisë së Kosovës, për të ngritur zërin në Bruksel, në rajon e kudo, se nuk duhet heshtur ndaj së keqes, që vjen nga Beogradi. Rreshtimi i Serbisë në anën e gabuar të historisë dëmton gjithë rajonin. Të përkëdhelësh protagonistët e së keqes historike në Ballkan do të thotë të inkurajosh qendrimin në anën e gabuar të historisë.

Kujtesa diplomatike dhe historike e BE duhet të jetë ndaj Serbisë po aq e fuqishme sa ç’mbahet e gjallë ajo kujtesë për politikat, që shkaktuan holokaustin dhe kampet e perqëndrimit në luftën e dytë botërore. Kështu do të qetësohet dhe do të integrohet realisht Ballkani, duke qenë i tëri në anën e drejtë të historisë.

*****

Rubrikën e Shaban Muratit për çështjet e rajonit mund ta lexoni çdo javë në DITA

Share This Article
16 Comments
  • Prape ky gjiriz anadolli, shperthyer nga halete me grope te Enver Hoxhes me gen antiperendimor dhe i ´´demokracise se shpelles vicidolase´´vazhdon te rrjedhe prej disa kohesh i pa trazuar ne kete gazete.

    • Ti zonja Vasiliqi po kèrkon tè trazosh njè dipllomat, njè ekspert tè madh tè çèshtjeve dipllomatike pèr tè cilèn Shqipèria dhe Kosova kanè shumè nevojè. Gjiriz mund tè quash veten tènde dhe anadollake e ngjisur me sllavizèm barbarè. Analiza èshtè e pèrkryer, ndaj ty dhe minjve si ti nuk ka se si t’ju pèlqejè. Mbi tè gjitha Autori dhe tè gjithè shqipètarèt qè duan dhe luftojnè pèr Atdheun e tyre, nuk ju hyn nè punè opinjoni yt dhe satème. Jam i ndèrgjegjshèm pèr kohèn e humbur time kushtuar ty , por duke qènè se mediatori ‘flè’ dhe zhgaravinat e tua mbeten nè krye tè opinjoneve gjè e cila lehtèsisht mè sikletosin bolet ! Vafshè nè tè Saliut !

    • Vasili mu, merr edhe qirje Hamzaqis, pellazgjikosin, flm, e te tjere palikarris-vrromaris qe dalin e shkruajne ne gazetat shqiptare dhe bashke me komandar Janullen krijoni taborin e andarteve te Halenizmoit, sepse keshtu si jini, koqe, koqe, te tille keni per te mbetur.

    • Vasili ne te sateme qofte! Ne po e lexojme me vemendje analistin me te mire qe ka Shqiperia sot, ti ne leshon kete mut koment tendin. Nuk e ke vendin ketu per koment. Shkruaj ne gazetat greke, sperme qe nuk di se nga ke dale. Bajge!

    • Po Tiranës pse?
      Tirana mund të kritikohet, fort bilé, për politikë servile, jo pragmatiste, dhe jo për antieuropianizëm.
      Ne bxituam, me vrap, ti bënim “BLLOKADË” Rusisë, sapo Eropa dha sinjalin.
      A thua e dërmuam Rusinë!
      Pasojat i kemi ndier nga kundërveprimi i saj.
      Po kështu me Iranin, Venezuelën e më tutje.
      Çfarë fituam?
      Përçmimin europian, si një “republikë banabesh”.

  • Analize ndricuese dhe shume e domosdoshme
    Dita ka dyanaliste te standarteve te larta per ceshtjet e reajonit dhe ato nderkombetare
    Shaban Murati dhe Janush Bugajski.
    Personalisht me pelqen z.Murati

  • Je lodhur kot o Shaban. Serbia eshte shtet i forte qe mbron politikat e saj sovrane dhe shoviniste. Ajo syte i ka nga Brukseli, por zemren e ka nga Kremlini. Keshtu ka bere ajo gjate gjithe historise. Serbia beri gjithe ato luftra ne Ballkan dhe sot ajo eshte shume perpara Shqiperise dhe Kosoves ne rrugen drejt BE-se! Serbia e ka kuptuar se hyrja ne BE eshte nje rruge e gjate, prandaj nuk nxitohet ta rreshtoje veten me Brukselin. Dhe BE-ja e ka humbur autoritetin dhe reputacionin qe ka pasur, prandaj Serbia nuk e rruan shume. Duhet kuptuar se Brukseli i jep shume me teper rendesi anetaresimit te Serbise ne gjirin e saj, sesa anetaresimit te Kosoves dhe Shqiperise. Per nga kultura, historia, mentaliteti, Serbia ngjason me BE-ne. Nuk mund te thuhet e njeta gje per Shqiperine dhe Kosoven. Ka tjeter reputacion ne Bruksel Beogradi, se Tirana dhe Prishtina. Fatkeqesisht. Jemi prape vetem Shaban. Vetem! Si para 100 vjetesh.

  • Se pari europa nuk imponohet. Se dyti, per Serbine eshte momenti te falenderoje Maduron per mosnjohjen e Kosoves, pra eshte nje detyrim per dhlyerje borxhi. Nuk kuptoj se cfare ka te beje ketu qendrimi i Tiranes, kur kapitulli eshte mbyllur.

  • Tirana ska pse te tregohet agresive mjafton ti pergjigjet serbise me te njejten monedhe
    Serbia mban te bllokuar interneksionin e larte shqiperi-kosove prej shume vitesh
    Humbjet 80 milion € ne vit per ne dhe kosoven pra si po e lufton rama kete bllokade te serbise?
    Duhet te vihen taksa ashtu si ne kosove
    Visilika (komenti i pare) qe nuk mbron interesin e vet pra te shqiperise ose buken e ha te armiku ose eshte mazokist dhe eshte aq i kenaqur me nivelin e jeteses ne shqiperi sa qe eshte i gatshem ti jape para nga xhepi serbise

  • Problemi eshte se nuk kemi me politikane qe te thone te verteten ne sy ne parlamentin europian jemi trasformuar si njerez politikaneve tane nuk i intereson e verteta ata kenaqen me pak mjafton qe te marin pjese ne samitet, e aktivitetet europiane dhe jane te lumtur nuk kan me nderje nuk kane me njerzim jane shenderruar ne nje klup njerzish qe mendojne vetem per veten e vet nuk e dine me cdo te thote bese nuk e di ne cdo te thote te jesh shqiptar i kane harruar cdo gje vetem ne emer te fames e karrikes shpresojme ke gjenerata e re se keta qe jane tashi jane gjithcka po shqiptare nuk jane e kane mendjen vetem kush vjedh me shume e kush shane me shume njeri tjetrin, me gjithe problemet qe ka populli shqipetare keta bythqira bejne gara kush e ka me te madh ne gjithe historine ma kane copetu si komb dhe ne qofte se vazhdojme duke pare karet tona do na e fusin prape nje gje do i dhoja ketyre politikaneve nuk na rruhet kari ke ronaldo, as ke ata qe kane qene ne qeveri dhe duke qeshur shiten detin greqise.
    Ne politike na duhen shqiptare te vertete.

  • Problemi eshte se nuk kemi me politikane qe te thone te verteten ne sy ne parlamentin europian jemi trasformuar si njerez politikaneve tane nuk i intereson e verteta ata kenaqen me pak mjafton qe te marin pjese ne samitet, e aktivitetet europiane dhe jane te lumtur nuk kan me nderje nuk kane me njerzim jane shenderruar ne nje klup njerzish qe mendojne vetem per veten e vet nuk e dine me cdo te thote bese nuk e di ne cdo te thote te jesh shqiptar i kane harruar cdo gje vetem ne emer te fames e karrikes shpresojme ke gjenerata e re se keta qe jane tashi jane gjithcka po shqiptare nuk jane e kane mendjen vetem kush vjedh me shume e kush shane me shume njeri tjetrin, me gjithe problemet qe ka populli shqipetare keta bythqira bejne gara kush e ka me te madh ne gjithe historine na kane copetu si komb dhe ne qofte se vazhdojme duke pare karet tona do na e fusin prape nje gje do i dhoja ketyre politikaneve nuk na rruhet kari ke ronaldo, as ke ata qe kane qene ne qeveri dhe duke qeshur shiten detin greqise.
    Ne politike na duhen shqiptare te vertete.

    • Shume sakte Elvis. Tirana zyrtare jo vetem qe nuk thote te verteten para EU, poras para popullit shqiptar.
      Sot qe e lexova kete shkrim mora vesh qe Serbia e paska te ndaluar hyrjen e mallrave nga Kosova.
      Ky eshte fundi i te gjitha perpjekjeve per te hequr taksen serbe.
      Kete Ramuti nuk ja kerkoi asnjehere Serbise, bile dhe me keq asnjehere nuk i kerkoi ndalimin e aktivitetit diplomatik per mosnjohjen e Kosoves.
      Keto jane kushtet e BE qe Ramuti as qe e ka marre mundimin ti ngreje si pretendime, perkundrazi beri te pamunduren per te hequr taksen serbe. Bashke me ate bytheqirin Arben Ahmetaj.. Dhe ne bashkepunim me Hashim Thacin dhe Bexhet Pacollin qe eshte spiun i kgb

  • Fotoja ne krye sa 1000 fjale. Titulli i gjetur mire. Vetem rrjeshti i pare me zhgenjeu : “Nuk dihet kush ja ka mbyllur gojen BE…”
    Kryeministri serb i qete dhe krenar per ate qe i rri si mik kurdohere prane, Rusia! Perkrah tij nje morracake qesharake qe e kane ngarkuar te kryesoje politiken e jashtme te BE! Nje perfaqesuese tipike e politikes miope e bythperdredhur e atij qe quajne akoma Bashkimi Europian. Ca leshko e ca budallaqe qe grijne sallate me ca fraza bajate por qe kane ne mendje vetem nje gje : Zgjedhjet e Majit ne PE! Jane pra dhe dy muaj neper ekrane duke bere papagallin. Do qerohen nga votat e europianeve. Eshte pikerisht kjo kaste politikanesh matufe e budallacka qe dhjesin gjak nga Rusia dhe perdridhen si kurva para serbeve. Ky eshte pra shkaku i gojmbylljes se ketyre papagajve

  • Serbia ne anen e gabuar te “historise”?
    Po Amerika krijoi Israelin,ka marredhenie me Arabine Saudite,futi Turqine ne Nato qe eshte pushtuese,barbare,njesoj si Milloshevici apo Sllavet ne Balkan.
    Krijoi nje State islamik ne shumice qe quhet Al-bani,mbeshtet vetem interesat dhe as qe I behet vone per te “drejtat demokratike dhe njerezore”.
    Politika dhe propaganda eshte si droga,por shumica e njerezve nuk e kupton.
    Cdo te thote qe jam myslimane une,apo katolike me emra te atyre Feve,me festat e atyre Feve,me urrejtjen per Fete e tjera (ndryshe nuk eshte Fe dhe Besim” kur Atdheu qe eshte me I Shtrenjti (sipas historise) i Al-banistanit ka qene Orthodhoks per 1100 vjet.
    E “kuptoni” ju cdo te thote nje Perandori Greke Orthodhokse per 1000 e Nje Qind vjet me institucione Greke,Kishat Greke,Gjuha Greke?
    Ketu ju ankoheni qe neper tragete femijte e Shqipetareve te lindur ne Al-bani nuk flasin shqip,jo me 1000 e Nje qind vite.
    Do tru vellezer te kuptoni qe pushtimet historikisht realizohen me dhune,me vrasje,perdhunime,prerje kokash,pengjesh.
    Dhe keta fashiste dhe islamike u mbeti Greku,Greku,Greku ne “goje” kur ne cdo germadhe Arxeo llogjike jane Greke!
    Do thote dikush qe jane edhe Romake.
    Mirepo historia e thote shume qarte qe Eneas nga Troas,gruaja e Hektoras me emer Safi Greke Andrò mahi kaluan nga Buthrotos dhe shkuan ne Rome.Keto sipas Omiros qe eshte ligj I pakundershtuar.
    Tani pse ju dhe “demokratet” Evropiane e quani Homer,gruaja e Hektoras Andromaka,Kostandinopoja,Sarenden,Apollonine etj ndryshe,tregon qe nuk ju pelqen e verteta,thjesht dogmatik dhe Idhiotas.

    • Pellazgos, perse je kaq I sigurte qe ti je grek?! Ne vitin 1821 kur Greqia fitoi pavarsine me ndihmen e shqiptareve, u diskutua se cila gjuhe do te ishte zyrtare, shqipja apo greqishtja. Fitoi gjuha greke me nje vote me shume. E kupton o malaka qe nuk e ke te sigurte qe je grek. Meqe shkruan shqip, mundesine e ke qe ke ardhur ne kete planet nga nje sperme shqiptare dhe jo greke. Shkruan si nje spermatozoid I hutuar qe verdalloset si pordha neper breke. Gamisu tutje me ato lajthitjet e tua skizofrenike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *